AKTUALITET Deputetët e PD hedhin në Kuvend para me fytyrën e - TopicsExpress



          

AKTUALITET Deputetët e PD hedhin në Kuvend para me fytyrën e Ramës: Bleu me para të pista votën e korçarëve 07-11-2013 / Gazeta 55 Deputetët e PD hedhin në Kuvend para me fytyrën e Ramës: Bleu me para të pista votën e korçarëve Në shenjë proteste për blerjen e votave në zgjedhjet për kryebashkiakun e Korçës Projekt-ligji për shkurtimin e shpenzimeve të zyrtarëve të lartë është dominuar nga akuzat e demokratëve për manipulimin e zgjedhjeve të Korçës. Projekt-ligji sipas tyre është akt hipokrizie i pushtetarëve që blenë votat e korcarëve njësoj si në gjithë Shqipërinë më 23 qershor. Deputetët e PD-së kanë hedhur në Kuvend para me fytyrën e Edi Ramës, në shenjë proteste për blerjen e votave në zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë së Korçës. Po sot para nisjes së seancës së plenare disa të rinj kanë protestuar para Kuvendit të Shqipërisë duke hedhur kartëmonedha false ku është stampuar fytyra e kryeministrit Edi Rama. Në shenjë proteste për imazhet e shfaqur në një emision investigativ ku shfaqeshin studentë që merrnin 20 mijë lekë të vjetra ditën e zgjedhjeve lokale në qytetin e Korcës, të rinj janë mbledhur sot para oborrit të Kuvendit dhe u kanë ofruar para deputetëve socialistë që po hynin në sallën e parlamentit. Paloka: Korça vërteton akuzat e PD-së për blerjen e votave të 23 qershorit Kreu i grupit demokrat Edi Paloka akuzoi maxhorancën për presion ndaj qytetarëve të Korçës, për tu marrë atyre votat për kryetarin e Bashkisë. Sipas Palokës, ajo që ndodhi në Korçë vërteton akuzat e PD-së për blerjen e votave të 23 qershorit. “E kemi denoncuar fenomenin ne 23 qershor dhe kjo u vërtetua nga pamjet e transmetuara në televizion. Një skemë që dilte po aq e qartë se kishte funksionuar në të njëjtën mënyrë edhe në zgjedhjet e 23 qershorit”- tha Paloka. Më tej ai shtoi se në vazhdën e akteve të paturpshme të saj, qeveria na ka sjellë këtu një projektligj me të cilin shpreson të vazhdojë të mashtrojë shqiptarët. “Një projektligj me anë të të cilit kërkon t’ju tregojë shqiptarëve se sa shumë po sakrifikojnë këta zotërinj për qytetarët e këtij vendi. E këtë e bëjnë pasi nuk ka mbetur shqiptar pa pare si këta zotërinj, me paratë e vjedhura shqiptarëve. Vetëm pak ditë më parë, ju blenë votën dhe dinjitetin mijëra qytetarëve në Korçë. Kur Rama ndërmori aktin normativ i cili shkatërronte konsensusin politik dhe poshtëronte Parlamentin, ne deklaruam se nuk kishte akt më të rëndë kundër parlamentarizmit në Shqipëri. Por, Rama na kishte paralajmëruar ( dhe ne e dinim në fakt ), “Se nuk kishim parë asgjë akoma”. E pamë këtë të diel në Korçë”- deklaroi Paloka. Rama: Faktojeni me rrugë ligjore, nëse ka shkelje në Korçë Nga foltorja e Kuvendit Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje opozitës që të ndjekë të gjitha rrugët ligjor për të vërtetuar nëse ka shkelje me votat në Korcë. “Çdo gjë që ka lidhje me votën nuk është as e diskutueshme dhe as e negociueshme dhe ju keni të drejtën e zotit që ju ta vërtetoni nëpërmjet drejtësisë. Ankimoni gjithë zgjedhjet e 23 qershorit madje bën dhe ironi banale për pagesat e transportit për ata të rinj që vunë fytyrën e tyre dhe zërin e tyre tërësisht në dispozicion të prokurorisë. Unë e kam thënë dhe më parë dhe e prësëris këtu sot. Cdo gjë, që ka lidhje me votën për mua vetë dhe për të gjithë këtu kemi luftuar shumë kemi sakrifikuar jo pak, kemi humbur dhe njerëz. Nuk është as e diskutueshme as e negociueshme dhe keni gjithë të drejtën e Zotit që interpretimin tuaj ta verifikoni në të gjitha rrugët që ju i konsideroni të drejta dhe që kushtetuta