ARMËT E KRYENGRITËSVE SHQIPTARË NË VITET 1909 – 1912 Një - TopicsExpress



          

ARMËT E KRYENGRITËSVE SHQIPTARË NË VITET 1909 – 1912 Një nga problemet kryesore,që ka shqetësuar vazhdimisht popullin tonë në luftën shumëshëkullorë për liri,ka qenë armatosja e tij. Është fakt i njohur se shqiptari nuk e ka hequr kurrë pushkën nga supi,se pas reprezaljeve dhe çarmatimeve,ai përsëri e siguronte me rrugë të ndryshme atë,diku duke e blerë,diku duke e rrëmbyar në fushë të betejës,dhe sa herë jepej kushtrimi ai vraponte me të maleve,por natyrisht ky armatim isht e i pamjaftueshëm në rastin e kryengritjeve të mëdha antiosmane. Në prag të betejave,duke sulmuar depot e armikut,kryengritësist siguronin lloje të larmishme armatimi,por gjithmonë edhe atë të pamjftueshëm e të kufizuar në municion,gjë që shtronte para udhëheqësve kryesor detyra të rëndësishme. Veç rrëmbimit të armëve në fushën e luftimit apo në depot e armikut,si rrugë të armatosjes së popullit tonë kryengritës ka sherbyer dhe dërgimi nga shoqëritë e klubet shqiptare të mergimit që i siguronin mjetet financiare përmes ndihmave, si dhe largimet në masë të ushtarve e oficerëve shqiptarë nga rradhët e ushtrisë turke që kalonin në anën e kryengritësve,me gjithë armatimin e tyre. Por një rol të veçantë në armatosjen e popullit kan luajtur armëtarët shqiptarë,të cilët bënin,brenda mundësive,armë të reja,por mbi të gjitha riparonin e modifikonin ato ekzistuese e veçanarisht i paisnin ato me municion. Këtu do të paraqesim disa fakte dhe dokumenta mbi përpjekjet e masave kryengritësve dhe të udhëheqësve të tyre për furnizimin me armë e municion gjatë kryengritjeve të mëdha të viteve 1909 – 1912. 1.Në një mbledhje të organizuar nga shqiptarët në Tepelenë me 11 shkurt 1909,mësohet se sasia dhe lloji i armëve në qytetet e vilajetit të Janinës ishinsi vijon: në Janinë,Prevezë Berat dhe Gjirokastër kishte dhe do të siguroheshin 31.453 pushkë. Nga këto: pushkë të sistemit francez “Gras” (Dogra) 2.900 copë,të sistemit “Martini-Henri”1.675 dhe të sistemit “Mauzer” 27.878 copë.1) Në qytetin e Ferizajt në korrikun e vitit 1909,ishin mbledhur 20 deri në 30 mijë shqiptarë të armatosur,për të shprehur urrejtjen dhe pakënaqësinë e tyre ndaj masave që synonte të merrte qeveria xhonturke. Pakënaqësisnë e masave fshatare ndaj shfrytëzimit në Kosovë,udhëheqësit e Levizjes Kombëtare Shqipëtare,Bajram Curri dhe Hasan Prishtina,u përpoqën ta kanalizonin për t’u çliruar nga sundimi i huaj 2). Armët që mbanin në duar kryengritësit ishin të sistemeve të vjetra,të trasheguara,me kalibra të ndryshëm e me sasi të kufizuar fishekësh. Me datën 4 prill 1910,në luftimet e zhvilluara në afërsi të Prishtinës, midis kryengritësve shqiptarë dhe dy batalioneve të ushtrisë turke,shqiptarët shtinë në dorë 6 (gjashtë) topa me kalibër 120 mm prej çeliku me qitje të shpejtë,të sistemit gjerman “Krupp” Me njërin nga këta topa,kryengritësit bënë qitje kundër pushtuesit. Në betëjën e grykës së Kaçanikut, në “Termopilen shqiptare” pas tri ditë luftimesh (28,29, dhe 30 prill) trup me trup e thikë më thikë shqiptarët zunë si plaçkë lufte rreth 5000 pushkë të sistemit turk “mauzer” model 1903,kalibrit 7,65mm. Për këto beteja të përgjakëshme,por të lavdishme,populli këndon:“...Krisi topi u ba bateri,/Hyxhym ban Idriz Seferi...” 