AUTOSHKOLLA PER JUVE REKOMANDIMET PER DREJTUESIT E MJETEVE NE - TopicsExpress



          

AUTOSHKOLLA PER JUVE REKOMANDIMET PER DREJTUESIT E MJETEVE NE KURSIN E SHOFEREVE DHE NE NGARJEN E TYRE NE PRONESI Të gjithë ju, qe kryeni kursin e shofereve dhe që posedoni një automjet…. Të gjithë ju që merrni një Leje për të drejtuar automjetin, Në rugët e Atdheut tonë , mesatarisht, çdo ditë ka një viktimë dhe katër plagosje e lëndime. Dëmtimet e pasurisë , për shkak të përplasjeve rrugore, pavarësisht se për to nuk ka raportime të sakta, e kalojnë 2% të G D P – së. Megjithëse në muaj e sezone të veçanta kjo dukuri mërr përmasat e një epidemie, ato ndodhin nga padija e drejtuesve te mjeteve, mos respektimi i normave te sjelljes. Gjendja jo e mire psiqike dhe fizike, mosnjohja e moszbatimi i sinjalistikes rrugore, mungesa e pervojes ne tekniken e taktiken e drejtimit te mjetit. Aksidentet nuk mund të jenë një fatalitet. Ato janë krejtësisht të shmangëshme. Me cilësinë e një Instruktori, ngulmoj dhe garantoj se , nga studime të thelluara dhe vëzhgime dhjetravjeçare, rezulton se më pak se dy në dhjetëmijë aksidente mund të jenë të paparashikueshme dhe të pashmangëshme (Act of God). Mesoni nga gabimet e te tjereve, nxirrni mesime prej tyre. Që të mos përfundoni të lënduar ose Viktima nën , ose mbi rrotat e një automjeteve, mbani parasysh këto këshilla , parësore dhe të përherëshme: 1. Mos fillo të drejtosh automjetin kur je një një gjendje të papërshtatëshme shëndetësore, , në situatë të rënduar psikologjike, në gjendje pagjumësie, qoftë edhe me humor të prishur. 2. Kurrë mos guxo të drejtosh një automjet kur ke përdorur qoftë edhe sasinë minimale të alkolit ose të substancave narkotike. Kryej cdo dite kontrollin e brendshem e te jashtem te automjetit. Vendos rripin e Sigurimit. 3. Përpara se të niseni për udhëtim, sugurohu,… sigurohu, se automjeti juaj eshtë në gjendje optimale teknike për udhëtim, sipas kërkesave të Çertefikatës së Kontrollit Teknik. Mos nënvleftëso asnjë llampë të ndezur në Dashbord, ose kroskot, asnjë zhurmë jonormale, asnjë rrjedhje vaji, uji apo karburanti. 4. Kusdes maksimal kur del në rrugën kryesore. Jep përparësi dhe dil në rrugë kur të jesh siguruar se ajo është plotësisht e lirë dhe përdoruesit e tjerë të kanë dhënë përparësi. 5. Mbaj korrektësisht pozicionin e automjetit në rrugë duke qëndruar plotësisht në korsinë e lejuar. Kur e ke të domosdoshme ta ndryshosh korsinë, sinjalizo dhe kërko përparësinë. Mos vepro asnjeherë pa qenë i sigurtë se ta kanë dhënë përparësinë. 6. Udhëto kurdoherë më shpëjtësinë e lejuar dhe ruaj tempin e lëvizjes në rrugë. 7. Mbaj kurdoherë distancën e sigurisë nga automjeti që të paraprin. Kjo distancë është afërsisht , Katrori i një të dhjetës së shpejtësisisë( 20 km/orë = 4 m; 60 km/orë = 36 m; 80 km /orë = 64 m) 8. Respekto në mënyrë fanatike vijat e bardha dhe sinjalet e tjera horizontale. Vijën e bardhë të pandërprerë konsderoje si mur të pakapërcyeshëm. 9. Ndalo kurdoherë Stop (shpejtësia zero) përpara çdo vendkalimi këmbësorësh si dhe kurdoherë, kurdoherë që, në rrugë shfaqen njerëz dhe gjallesa. 10. Respekto korrektësisht të gjithë rregullat e parakalimit. Kjo është tepër e rëndësishme. Shumica e aksidenteve ndodhin në parakalim. Respekto saktësisht rregullat e parakalimit! 