ARSIMI-PASURIA ME E RENDESISHME E NJEREZIMIT Shoqëritë - TopicsExpress



          

ARSIMI-PASURIA ME E RENDESISHME E NJEREZIMIT Shoqëritë bashkëkohore, për dallim të kësaj keqqeverisje, arsimin e konsiderojnë ndër pasuritë më të rëndësishme të njerëzimit dhe përpiqen të gjurmojnë potencialin e tij të plotë,në mënyrë që t’u ndihmojnë njerëzve të ballafaqohen me sfidat e botës së sotme. Dega e LDK-së në Gjilan në Programin e saj qeverisës ka vënë prioritet Arsimin,njërin ndër faktorët më të rëndësishëm të shoqërisë sonë. Me ekspertët e kësaj fushe do të mbështetet në reformat dhe praktikat më bashkëkohore për edukimin dhe arsimimin e nxënësve tanë. Arsimi në komunën e Gjilanit,për këto dy mandate të qeverisjes së PDK-së, nuk ka shënuar progres as në shkallen e cilësisë së mësimnxënies po, as në zhvillimin e infrastrukturës së nevojshme për zbatimin e reformave në shkallë të kënaqshme. Mungesa e hapësirave shkollore sipas standardeve,mungesa e kabineteve për lëndët shkencore dhe teknologjisë informative, mungesa e furnizimit të bibliotekave me literaturë mësimore profesionale na bënë të mendojmë së Arsimin duhet ta vejmë si prioritet zhvillimi dhe ta nxjerrim nga kjo katandisje e thellë, duke pasur për bazë: * zhvillimin e personalitetit, talentit dhe aftësisë mendore e fizike të nxënësit deri në potencialin e tij të plotë; * avancimi i krijimit të njohurive themelore shkencore, shkathtësive të komunikimit, vrojtimit dhe shkathtësive analitike,kreativitetit,mëvetësisë dhe aftësive të ndërlidhura të mësimnxënies; *zhvillimin e respektit te nxënësit për prindërit dhe mësimdhënësit, për identitetin kulturor, gjuhën dhe vlerat e komunitetit të tij, për vlerat e Republikës së Kosovës, për shtetin nga i cili mund të ketë prejardhjen dhe për respektimin e diversitetit; *përgatitja e nxënësit për jetesë të përgjegjshme në frymën e mirëkuptimit, të paqes, tolerancës, barazisë gjinore dhe në miqësi me pjesëtarët e të gjitha komuniteteve në Republikën e Kosovës, e më gjerë; *Kujdesi për mjedisin dhe rrethin shoqëror. Zgjedhja e menaxherëve që avancojnë procesin edukativo-arsimorë,me përgatitje të lartë profesionale e pedagogjike,me vlera te dëshmuara në procesin edukativo-mësimor,me aftësi komunikuese dhe bashkëpunimi, do të jenë garantuesit për zhvillimin e arsimit per nje shoqeri te perparuar dhe demokratike. Nga Komisioni i Arsimit i Deges se LDK-se Gjilan
Posted on: Wed, 24 Jul 2013 12:11:15 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015