4) “...Kaçanik ty të raftë pika,/ Nuk po din se çka asht frika, /Shtatë sahat tue u ther me thika...” 5) Në këto luftime ,krahas burrave morën pjesë fëmijë,gra dhe pleq. Pjesëmarrësist përshkruan raste të heroizmit masiv,kur kryengritësit për t’u pajisur me armë dhe municion,sulmonin me trimëri të pashoqe,dhe me trupat e tyre mbulonin grykat e zjarrit të topave dhe të mitralozave të pushtuesit.6) Kur kryengritësit hynë në Gjakovë,me 30 prill 1910,çarmatosën 4 batalione turke dhe,pasi shtin në dorë 2.400 deri në 3.600 pushkë të sistemit turk “Mauzer” mod.1903 kal. 7,65 mm (numri i bat. lëkundej nga 600 deri në 900 pushkë) u larguan nga qyteti.7) Përshtypje të thellë në çarqet diplomatike dhe tek ekspertët ushtarakë të huaj,që i ndoqën nga afër këto ngjarje,ka bërë pjesëmarrja e fëmijëve. Ata kan parë gra dhe fëmijë 8 vjeç duke shtënë me armë zjarri.8) Numri i kryengritësve të malëlësorëve të Mbishkodrës të udhëhequr nga Dedë Gjo Luli,Gjekë Mirash Gjeloshi, Nikë Gjelosh Luli etj. brenda pak ditësh (në mars 1911) arriti në 3 mijë veta.9) Në fillim,pjesa dërmuese ishin të paarmatosur. Pushkët e tyre,sipas burimeve arkivore ishin të sistemit austriak “Verndl” (Werndl) (Dollaplie) mod. 1867,me një fishek,me mbushje nga prapa,rreth 1200 copë,me pushkë të sistemit rus “Bernan-I” (Kapalije) mod.1868,kal.10,67 mm. Me një fishek,me mbushje nga prapa ishi 800 copë dhe rreth 20 bomba dore.10) Malësorët u detyruan të fillonin kryengritjen para kohe. Me 30 – 31 mars 1911,sulmuan Tuzin,ku zunë armë e municion në depot turke,por nuk përcaktohen sasitë dhe llojet e tyre.11) Në luftimet që u zhvilluan në afërsi të fshatit Dinoshë dhe në Millesh,kryengritësit hotjanë dhe kelmendas zunë si plaçkë lufte rreth 200 pushkë të sistemit “Martini-Henri” mod.1871,kal.1,43 mm. Në fshatin Rrapshë, malësorët kapën robër dhe çarmatosën 88 ushtarë turq, duke u pajisur edhe me 88 pushkë të sisemit “Mauzer” 12) Kundër kryengritësve malësor,qeveria turke zbarkoi në Shëngjin 21.500 veta të paisur me 64 topa me qitje të shpejtë dhe me 16 mitraloza të rëndë të sistemit “Maksim” mod.1908. Duke u bashkuar edhe me forcat turke,të cilat gjendeshin në vilajetin e Shkodrës,ato arrinin në 28.630 vetë.Raporti i forcave ishte 9 me 1 në dobi të armikut.13) Ekspedita komandohej nga gjenerali Shefqet Durgut pasha. Nga 3.000 deri 3.500 kryengritës të Mbishkodrës: Hoti,Gruda,Kastrati dhe Shkreli kishin 1200 deri 1400 pushkë të sistemit rus “Mosin” mod.1891,kal.7,62 mm. Sipas burimeve arkivore austro-hungareze, mirditasit deri në fundin e vitit 1911,ishin të pajisur me 2000 pushkë të sistemit “Martini-Henri” mod.1871 kal.11,43 mm.14) Në vilajetin e