11- Respekto mjetet qe kane filluar manovren…respekto mjetet qe te vijne perball kur krahu juaj i levizjes eshte i bllokuar Gjate perdorimit te mjetit, ki parasyshe karakteristikat konstruktive sipas kushteve reale qe ka mjeti, pershtate drejtimin e shpejtesine...me kushtet fizike te mjetit, atmosferike, te trafikut, te terenit. Kujdes, jo frike. Mbaj gjithmone ne mjet paisjet e ndihmes se shpejte e sigurise dhe ato rezerve. VECORITE PARA NISJES SE MJETIT Drejtuesi i mjetit, pasi ka bere kontrollin e jashtem dhe te brendshem te mjetit, rregullon sediljen sipas gjatesis se tije dhe pozicionin e mbeshtetjes se saje, duke manovruar me levat perkatese meqellim qe: -Te siguroje fush pamje maksimale -Te siguroje nje mbajtje te sigurtete volantit ose ne shqip te timonit si dhe komandim te thjeshte te levave dhe komandave te tjera. -te ushtroj presion te mjaftueshem pa u sforcuar mbi pedalet e mjetit, freksion,frena, gaz. -Te siguroj pozicion te rehatshem clodhes gjate drejtimit te mjetit. -te rregulloje pasqyrat e prapashikueshme, te jashteme, te brendeshme ne menyr qe te siguroj pamje te mjaftueshme prapa pa sforcuar organet e shikimit e trupit. GJATE NISJES Nisja e mjetit eshte nje kombinim i veprimeve te drejtuesit te mjetit dhe varet nga lloi i mjetit. -Ndezja e motorit -shtypet deri ne fund pedali i friksionit. -Vendoset leva e nderrimit te marrsheve ne pozicionin bosh ose afolio -Xhirohet celesi i kuadrit per te nxehur kandaletat derisa te ndizen llampat e kuqe.llampe me ngjyr te verdhe me formen e rezistences. -Pritet deri sa te fiket llampa e kandaletave. -Shkelet pedali i friksionit gjer ne fund, xhirohet celesi i kuadrit deri ne fund per xhirimin e motorinos, ajo vendos ne levizje koronen .... qe ndez motorin, pas ndezjes hiqet kemba nga friksioni. -Lihet motori 2 minuta te punoje pa i dhene gaz, meqellim qe te qarkulloje, vaji, uji etj. -Vihet rripi i sigurimit -Ndizen dritat e shkurtera te makines ose sipas kohes edhe mjegulle te gjata….. NISJA NE RRUG FUSHORE Sigurohesh qe rruga eshte e lire, ne kontrollin 360 grade duke u dhene perparesi mjeteve qe jane ne qarkullim. -Shtypni pedalin e friksionit deri ne fund. -Fusni marrshin e pare pa perdorur force mbi leven e marrshit duke ndjekur rrugen e levizjes leves te mesuar nga instruktori ne forme L, sipas skemes se levizjes se leves se kamjes. - Shtypni lehtesisht pedalin e gazit dhe njekohesisht leshoni mengadale pedalin e friksionit, ne momentin qe makina tenton te levize perpara, caktivizoni leven e frenave te dores. - Rregulloni shpejtesine e levizjes se makines sipas rastit e shto gazin ose e heq kemben nga gazi, pra pershtat levizjen e mjetit sipas kushteve te rruges e mjetit. Ne te gjitha rastet shtimi dhe pakesimi i gazit behet ne menyr graduale jo te menjehereshme. -Ne momentin e nisjes, levizet me shpejtesi te ulet per pak minuta. Per rastet e hyrjes ne qarkullim me marrshin e levizjes prapa ose indjetro, jepet perparesi mjeteve nga e majta e nga e djathta duke treguar kujdes per kembesoret e pasi je siguruar se rruga eshte e lire. NISJA NE RRUGET MALORE -Automjeti ne frena dore. -Shkelet friksioni, - Futet marreshi - Behet ballancimi midis gazit dhe friksionit -shtohet gazi....duke leshuar ngadale pedalin e friksionit...kur mjeti tenton te levize perpara, caktivizohen frenat e dores meqellim qe mjeti te filloje te levize perpara. - NQS nuk i merr xhirot e plota motori ....manovrohet duke shkelur pedalin e friksionit ne ballance me rritjen e gazit meqellim qe mjeti te vazhdoj levizjen perpara. -Ne fillim levizja e mjetit behet me shpejtesi te ulet gjer sa motori te arrije temperaturen optimale. - Mjeti ne asnje rast nuk duhet te leviz mbrapsht pasi krijon rreziqe mbi automjetet qe levizin nga pas tije. Kjo sigurohet nga perdorimi me kujdes i caktivizimit ne kohen e duhur te frenave te dores, pra sapo mjeti tenton te leviz perpara behet caktivizimi i frenave te dores.... PAS NISJES Pas nisjes, drejtuesi i mjetit duhet te