ASHPËRSIA NDAJ ZULLUMQARËVE DHE KOKËFORTËVE Shejkh Muhamed - TopicsExpress



          

ASHPËRSIA NDAJ ZULLUMQARËVE DHE KOKËFORTËVE Shejkh Muhamed bin Hadi el-Medkhalij (hafidhehullah) Është detyrë për njeriun që të largohet nga ashpërsia sa më shumë që është e mundur, ngaqë ashpërsia është vetëm ndaj kokëfortëve. وَلَا تُجَادِلُوا أَهْلَ الْكِتَابِ إِلَّا بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ إِلَّا الَّذِينَ ظَلَمُوا مِنْهُمْ “Dhe mos diskutoni me ithtarët e Librit vetëm se me mënyrën më të mirë, por jo me ata prej tyre që kanë bërë zullum.” (El-‘Ankebut, 46) Kështu që, injorantit i jepet mësim, të pakujdesshmit i tërhiqet vërejtja dhe i sqarohet dhe i shpjegohet atij. Në qoftë se ai vazhdon në atë rrugë dhe tregohet kokëfortë, e nëse e keqja e tij ndalet, atëherë kjo është gjë e mirë. E në qoftë se i kalon kufijtë dhe bën padrejtësi, atëherë ne ndaj këtij e zbatojmë Fjalën: إِلَّا الَّذِينَ ظَلَمُوا مِنْهُمْ “Por jo me ata prej tyre që kanë bërë zullum.” (El-‘Ankebut, 46) Allahu i Madhëruar dhe Plotfuqishëm thotë: يَا أَيُّهَا النَّبِيُّ جَاهِدِ الْكُفَّارَ وَالْمُنَافِقِينَ وَاغْلُظْ عَلَيْهِمْ ۚ وَمَأْوَاهُمْ جَهَنَّمُ ۖ وَبِئْسَ الْمَصِيرُ ﴿٧٣﴾ “O i Dërguar! Lufto kundër pabesimtarëve dhe hipokritëve dhe bëhu i ashpër ndaj tyre! Strehimi i tyre është Xhehenemi; sa vendbanim i shëmtuar.” Et-Teubeh, 73 Pra, ata të cilët polemizojnë, (atëherë) po! Ne mbajmë qëndrim me një ashpërsi që e disiplinon atë. E sa i përket injorantit, të pakujdesshmit, harraqit dhe atij që nuk është kokëfortë, atëherë ai si i tillë trajtohet me butësi. Ka ardhur në Sahihun e Bukhariut dhe të tjerëve nga Ebu Hurejra, ku Pejgamberi, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lelm, ka thënë: اللَّهُمَّ اهْدِ دَوْسًا وَائْتِ بِهِمْ “O Allah! Udhëzoje (fisin) Deus dhe silli ata (në Islam).” Kurse ata ishin pabesimtar. Pra, lutje për pabesimtarin dhe u bë një kapitull (i tërë) për këtë. اللَّهُمَّ اهْدِ دَوْسًا وَائْتِ بِهِمْ “O Allah! Udhëzoje (fisin) Deus dhe silli ata (në Islam).” Pra, u lut për ata kurse ata ishin pabesimtar. Argument për këtë është se ashpërsia është vetëm ndaj personit që është i padrejtë dhe ndaj atij që polemizon me padrejtësi, ndërsa ndaj të tjerëve, është për obligim mëshira dhe butësia, ngase mëshira dhe butësia nuk gjendet tek ndonjë gjë përveç se e zbukuron atë dhe nuk hiqet prej saj përveç se e shëmton atë. Pra, nuk lihet pas dore kjo për shkak të kësaj dhe nuk braktiset kjo për shkak të kësaj. Ndërsa për sa i përket të ëmës dhe të atit apo të dy prindërve është obligim që të sillemi mirë me ta edhe në qoftë se janë pabesimtar. Ngase Allahu (Subhanehu ue Te’ala) ka porositur (për mirësjellje) ndaj tyre edhe nëse ata janë pabesimtar dhe të ka udhëruar që mos ta ndërpresësh mirësjelljen ndaj tyre dhe ka thënë: وَإِن جَاهَدَاكَ عَلَىٰ أَن تُشْرِكَ بِي “Nëse ata orvaten, që të më shoqërosh Mua (në adhurim) diçka.” Lukman, 15 Dhe në ajetin tjetër thotë: لِتُشْرِكَ بِي “Që të më shoqërosh Mua (në adhurim) diçka.” Ankebut, 8 مَا لَيْسَ لَكَ بِهِ عِلْمٌ فَلَا تُطِعْهُمَا ۖ وَصَاحِبْهُمَا فِي الدُّنْيَا مَعْرُوفًا “Për të cilën ti nuk ke dijeni, mos i dëgjo, por sillu mirë me ata në këtë jetë.” Lukman, 15 Përktheu: Jeton Shasivari Video në AudioSelefi.org youtube/watch?feature=player_embedded&v=pdnE1wv3WLI
Posted on: Tue, 18 Jun 2013 16:17:21 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015