Janinës vepronte çeta kryengritëse e Delvinës me 600 veta,çeta e Tepelenës me 300 veta,çeta e Gjirokastrës me 400 veta,çeta e Progonatit me 200 veta. Në jug,në korrikun e vitit 1911,numri i kryengritësve arrinte në 2.500 deri në 3.000 veta të armatosur me armë të ndryshme.15) Çeta e Zadrimës,në aksionin e prillit 1912,të udhëhequr nga Zef Haberi,nga Kalisi,prej 200 vetash, çarmatosi shumë ushtarë turq dhe xhandarë në sherbim të pushtuesit.16) Fshatarët e Gjilanit (në Shepavicë),sulmuan turqit me sëpata dhe mjete të tjera të përdorimit shtëpiak dhe bujqësor (në prill-maj 1912) dhe mbasi i çarmatosën i dëbuan nga fshati i tyre.17) Në luftimet e zhvilluara midis forcave kryengritëse dhe ushtrisë turke,midis Pejës dhe Gjakovës (maj 1912),shqiptarët sulmuan 2.000 ushtarë turq dhe rrëmbyen 2 topa,por nuk përcaktohet modeli dhe kalibri.18) Në Lezhë,të “Besëlidhurit”,me 29 maj 1912,sulmuan depon e artilerisë turke,në afërsi të qelës së Zejmenit. Kryengritësit ishin të armatosur me pushkë,sëpata dhe thika,por nuk përcaktohet sasia dhe lloji i armëve të rrëmbyera në këto depo. Nga fundi i majit 1912,në Kosovë,numri i kryengritësve arriti në rreth 15.000 veta,prandaj edhe nevoja për t’u pajisur me armë e municion ndihej shumë.19) Sulmet kundër depove turke,me 15 maj 1912,janë vëretuar edhe në Vuçitern,por nuk përcaktohet sasia dhe lloji i armëve të rrëmbyera.20) Burimet vendase të shkruara në formën e kujtimeve nga Hasan Prishtina, dëshmojnë se në luftimet e Pejës (në maj 1912): “...tri ditë e tri netë nuk pushoi asnjë minutë gjemimi i topave dhe fishkëllima e plumbave..., por shqiptarët kishin një pushkë për ma se 10 (dhjetë) veta ... Asht për tu shënue se në këto të ndeshuna të rrepta takoi me u pa pesë trima të vriten njëni mbas tjetrit,tue përdorue vetëm një pushkë... Turqit në luftimet e Qafës së Prushit – Qershor 1912) u thyen keqas,tue lanë në dorë municione,armë mitraloza,topa ... Robët e luftës,shka ishin ushtarë,u liruan mbasi u çarmatosën...” 21) Fitorja e Qafës së Prushit pati jehonë të madhe,në të gjithë Kosovën,sepse veç të tjerash,atje u çarmatosën katër batalione turkedhe u zunë 2.400 deri në 3.600 pushkë “Mauzer” 22) Në luftimet e 22 qershorit1912,nga kryengritësist e Bregut të Matës u çarmatosën 150 ushtarë turq dhe u zunë 4 mitraloza të rëndë të sistemit “Maksim” mod. 1908,kal. 7,65 mm.23)Kryengritësit e Gashit dhe të Krasniqes,me 9 korrik 1912,çarmatosën 3 batalione turke dhe u morën 1400 pushkë të sistemit “Mauzer” e 4 mitralozatë sistemit “Maksim”.24) Në Shqipërinë e Mesme,kryengritësit të udhëhequr nga Abdi Toptani,zhvilluan luftime kundër ushtrisë turke në drejtimet Tiranë – Shijak. Me datë 6 korrik 1912 sulmuan depon e Shijakut,ku pajisen me armë,e municion dhe,me 8 korrik 1912,morën Krujën.25) Në shtatorn e vitit 1912,kryengritësit shqiptarë sulmuan disa depo të artilerisë turke. Sipas burimeve arkivore austro-hungareze dhe italiane,në depot e Prishtinës gjëndeshin 16.000 pushkë,në Pejë 12.000 dhe në