ARMIKU I VËRTETË I ISLAMIT DHE MUSLIMANËVE ËSHTË - TopicsExpress



          

ARMIKU I VËRTETË I ISLAMIT DHE MUSLIMANËVE ËSHTË Shkruar nga Administrator Freitag, 05 Juni 2009 Në kohët e vështira të ditëve tona, në këto kohë, kur vala e materializmit vrastar ka pushtuar shpirtërat e dëshpruar të njerëzve, tek të cilët është zbehur dhe dobësuar besimi në Zotin dhe shpresa në mëshirën e All-llahut (xh. sh.), në mënyrë të veçantë duhet kushtuar kujdes që kjo epidemi e rrezikshme e materializmit dhe individualizmit të mos rrënjoset në shtresat e gjëra popullore. Me kujdesin më të madh, nga ky rrezik, duhet ruajtur rininë tonë muslimane, shpresën e Kosovës, shpresën e Islamit në Kosovë dhe nuk duhet lejuar që kjo epidemi e rrezikshme që na ka kapluar ne më të vjetërve, të mos fillojë t’i shkatërrojë rradhët e rinisë. Edhe pse mendoj se virusi i epidemisë së xhunglës ka filluar t’i prek edhe ata, megjithatë besoj se ende ka kohë derisa nuk është bërë vonë. Për të pasur siguri dhe garanci për ruajtjen e idnetitetit të gjeneratës së ardhme janë dy elemente të pandashme që njëkohësisht janë edhe alternativa e shpëtimit tonë dhe fëmijëve tonë. Ato janë: besimi (edukimi) dhe arsimimi (dituria). Në fillim të shohim shkurtimisht çështë besimi, dmth. Duke iu përgjigjur pyetjes ç‘do të thotë të besosh dhe të dijsh, e më pastaj duke vazhduat temën sipas titullit. Të besosh do të thotë të dijsh se rrena nuk është e vërtetë; se errësira nuk është dritë; që e keqja nuk është e mirë; që dhuna nuk është drejtësi; që parsyeshmëria (marrëzia) nuk është urtësi. Të besosh, pra është të kthjeltësoshësh, të zgjohësh nga gjumi (letargjia), të vetëdijësohësh dhe t’i shohësh gjërat me syrin e besimit, me syrin e shpirtit. Pejgamberi (s) ka thënë: “Njerëzit janë në gjumë, kur vdesin zgjohen”. Ndërsa ajetët vijuese përshkruajnë shumë qartë gjendjen e më sipërme: “Nuk është i barabart i verbëri me atë që sheh. As errësirat me dritën. As hija me vapën. As nuk janë të njëjtë të gjallët me të vdekurit... (Fatir: 19-22) Të besosh do të thotë të dijsh se besimi është çështje publike e mosbesimi çështje private. Nuk ka popull në histori, që nuk e ka pasur besimin e vet, kulturën e vet dhe traditat e veta. Besimi nuk mund të imponohet me forcë, për arsye së është i natyrshëm. Mosbesimi imponohet me dhunë (siç e bëri komunizmi), sepse është jo i natyrshëm. Ndërsa të dijsh do të thotë të besosh që Zoti i ndihmon ata që e ndihmojnë veten e tyre, që Zoti nuk do ta ndryshojë gjendjen e një populli, përderisa ai vetë nuk ndërrohet. Të dijsh do të thotë të besosh që dituria është pasuri që s’mund të plaçkitet, që dituria është dhuratë e Zotit, të cilën duhet ruajtur; që dituria është lumturi të cilën s’guxojmë ta humbasim; që dituria është sigurimi dhe investimi i jetës; që dituria është pushtet dhe fuqi që sjell paqen dhe lirinë. Nga kjo kuptojmë se nuk ka gjë më të fuqishme se dituria; mbretërit sundojnë popujt, por dijetarët sundojnë mbretërit. Një dijetar është më i fuqishëm kundër shejtanit se njëmijë njerëz të devotshëm. Dituria mund t’i lëvizë malet dhe asnjë forcë në botë nuk mund ta mposhtë atë. Prandaj, hutbën e sotme e kam titulluar: “Armiku i vërtetë i islamit dhe muslimanëve është padituria – injoranca”. Mbanie në mend si musliman, armiku i islamit nuk është as Perëndimi as Lindja. Armiku i vërtetë i islamit është xhahilijjeti, padituria, injoranca, është konfuzioni (hutia) dhe topitja (letargjia), është mosinformimi dhe indiferentizmi i muslimanëve karshi dukurive dhe ngjarjeve që u përkasin vetë atyre, e pastaj besimit të tyre, kulturës dhe politikës etj. Prandaj armiku i vërtetë i islamit është egoizmi, smira dhe përtacia e shpirtit të ulemasë, mospërdorimi i arsyes së intelektualëve dhe qëndrimi pasiv i studentëve ndaj të ardhmës së tyre vetanake. Dituria zbulon pasurinë e besimit, ndërsa besimi nxit dëshirën për dije. Me shtimin, zgjerimin, e horizontit të diturisë e forcojmë besimin, fenë, i zbulojmë sekretet e jetës dhe bëhemi të aftë të jetojmë në pajtim me urdhërat e Zotit (xh. sh). Por që të jetojmë në pajtim me urdhërat e Zotit (xh. sh.), duhet të armatosemi me armën më të fuqishme që na e dhuroi vetë Ai. Ajo është dituria, dituria për individin, familjen dhe kombin. Popujt , të cilët shpesh i shtrohen therrjës sikurse jemi ne shqiptarët, me kufijt tonë të përgjakshëm, me shtetët fqinjë që nuk na duan të mirën, duhet t’i mbledhim të gjitha forcat që nga venat e këmbës deri te damarët e qafës bashkë me të edhe fuqinë e kokës e të trurit, që të vijmë te vitaliteti (gjallëria) që me ndonjë gisht sekret të Zotit ripërtërihet. Para se gjithash neve na duhet një ripërtëritje e mendimit, shpirtit, mentalitetit. Na duhet lindja e përgjegjësisë së mendimit, shpirtit dhe qëndrimit ndaj jetës. Dmth. Asgjë nuk do të ndryshojë në jetën tonë po që se ne nuk fillojmë vetë ta çajmë detin, e pastaj All-lahu do t’na i hapë jo dymbëdhjetë rrugë por dymbëdhjetëmijë dhe po aq mënyra për t’na shpëtuar. Këtë Kur’ani vazhdimisht e thotë dhe për këtë me gjak jemi bindur edhe vetë. Jemi bindur se të dobëtit i duhet fuqia, e jo mëshira e humanizmi. Kjo tregon se ripërtëritjë jonë duhet të jetë me mendje e fuqi e jo me lot e vaj. Xhihadi ynë nuk duhet të shkojë rrugëve të rrëzimit të xhambo-xhetëve perëndimore, xhihadi ynë duhet të shkojë rrugëve të mësimit se si ne këtu të bëjmë një të tillë me duart tona. Këtë ne s’mund ta arrijmë në qoftë se nuk kemi fuqi të mëdha të dunjallekut. Të kesh shumë dunjallëk aspak nuk do ta dëmtonte vendin dhe pozitën tonë në Ahiret, vetëm nëse me atë dunjallëk do të dijmë çfarë të bëjmë. Çështja e të gjitha çështjeve, jo vetëm për shqiptarët, por edhe për popujt tjerë muslimanë, është se a do t’i bëjnë, më në fund muslaimnët vetes një vend dinjitoz në botën bashkëkohore. Nuk është blasfemi (gjynah) të thuash që shkalla e tyre në atë botë do të varet nga shkalla e tyre e kësaj bote dhe ndarja dinjitoze e kulaçit të dunjasë me të tjerët. Dhe së fundi o Zot i Mëshirshëm: Forcojë besimin në zemrat tona! Udhëzoji në rrugë të mbarë familjet tona! Forcojë unitetin në xhematet tona! Forcojë paqen në atdheun tonë! Shpejtojë lirinë e plotë dhe pavarësinë e shtetësinë e Kosovës! Jepi fuqi Ummetit tonë! Zot i Mshirshëm: Jepju të sëmurëve shëndet! Fukarave furnizim! Të persekutuarëve kthim në shtëpitë e tyre! Të burgosurve lirinë! Mbrojtsëve tonë (ushtrisë sonë të ardhshme) ndihmë e forcë! Pasuroji të parët tonë (liderët) me urtësi dhe guxim! Ulematë tonë me dituri dhe sinqeritet! O All-llah i Mëshirshëm: Fisnikëroji të gjithë njerëzit me dashuri e mëshirë! Pastroji zemrat e njerëzve nga smira, urrejtja dhe e keqja! O Zot pashë mirësinë Tënde të pakufishme dhuroji gjithë botës udhëzimin dhe mëshirën Tënde! AMIN!
Posted on: Sun, 23 Jun 2013 22:09:04 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015