AKADEMIA PËRKUJTIMORE “EPOPEJA E RAHOVECIT” “Sot jam i - TopicsExpress



          

AKADEMIA PËRKUJTIMORE “EPOPEJA E RAHOVECIT” “Sot jam i nderuar që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke u bazuar në nenin 84, pika 28 e Kushtetutës së Kosovës, të nenit 6 të ligjit për dhënien e dekoratave nga presidenti i Kosovës, të nenit 3, 4, 5 të Rregullores mbi dekoratat, urdhrat dhe titujt e nderit dhe procedurës së dhënies së tyre të prezantoj dhe të jap vendimet për shpalljen Hero të Kosovës për; Mensyr Zymberaj, Bedrush Gashi, Sheh Mujedin Jonuz Shehu, Xhelal Bajram Hajda, Selajdin Mullaabazi”, ka thënë kryeministri i Kosovës z Hashim Thaçi, i cili më pas, përfaqësuesve të familjeve të këtyre dëshmorëve u ka shpërndarë vendimet për heronjtë e Rahovecit. Këtë akademi e nderuan personalitete të shumta nga jeta politike, akademike, klerikë fetar, kategoritë e dala nga lufta, e qytetarë të shumtë të cilët bashkërishtë ju gëzuan shpalljes Hero të këtyre figurave të shquara të kombit shqiptar.
Posted on: Sat, 20 Jul 2013 22:15:57 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015