Gjakovë 10.000 pushkë të sistemit turk “Mauzer”. Megjithëse këto shifra mundë të jenë të zmadhuara,fakti është se kryengritësit për të përballuar rrezikun tjetër që po u kërcënohej trojeveshqiptare nga monarkitë fqinjë,thyen këto depo,por nuk përcaktohet me saktësi se me sa armë e municion ata u vetarmatosën.26) Të gjitha këto shifra dhe fakte dëshmojnë më së miri se një nga burimet kryesore dhe baza më e rëndësishme e furnizimit me armë dhe me municion ka qenë dhe mbeti për kryengritësit shqiprarë fushata e luftimit dhe depot e armikut. 2. Një nga burimet dhe mënyrat e furnizimit me armë dhe municion të kryengritësve shqiptarë,ka qenë dhe dezertimi me armë dhe municion i ushtarëve dhe i oficerëve me origjinë shqiptare,nga ushtria turke. Dezertimi u bë një nga deshmitë dhe dukuritë më konkrete të rritjes së ndërgjegjes kombëtare edhe në rradhët e ushtrisë ku ata sherbenin. Lëvizja kundër kryerjes së sherbimit ushtarak përfshiu Shkodrën,Janinën etj. Ushtarët me origjinë shqiptarë në këto vilajete largoheshin nga ushtria turke duke marr me vete dhe armët vetijake. Vetëm në Janinë,në marsin e vitit 1909,nga qeveria turke u pushkatuan rreth 80 dezertorë shqiptarë.27) Këto raprezalje bënë që dezertimi të përhapej edhe më shumë. Dezertimi masiv u bë me 22 qershor 1912,nga korpusi i 6-të i Manastirit. Me kryengritësit u bashkuan rreth 400 ushtarë dhe 30 oficerë,kryesisht me origjinë shqiptare.28) Të dhëna të tjera arkivore bëjnë të ditur se me 23 qershor 1912 u arratisën në male,nga Manastiri,një bataljon komplet me armë; me 650 deri në 700 pushkë të sistemit “Mauzer” me 8 oficerët dhe gjithë nënoficerët. Kapiteni Tajar Tetova,së bashku me 150 ushtarë dhe 5 oficerë shqiptarë morën me vete të gjithë armët dhe municionin e kompanisë si dhe 2 mitraloza të rëndë të sistemit “Maksim” mod.1908,kal. 7,65 mm. Nga garnizoni i Korçës, deri me datë 25 korrik 1912, dezertuan 1800 ushtarë dhe oficerë,kryesisht shqiptarë, të cilët u bashkuan me kapitenin me origjinë shqiptare,Tajar Tetovën. Vlen të theksohet se nga Dibra e madhe dezertuan 5 oficerë dhe 120 ushtarë shqiptarë. Ata më përpara kishin nxjerrë jashtë luftimit tri bateri malore (12 topa),duke ua hequr shulat.29) Me datë 26 qërshor 1912,dezertuan nga garnizonet e Tepelenës dhe të Gjirokastrës 7 oficerë dhe 150 ushtarë. Nga garnizoni i Shkupit u arratisën dhe u bashkuan me kryengritësit shqiptarë rreth 4 deri në 5 mijë ushtarë me origjinë shqiptare të pajisur me të gjitha armët dhe municionet. Ata shkuan në drejtimin: Gjilan – Grykë e Kaçanikut.30) Dezertimet e xhandarëve të Shijakut dhe bashkimi i tyre me kryengritësit kan tërhequr vemendjen e diplomatëve të huaj,ashtu sikurse edhe agjitacioni i kryer nga Dervish Hima dhe studentët shqiptarë të ardhur nga Selaniku,i cili u bë shumë aktiv në krahinën e Gjirokastrës. Në Frashër,në Skrapar dhe në fshatrat e Gjirokastrës,deri në korrikun e vitit 1912,kishte rreth 400 dezertorë.31) Të gjitha këto shifra dhe fakte dëshmojnë dhe