AKREPI (23 tetor – 21 nëntor) Akrepi është - TopicsExpress



          

AKREPI (23 tetor – 21 nëntor) Akrepi është shenjë e tetë e zodiakut, simboli i të cilit është një m që përfundon me një shigjetë, është shenjë e ujit, femërore, fikse dhe negative që drejtohet nga planetet Mars dhe Pluton. Është një një shenjë shumë sekrete dhe misterioze, është simbol i formave sekrete të njeriut. Pikërisht tek Akrepi ka vend konflikti ndërmjet pasionit dhe arsyes dhe personalitetit do të jetë gjithmonë shumë i vështirë për tu interpretuar.Karakteristika të përgjithshme Të lindurit e shenjës së Akrepit (si femra dhe meshkuj) janë imagjinarë, kuriozë, tërheqës, të vendosur, intuitivë, pasionantë dhe kurajozë. Meqë janë kuriozë dhe hetues të lindur atë i shkojnë në fund problemit dhe duan t’i mësojnë gjërat gjër në hollësinë më të vogël. Në këtë aspekt intuita i ndihmon shumë. Akrepët janë gjithashtu plot vullnet, emocionalë, të sjellshëm, të këndshëm, të veçantë dhe emotivë. Të lindurit në këtë shenjë kanë simbol Akrepin dhe jo më kot ata pëlqejnë më mirë të vrasin veten sesa të vriten. Akrepët e kanë nën kontroll fatin e tyre dhe kanë aftësi të mëdha rigjeneruese. Pra tamam si Akrepi, kur humb bishtin lind një të ri. Janë kokëfortë për të arritur suksesin. Të lindurit e Akrepit janë të durueshëm, kanë ndjenjën e bisnesit, u pëlqen luksi dhe janë kursimtarë. Janë xhelozë në dashuri dhe dyshues, tiranik, agresiv, dinak, tinzar dhe në përgjithësi janë krenarë. Harrojnë shpesh premtimet dhe takimet dhe u zënë shumë vend lajkat. I ruajnë shumë mië sekretet e tyre, prandaj mos u bëni shumë pyetje se s’keni për të nxjerrë gjë. Kur çiftohen dy planetet Marsi dhe Plutoni iu japin shumë energji Akrepit dhe e bëjnë atë shumë hakmarrës dhe ekstremist dhe në dashuri. Akrepët janë radarë të vërtetë dhe kur dikush ju zë rrugën bëhen nevrikë dhe të rrezikshëm. Janë sypatrembur dhe për ta një humbje sot është thjeshtë një fitore nesër. Njerëzit e lindur nën Akrepin janë shpesh të heshtur, të rezervuar, por fshehin pas një karakter të mbyllur, një shpirt ironik e therës (thumbues) që shfaqet në momentet më të rëndësishme. Janë vullnetfortë dhe kanë aftësi për të treguar diplomacinë, shijen për misterin dhe tendencën për të gërmuar në gjërat dhe situatat. Janë emocionalë poër kurrë nuk i tregojnë emocionet e tyre, i fshehin ato nën koracë. Janë shumë hakmarrës dhe brutal me ata që i zemërojnë dhe i mashtrojnë. Të miturat e kësaj shenje bëhen amvisa të mira kur rriten por shpesh bëhen edhe qaramane që kanë zakon të ankohen gjithnjë. Në familje shkaktojnë ndonjë grindje nga sjelljet e ashpra. Janë profesionistë të përkryer dhe vënë vazhdimisht në provë veten e tyre dhe personat që i rrethojnë. Pleqtë e kësaj shenje nuk kanë influencë prandaj duhet ti lemë të veprojnë vetë sepse kështu dëshirojnë të ndihen të lirë. “Thëngjilli i mbuluar, djeg e përvëluar” kjo është motoja e Akrepit. Akrepët kanë një shpirt të thellë si oqeani dhe vetëm shumë pak të privilegjuar mund ta njohin atë. Akrepët kanë dëshirë të njihen me njerëz të veçantë të shkathët dhe të bukur. Gjithashtu Akrepët janë njerëz të papajtueshëm dhe nuk ta lënë dalë kollaj, inatçorë dhe të fshehtë, sadomazokist. Shpesh janë besnik, dinjitozë dhe zbavitës në rolin e drejtuesit (shefit). Fatmirësisht arsyetimet e tyre të thella janë temperuar me fantazi dhe intuitë dhe këto dhunti bashkë në një sens autokritik i bëjnë të analizojnë mirë veten. Nga të gjitha shenjat ata kanë mundësi të bëhen gjenij. Shpesh kanë sy depërtues dhe kjo i bën njerëzit që të rrinë me ta dyshues dhe të pambrojtur. Janë shumë të shoqërueshëm dhe shpesh edhe të ndjeshëm. Një anë natyrës negative të tyre është se eleminojnë miqtë për të cilët s’kanë nevojë. Shpesh në dashuri mund të zgjedhin tipa të papërshtatshëm dhe mund të përfundojnë në një dashuri tragjike. Pëlqejnë: të vërtetën, të bindin të tjerët, çështjet e drejta dhe të jenë në ngjarje. Urrejnë: cektësinë, të tallen nga të tjerët, një punë pa kuptim, lajkat, lidhjet e cekëta.
Posted on: Wed, 20 Nov 2013 10:31:54 +0000

Trending Topics



le="margin-left:0px; min-height:30px;"> 1 Crônicas 25 - 1. E DAVI, juntamente com os capitães do
Zat yang diperlukan ketika hamil!!! ASID FOLIK Asid folic
Quando uma misteriosa mulher chamada Katie (Julianne Hough) se

Come on out Midwest! Your vagabond sisters are back! Tonight we

Recently Viewed Topics




© 2015