ia njeh, jo një opozite të tërë, por dhe një individi të vetëm që të kërkojë të drejtën e tij. Në këtë pikë jam 100% me ju dhe jam shumë krenar se përsëri ne bëjmë një dallim shumë të qartë. Ne jemi të hapur për cfarëdolloj rruge që duhet të ndërmerrni për rtë bërë faktimin e interpretimit tuaj. Dhe me këtë rast unë ju komplimentoj për respektin e pakushtëzuar që shprehni dhe për emisionin e Fiks Fare”. Standardi i socialistëve, Niko Peleshi e quan model blerjen e votave Zv/kryeministri Niko Peleshi theksoi se në procesin elektoral të Korcës, të majtë dhe të djathtë i dhuruan Shqipërisë një proces elektoral model. “Të majtë apo të djathtë i kanë dhuruar Shqipërisë një proces model elektoral, zgjedhjet e Korcës kanë qenë më të mirat në një Shqipëri europiane dhe qytetare, larg presionit të vendit të punës, larg frikës. Shqipëria bëri zgjedhje të qeta dhe europiane dhe kjo nuk është vetëm një gjë e mirë për ne, por edhe për ju se ky është një standard nga i cili do fitojë Shqipëria europiane. Ishte një rezultat vërtet i thellë 76% e qytetarëve votuan për kandidatin tonë, për ne 76% të votave të korcarëve, nuk ishin një triumf vetëm për ne”. Topalli: Rama, kryeministri i 2 mijë lekëshit Deputetja e PD, Jozefina Topalli cështjen e votave në zgjedhjet për Bashkinë e Korcës e cilësoi një alarm për demokracinë. Ajo solli në vëmendje dje situatën me kryebashkiakun e Vlorës duke akuzuar Ramën lidhur me këtë. “Ky të dashur miq është alarm për demokracinë, kur zgërdhihet dhe kryeministri të dashur shqiptarë bëhuni gati. E vërteta është se kjo që pamë dëshmon qartë që kemi aty një kryeministër të 2 mijëlekshave. Këtij nuk i qesh më buza ndonjëherë, ky zgërdhihet, ky ka frikë. Ky nuk punon, por bën shoë. Pak ditë më parë pashë sesi i tha kryebashkakut të Vlorës që do të rri afër si mik, por do të të fus në burg. Dhe në Vlorë do kemi së shpejti zgjedhje të reja lokale. Por ja ku po ua them se shqiptarët nuk mund t’i bleni të gjithë, por nuk e zhbën dot që t’i do mbetesh në histori si kryeministri i 2 mijëlekshit. Bregu: Blerja e votës nga socialistët, dhunim, përdhunim, fashizëm, komunizëm, krim, tirani! Blerjen e votës në zgjehdjet e së dielës në Korçë nga socialistët deputetja demokrate Majlinda Bregu e ka cilësuar dhunim, fashizëm, komunizëm, krim dhe tirani. “Projektligji qe diskutojme sot ka ne thelb nje parim shume te rendesishem me te cilin cdo qeveri do t’i pelqente te matej. Shkurtimin e shpenzimeve per makina, dieta, karburant. Pra ne fund te tekstit propozim simbolik, ‘Thanas shtrengo rripin’, duhet te kete me shume para per te mbuluar e ofruar sherbime per qytetaret. Sigurisht qe ne nuk duam qe qeveria te mos beje punen e “te rilinde” vendin se s’ka mundesi te paguaje dieta nepunesish e sherbime makinash. Sigurisht qe gjithashtu mendoj se deputetet qe te bejne punen dhe te qendrojne me afer elektoratit kane nevoje per sherbime cilesore dhe jo per demonizim te perfitimeve qe vijne nga statusi i deputetit, sherbime te cilat duhet te shkojne ne te mire te perbushjes te misionit te deputetit. Keshtu e kam kuptuar une kete projektligj. Me ndjeni nese e kam kuptuar gabim dhe qellimi i qeverise eshte tjeter”.
Posted on: Thu, 07 Nov 2013 17:14:53 +0000

Trending Topics



iv class="sttext" style="margin-left:0px; min-height:30px;"> Childhood amnesia is common. Excerpt extracted from the article:
RIFLESSIONE: Un genitore "amorevole" sostiene il figlio, lo porta
Black-Eyed Pea Salsa Ingredients 2 tablespoons fresh lime
height:30px;">
Thank you for your patience on the delay in getting the Lilly
Endure Persecution with Joy for the Name & Cause of Jesus All

Recently Viewed Topics




© 2015