ARMAGEDDONI?! PDF | Print | E-mail alt- Çfarë dini për - TopicsExpress



          

ARMAGEDDONI?! PDF | Print | E-mail alt- Çfarë dini për Armageddonin?! - Ajo është një ngjarje e madhe dhe një luftë shkatërruese... - Ajo është një betejë strategjike e cila është shumë afër... - Ajo është një luftë e aleatëve botëror, të cilën e presin të gjithë banorët e tokës. - Ajo është një luftë politiko-fetare. - Ajo është një betejë e madhe që do të marrin pjesë shumë grupe. (Dragon War – Lufta e Dragonjve) - Ajo është lufta më e madhe dhe më e fortë në histori. - Ajo është fillimi i fundit. - Ajo është një luftë para të cilës do të mbretëroj një paqe e dukshme në të cilën njerëzit do të thonë se mbretëroi paqja. - Ajo është beteja e Armageddonit! Fjala Armageddon është me origjinë hebraike, dhe përbëhet nga dy fjalë: Ar, që do të thotë kodër, dhe Mageddon që është emërtimi i një lugine në Palestinë. 1 Hapësira e betejës shtrihet nga Mageddon në veri deri në Idom ne jug. Distanca në mes këto dy vende është rreth 200 kilometra. Hapësira e betejës në gjerësi do të jetë nga Deti Mesdhe në perëndim dhe deri në kodrën (lartësinë) Muhab në lindje, e cila është rreth 100 kilometra. 2 Analistët ushtarakë besojnë se ky vend ka një pozicion strategjik nga i cili ai i cili ka mundësi ta marrë atë e ka shumë lehtë ti kundërvihet pushtimit të armikut. 3 Fjala Armageddon është e njohur edhe në librat e shenjta të krishterëve dhe çifutëve edhe në literaturat e tyre shkencore, që do ta shpjegojmë më vonë. Nëse i përmendim transmetimet e pasuesve të Librit, të hebrenjve dhe të krishterëve nuk kemi bërë ndonjë bidat, sepse Muhamedi salallahu alejhi ve selem, ka thënë: Transmetoni prej meje qoftë edhe një ajet. Transmetoni nga beni Israilët, sepse në këtë nuk ka asnjë pengesë. 4 Sigurisht që për këtë është kushti për kujdes në marrjen e transmetimeve prej tyre dhe nuk do të pranojmë asgjë, përveç asaj që është në përputhje me mësimet tona. Nëse transmetimet e tyre janë në kundërshtim me burimet tona, atëherë e refuzojmë atë plotësisht. Muhamedi salallahu alejhi ve selem, ka thënë: Kur të ju drejtohen pasuesit e Librit, mos e vërtetoni saktësinë e tyre, e as mos i përgënjeshtroni! 5 Armageddoni ndërmjet muslimanëve dhe pasuesve të Librit Shprehjet e ithtarëve të Librit: l. Në librin e Apokalipsit, 1 6/16, thuhet se, Do të mblidhen shpirtrat e shejtanëve, të gjitha ushtritë botërore në vendin e quajtur Armageddon. Dhjata e Re, f. 388 2. Ne librin Mungesa fetar në politikën amerikane thuhet se 7 presidentë amerikanë kanë besuar në betejën e Armageddonit. 6 3. Ish presidenti amerikan Regani ka thënë: Kjo gjeneratë është gjenerata e cila do ta sheh Armageddonin. 7 4. ...të gjitha do të zhduken për disa vite... Do të ndodhë beteja e madhe me përmasa globale, beteja e Armageddonit, ose më thjeshtë – Mageddonit. 8 5. Xhimi Swaxhzeti thotë: Kisha dëshiruar të mundem të them: Do të arrijmë paqe, por jam i bindur se Armageddoni po vije. Me të vërtetë ai është i pashmangshëm ndërsa do të ndodhë në luginën Mageddon. Mund të nënshkruajnë marrëveshje për paqe, çfarë do që ata duan, por me këtë nuk mund të arrihet asgjë. Do të na vinë ditë të zeza! 9 6. Xhiri Fulvil, lideri i sektit Radikal krishterë thotë: Armageddoni është i vërtet! Kjo është një e vërtetë shumë e komplikuar, por e falënderoj Zotin që kjo do të ndodhë para fundit të botës. 