ALEKO GJERGO 20/02/2012 Mes një përzierjeje fiction, histori, - TopicsExpress



          

ALEKO GJERGO 20/02/2012 Mes një përzierjeje fiction, histori, kujtime dhe rrëfime, u vjen lexuesve e trumbetuara me shumë bujë: “Biografia e Enver Hoxhës” nga Fevziu, një libër që, ndonëse pretendon të merret dhe me histori, ka disa gabime të pafalshme historike. Kështu, p.sh., autori shkruan se “partia Balli Kombëtar i Mithat Frashërit u themelua në fund të vitit 1942”, faqja 97. Një fjali e shkurtër për dy gabime kaq të mëdha. Balli Kombëtar u themelua një ditë pas pushtimit fashist, pra më 8 prill 1939 dhe jo si parti, por si organizatë që i kundërpërgjigjej këtij pushtimi. Në organizatën "Balli Kombëtar" merrnin pjesë njerëz me bindje të ndryshme politike, por të bashkuar nën filozofinë e atdhedashurisë (çështjes kombëtare). Ndërsa si parti Midhat Frashëri krijoi “Ballin Kombëtar Demokrat” në Rexhio-Emilia të Italisë më 31 dhjetor 1945. Informacion mjaft i gjetshëm ky, nëse autori do ta kishte kërkuar, së fundi dhe në librin “Historia e Ballit, nga organizatë pluraliste në parti politike.” Ishte kjo organizatë që i dha Shqipërisë dhe shqiptarëve rezistencën e parë antifashiste dhe ky lider, Midhat bej Frashëri, që i dha Shqipërisë idetë e para politike dhe formësoi mendimin politik e kritik në një vend ku shoqëria funksiononte brenda kanunit. Midhat Frashëri ishte i vetmi lider me përmasa kulturore dhe dimension të vërtetë njerëzor (nuk po ndalem këtu në shkollimin e tij, në gjuhët e huaja që ai njihte apo te librat e lexuar, apo që kishte në zotërim) në terrenin e vështirë të kohës. Për staturën e tij politike dhe etike Midhat Frashëri u bë armiku kryesor i Partisë Komuniste dhe personalisht i Enver Hoxhës. Dhe ky lider anashkalohet në librin e Fevziut. Zoti Fevziu e përmend pak Ballin dhe armiqësinë e komunistëve me ballistët dhe akoma më pak Midhatin dhe armiqësinë (fobinë) e Enverit ndaj tij. Në biografinë e tij Fevziu nuk merret me armiqtë e vërtetë të regjimit, me ata që vuajtën vërtetë prej tij, me personalitetet e politikës dhe kulturës shqiptare, me popullin shqiptar, që mbajti mbi supe një kryq tepër të rëndë. Fevziu është marrë me mercenarët e Enverit, me ata që u rreshtuan krah tij, me ata që i shërbyen atij dhe me ata që u eliminuan prej tij. Në libër autori bën një përqasje mes atyre që Enveri i quajti “armiq” dhe që ishin vërtet armiq të regjimit të tij, dhe atyre që Enveri i kishte bashkëpunëtorët e tij dhe i kthehu në armiq dhe i eliminoi si të tillë. Duket sikur autori me mënyrën e tij të rrëfimit do që njerëzit të ndiejnë të njëjtën dhimbje si për viktimat e regjimit, ashtu dhe për xhelatët e tyre, që patën të njëjtin fund. Por sështë e njëjta dhimbje dhe revoltë si për klerin e torturuar e të pushkatuar, ashtu dhe për bllokmenët e pushkatuar nga idealet e veta. Në veprën e tij analisti Fevziu bie në të njëjtat gabime si dhe viktimat e Enverit me të cilat ai është marrë. Të dënuarit e radhës së Enverit e fajësojnë atë për fatkeqësitë e tyre dhe arrijnë deri aty sa Koço Tashko shprehet në burg se e ndien veten fajtor që mori Enverin në mbledhjen e partisë, por vazhdon dhe në burg të festojë festat komuniste. Fevziu me dashje apo pa dashje i bashkohet mendimit të tyre. Për këtë mjafton të lexoni faqen e fundit të librit, ku autori reflekton për fatin e atyre për të cilët ai ka shkruar. Ky mesazh është i rrezikshëm, se nuk e vë gishtin në plagë. Dënohet lideri dhe jo regjimi që e polli këtë lider. Regjimi komunist në të gjitha rastet ka degjeneruar në dhunë. Në të gjitha vendet komuniste liderët e tyre ishin njëlloj të dhunshëm deri në çmenduri. Shokët-viktima të Enverit dhe autori bashkë me ta nuk e bëjnë këtë analizë. Ata janë komodë me regjimin që kanë ngritur dhe nuk ndihen keq për shokët që vetëhumbasin rrugës, se ky nuk është regjimi që njeh ndjenja njerëzore, po kur u vjen radha e tyre, ata fajësojnë Enverin (të cilit nuk i zunë dot vendin) dhe jo pushtetin që kishin ngritur vetë. Lexuesi do të kishte interes dhe nevojë për atë çka Enver Hoxha dhe sistemi i klikës së tij komuniste bënë ndaj kundërshtarëve të këtij sistemi në mënyrë arbitrare, të pazakontë për natyrën njerëzore. "Komunizma është një sëmundje e tmerruar, si tërbimi i qenve dhe i ujqërve, është një kolerë, që nuk shkatërron vetëm trupin, por edhe më tepër akoma, zemrën dhe shpirtin e njeriut", - ka qenë thënia e Mithat Frashërit. Pra, parashikimi se çdo të sillte sistemi i ngritur mbi filozofinë komuniste dihej fare mirë nga kundërshtarët realë të Enver Hoxhës. Kësaj gjëje duhej ti mëshonte në konkluzionet e tij Fevziu, jo thjesht për të vërtetën historike, por vlerat që duhet të përcjellë çdo botim apo libër në shërbim të shoqërisë. Intelektualët shqiptarë të sotëm duhet ti mëshojnë këtij fakti përtej bindjeve të brendshme të tyre për shkak të krijimit të një moduli të qartë shoqëror të sotshëm mbi traditën kombëtare të modulit shoqëror deri sot. Me fjalë të tjera, të përmirësojmë modelin mbështetur tek e shkuara më e mirë e shoqërisë, te vlerat dhe jo te gjërat sekondare, që nuk përbëjnë vlerë, e më keq akoma janë antivlerë. Arkivat sekrete të Enverit, që autori na i paraqit me të dhëna të rralla, nuk na sjellin asgjë të re, që populli shqiptar nuk e dinte. Asnjë dokument ku të tregohet se si e falsifikoi Enveri historinë, se pse i vrau me mijëra njerëz, se si i thuri gjithë ato intriga.
Posted on: Sun, 22 Sep 2013 18:09:29 +0000

Trending Topics



low - 6
Seventh Generation Free & Clear Ultra Bleach Chlorine Free (6x64
I consider myself a breeder of high standards...any one can breed
I so loooooooooooooooooved the Sugarcubes. Barbed, exotic pop and
Good morning from my secret place of prayer! I hope that you sense
Demand and Supply is bull shit Saying that if demand is high or
Maut te neend sab nu khushi hi dindi hai, bcz maut v dukh bhula
Cyber Monday Black Friday Sales Lawyer Wine Bottle Holder DEAL
Please share this post to help spread the word! Plan to attend!!!
Gene Carino, United Defense Manufacturing Corporation, Nick
(Never liked this song growing up, but I get it now. I pray to

Recently Viewed Topics




© 2015