ALBtelecom dhe Eagle festojnë me fëmijët Në ditën e - TopicsExpress



          

ALBtelecom dhe Eagle festojnë me fëmijët Në ditën e fëmijëve më 1 qershor ALBtelecom dhe Eagle janë gjendur pranë fëmijëve duke u ofruar atyre mënyra të larmishme argëtimi. Departamenti i Eventeve, pranë MarCom, në këtë ditë ka menduar për fëmijët një mënyrë origjinale argëtimi për fëmijët. Në Sheshin “Vëllezërit Frashërti”, përpara Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës (Piramida) është improvizuar një skenë pikture ku fëmijët që dëshironin mund të ngjryosnin apo pikturonin sipas dëshirës së tyre. Dhjetra fëmijë kanë shkrirë talentin e tyre të ngjyrosjes dhe të pikturës në këto ambiente, ndërkohë që një grup argëtues me klloun, face painting dhe Mickey Mouse I kanë shtuar më shumë ngjyra këtij argëtimi të fëmijëve. Gjatë këtij aktiviteti janë shpërndarë dhurata të ndryshme si t-shirt dhe kapele për pjesëmarrësit e vegjël, si dhe janë qerasur me qershi, kokoshka dhe flokë sheqeri. Ambienti muzikor e ka bërë eventin edhe më tërheqës së bashku me lojërat e ndryshme dhe mini-aktivitetet e përfshira si lojrat e kllounit, pikturat në fytyra të piktores së “face painting” dhe emocionet e fotografitë që dhuroi miu “Mickey Mouse”. Tashmë ALBtelecom dhe Eagle e kanë bërë traditë që çdo 1 Qershor apo festa të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare të fëmijëve në nevojë, apo atyre jetimë, tu rezervojë çaste mjaft të bukura, surpriza të këndshme dhe argëtim pa fund.
Posted on: Thu, 06 Jun 2013 13:18:48 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015