10 7. Skofildi ka thënë: Me të vërtetë krishterët e sinqertë duhet ta përshëndesin këtë ngjarje sepse me këtë fillon beteja finale e Armageddonit në të cilën Jezusi do të ngritët në re, dhe kështu do të jenë shpëtuar dhe nuk do të ndjejnë asnjë vuajtje si ata të cilët gjenden poshtë tyre. 11 8. Xheris Halseli, shkrimtar amerikan, thotë: Ne si krishterë fuqimisht besojmë se historia e njerëzimit do të merr fund me betejën e cila quhet Armageddon. Kjo betejë do të kurorëzohet me kthimin e Jezusit i cili do ti gjykoj të gjithë të gjallët dhe të vdekurit, njësoj. 12 Kjo është vetëm një pjesë e asaj se çka thonë pasuesit e Librave, duke besuar në Armageddonin, dhe bindjet e tyre se kjo do të ndodhë së shpejti. Kush dëshiron që të njoftohet më gjerësisht me mendimet e tyre, le ti kthehet librave të përmendura. Muslimanët dhe Armageddoni! E çuditshme!!! I shohim shumë deklarata të pasuesve të Librit të cilët e konfirmojnë Armageddonin, dhe kjo është e vërtet dhe jo fantazi. Në anën tjetër, ekzistojnë muslimanë të cilët nuk dinë për Armageddonin, as që e dinë kuptimin e këtyre fjalëve! Me këtë ne nuk e kemi për qëllim kuptimin gjuhësor të fjalëve, por çfarë ajo prezenton dhe në çfarë na drejton, dhe ajo do të thotë shumë, shumë. Disa shkrimtarë muslimanë kanë shkruar artikuj të veçant në lidhje me këtë temë të cilat janë të bazuara në analiza të mendimit dhe ngjarjeve historike dhe realitetit të vërtetë politik. Ata arritën në përfundim atë që vijon më poshtë: - Se kjo do të jetë betejë vendimtare dhe se është shumë afër dhe se kanë filluar përgatitjet për realizimin e saj; - Se ajo do të jetë një luftë bërthamore me përmasa të gjera botërore, nga pikëvështrimi i rëndësisë së madhe strategjike; - Se çifutët do të mposhten plotësisht në këtë betejë. Në këto deklarata themi: Ne jemi dakord me atë që është thënë! Pra, beteja e Armageddonit është e vërtete dhe ndodhia e saj është shumë afër, edhe pse ka disa mosmarrëveshje në lidhje me detajet e betejës, dhe rezultatet e saj. Me siguri se ajo do të jetë një luftë e aleatëve botëror, muslimanëve dhe krishterëve (Evropës dhe Amerikës) kundër tjetrës anë e cila është e panjohur për ne tani, dhe për të cilën Muhamedi, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: Armik prej tyre... Pala tjetër, duke e shikuar situatën e tanishme, nuk mund të jetë askush tjetër përveç bllokut komunisto- lindor, apo shiitët. Kushdo që është, fitorja do të jetë në anën tonë. Sa u përket hebrenjve, ne nuk kemi asnjë informacion në lidhje me atë se çfarë do të jetë roli i tyre në këtë luftë, por është e sigurt se ata do të ndezin flakën e betejës në të cilën do të pësojnë dy e treta e hebrenjve, ashtu siç pretendojnë pasuesit e Librit. 