vërtetojnë më së miri se dezertimi,krahas luftës së armatosur,u bë një nga burimet kryesore për furnizimin me armë dhe municion,sidomos gjatë vitit 1912. Dezertimi ndikoi në një farë shkalle edhe në paralizimin e ushtrisë turke për të mos vepruar kundër kryengritësve shqiptarë.32) 3. Një mbështëtje dhe burim për furnizimin,prodhimin,përmirësimin (modifikimin) dhe sidomos për riparimin e armatimit të sistemeve të ndryshme,kan qenë edhe armëtarët e vendit tonë. Armëtarët e Tetovës dhe të Gjakovës,deri në vitin 1910,vazhduan të prodhonin me sukses një lloj pushke të shkurtër,e cila u bë e njohur me emertimin “huta e Tetovës” dhe “huta e Gjakovës”. Në fakt,këto ishin pushkë të shkurtra të punuara në vend. Karabinat e vendit prodhoheshin me një llojë metali të butë,me katër vijaska,me kalibër 11,43 mm,me gëzhojë metalike. Në Pejë u bënë të njohur për prodhimin e plotë të pistoletave dhe të revolverëve “Gasser” dy vëllezërit mulla Ibrahim (usta Ibroja) dhe mulla Halili si dhe Hyseni,nga fshati Gora,nga rrethi i sotëm i Kukësist. Tytat e revolverëve shkonin nga Shkodra në Pejë. Shkodra njihej si qendra më e madhe e prodhimit dhe e përdorimit të revolverit të sistemit “G.Gasser”. Për të prodhuar tytën e pushkës së gjatë shqiptare “Karajfile” apo të “Hutës shqipatre” (të martines së vendit) të gjatë apo të shkurtër,nevojiteshin rreth 2 kg. hekur i butë. Një armëtar,i cili merrej vetëm me procesin e shpimit të tytës,mundë të shponte brenda një dite 12 tyta pushkësh ose 15 tyta pistoletash apo revolverësh. Armëtarët e Prizrenit dhe të Tetovës, për t’i shpëtuar ndjekjeve të organeve qeveritare,filluan të prodhonin edhe armë të ashtuquajtura armë fantazie,të njohura me emrin “armë-bastun”. Arma bastun e mori këtë emër për arësye se qytën e kishte si dorezën e një bastuni (shkopi të dorës) që mbante një i moshuar. Tyta përbëhej prej hekuri të butë dhe stolisej me arë. Qitja bëhej duke shtypur një sustë (buton) e cila vendosej në dorezë dhe ishte me një fishek. Përdorte fishekun e hutës kal. 11,43 mm dhe të mauzerit turk-kal. 7,65 mm. Kjo llojë arme është përdorur pas shpalljes së kushtetutës turke (Hyrjetit-pas 23 korrikut 1908),kur ndalohej prodhimi i armëve dhe qarkullimi i lirë i qytetarëve të armatosur. Në Prizren,për prodhimin e armës-bastun u bë i njohur armëtari Ethem Sheapi. Armëtarët e Prizrenit, Tetovës,Pejës dhe Gjakovës etj. bënë edhe përmirësime (modifikime),duke i kthyer armët e sistemeve të vjetra për prodhimin e armëve më të reja të kohës. Të njohura bëhen sidomos pushkët e modifikuara,duke kombinuar tytën e pushkës të mauzerit me shulin e hutës shqiptare. Veshtirësi paraqiste edhe mbushja e gëzhojave me barutin pa tym,i cili gjendej dhe sigurohej me vështirësi dhe në sasi të pakëta,prandaj shpesh përdorej edhe baruti me tym (i zi),i cili në vitin 1910 punohej me shumë sukses edhe në sasi të ndieshme në krahinën e Matit.33)
Posted on: Thu, 01 Aug 2013 12:47:54 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015