13 Pjesa e mbetur e një të tretës do të vdesin në luftë kundër muslimanëve, gjatë kohës së Mehdiut, kjo pasi Isa alejhi selam, do ta vret Dexhallin. Muhamedi salallahu alejhi ve selem, thotë në hadith i cili flet për këtë betejë, dhe thotë: Ju do të arrini marrëveshje me bizantinët, kështu që edhe ju edhe ata do të luftoni së bashku kundër një armiku të përbashkët. Do të fitoni dhe do të merrni plaçkë të luftës, dhe pastaj do të vini deri tek një breg ku një nga bizantinët do ta ngrit kryqin duke thënë: Fitoi kryqi! Pastaj do të ngrihet një musliman, dhe do ta vrasë atë. Do të shfaqet tradhtia e Bizantinëve, dhe do të vijë deri tek lufta e përgjakshme. Ata për shkak tuajin do të mblidhen nën 80 flamuj, dhe nën secilën (flamur) do të jenë 12 000 (ushtarë). 14 Nga teksti i hadithit të mësipërm shihet qartë se do të jenë dy lufta. E para është lufta botërore e Armageddonit për të cilën kanë dëgjuar të gjithë dhe të cilën e presin të gjithë, dhe e dyta është Beteja e Përgjakshme, ose, sipas disa transmetimeve, Beteja e Madhe e Përgjakshme për të cilën shumë pak ka njohuri. Kjo është lufta në mes nesh dhe bizantinëve (Evropës dhe Amerikës), e cila do të ndodh menjëherë pas Armageddonit, dhe arsyeja është tradhtia e bizantinëve. Do të thotë Armageddoni është beteja e parë e madhe e cila na pret, në të cilën do të zhduken të gjitha armët konvencionale që ekzistojnë sot në tokë, siç do të shpjegohet në kapitullin e tretë. Pas kësaj, njerëzimi në luftime do ti kthehet armatimit të vjetër, të tilla si shpata, shtiza dhe të tjera. Kjo nuk duhet të na çudit sepse ligji natyror është se të gjitha civilizimet e kanë përjetuar shkatërrimin e tyre, pasi që ato ishin në kulminacionin e tyre. Ky civilizim në shekullin e 20-të e ka përjetuar zenitin e tij. Është filluar të flitet edhe për luftën e yjeve! Subhanallah, e çfarë vije pas ngritjes, përveç shkatërrimit? Kjo është shumë afër, dhe përgatitjet për Armageddonin sillen rreth Palestinës, në të cilën do të marrin pjesë një numër i madh i ushtarëve. Pasuesit e Librit thonë se do të marrin pjesë afro 400 milion ushtarë në këtë betejë. Rreth këtij më gjerësisht flet libri Parashikimi dhe politika e shkrimtarit amerikan Xheris Halsi në të cilin gjenden hartat e vendit të betejës dhe sqarime shtesë... Fusnot: 1.Shih shqyrtimin e Librin e shenjtë të Danijellit nga Embadistoresa. 2.Parashikimi dhe politika, Xheris Haleli fq. 52. 3.Burimi i mëparshëm, fq. 40. 4.Transmeton Buhariu. 5.Transmeton Buhariu. 6.Premtimi i vërtetë dhe premtimi i rrejshëm, f. 31. 7.Parashikimi dhe politika, fq. 66. 8.Nga libri Drama për fundin e botës, Arol Robetsoni dhe Përfundimi i madh i globit, Halinsi. Dy shkrimtar të njohur amerikan të cilët e parashikojnë shkatërrimin e botës në vitin 2000 (që e kanë parashikuar). 9.Premtimi i vërtetë dhe premtimi i rrejshëm, fq. 62. 10. Parashikimi dhe politika fq. 53. 11.Burimi i njëjtë, fq. 25. 12.Burimi i njëjtë, fq. 19. 13.Përmendet në librin e Zekeria, 89/13 ndërsa në librin Hazekijal, 39/12 ka thënë: Do të kalojnë 7 muaj para se shtëpia e Izraelit do ti varrosë dhe do ta pastrojnë tokën. 14.Transmetuar nga Ahmedi, Ebu Davudi, Ibn Maxhe, Ibën Hibani dhe Albani dhe është regjistruar në Sahihun nën nr. 5424. E përkthyer nga libri: Afrimi i paraqitjes të Mehdiut dhe Dita e Kiametit, nga autori -Emin Muhammed Xhemaluddini- botaislame
Posted on: Sat, 16 Nov 2013 19:05:55 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015