rregulloje shpejtesine e levizjes ne vartesi te rruges, intensitetit te trafikut, kushteve atmosferike, kushteve fizike te mjetit etj. Ne rruget fushore levizet me normat e lejuara nga kodi rrugor ose sinjalistika rrugore ne pershtatje edhe me kushtet e diktuara nga manovrat e mjeteve nga pas e perballe... Ne rruget malore perdoret marrshi qe lejon pjerrtesia e rruges dhe gjendja e automjetit.... Ne zbritje i njejti marrsh por shfrytezohet ne maksimum efekti frenues i motorit. Ne rruget malore ne ngjitje e zbritje rritet vemendja e drejtimit te mjetit.... PER TE NDERRUAR MARRSHIN Per te ndryshuar raportin e xhirove te motorit me ato te rrotave te mjetit, cdo here qe paraqitet e nevojeshme, drejtuesi i mjetit duhet te nderroje marrshet. Per te kaluar nga nje marrsh i ulet tek nje marrsh me i larte drejtuesi i mjetit duhet: Te shtoje ne menyr graduale forcen mbi pedalin e gazit qe te shtoj zhirot e motorit e levizjen e mjetit qe te siguroje kohen e veprimeve te tjera duke qene mjeti ne levizje si: -Heq kemben nga pedali i gazit -Shtyp gjer ne fund pedalin e friksionit -Fut marrshin qe deshiron - Leshon gradualisht pedalin e friksionit - -Shtyp ngadale pedalin e gazit dhe rregullon shpejtesine e levizjes. -Gjate nderrimit te marrsheve shoferi ne asnje rast nuk e humb perqendrimin mbi drejtimin e mjetit, sduhet te skartesoje ne timon, ai mbahet ne oren 10 e 10 , te akrepave te ores, dora e majte qendron e ngrire ne mbajtjen e timonit gjate nderrimit te marrsheve. Keshtu veprohet per ngjitjen e te gjitha marrsheve. Ne zbritje e kunderta. Perdoret pedali i frenave ne shum raste per uljen graduale te shpejtesise....hiqet gradualisht kemba nga pedali i gazit, mund te frenohet lehte...shtypet deri ne fund pedali i friksionit, levizet leva e marrshit ne nje pozicion me te ulet, leshohet gradualisht pedali i freksionit duke shtypur gradualisht ate te gazit. Ndalohen veprimet ne menyr te menjehereshme te pedalit te gazit ose me kolpo. FRENIMI Per te ulur shpejtesine e per te ndaluar mjetin drejtuesi i jmjetit duhet te perdore frenat, ne te gjitha rastet kemba e majte perdoret vetem ne funksion te friksionit, ndersa kemba e djathte hiqet nga gazi e vendoset ne frena e anasjelltas, nuk duhen ngaterruar kembet ne detyrat e ndara te tyre.... Per te ulur shpejtesine ushtrohet presion i vogel e gradual mbi frenat, ne ngjitje e zbritje perdoret marrsh i ulet. Per te ndaluar mjetin ushtrohet presion i forte gradual mbi pedalin e frenave gjer ne ndalimin e mjetit, shtypet friksioni pak para se mjeti te ndaloje, nxirret leva e marrshit afolio ose ne pozicionin bosh. Sipas rastit fiket motori ose qendron ne pritje per te kryer veprime te tjera....nqs fiket makina, vendoset leva e kamjos ne marrsh pasi kemi shkelur pedalin e friksionit me pare, vendoset ne frena dore. Fiken dritat e mjetit, mbyllen xhamat dyert, hiqet me pare celesi i kuadrit etj.... VECORI PER DREJTIMIN E MJETIT Drejtimi i mjetit eshte nje kombinacion veprimesh ne levizje sipas nevojave nepermjet timonit i cili mbahet me dy duart ne oren 10 e 10 te akrepave te ores, duart mbahen nga ana e jashteme e volantit, ato rreshqasin njeren dore dhe terheqin volantin me doren tjeter sipas drejtimit te levizjes se mjetit.Ndalohet kryqezimi i duarve. Perqendrimi i vemendjes se drejtuesit duhet te jete ne menyre te tille qe ai ne cdo moment duhet te jete i gatshem per te frenuar nga te pa pritura qe mund ti dalin ne rruge nga faktore te ndryshem….mbajtja gjithnje e krahut te djathte ne levizje. Ne trafik futet drejtuesi i mjetit me mjetin vetem nqs rruga eshte e lire. Ne cdo dalje ne degezime, ne kryqezime shpejtesia e mjetit drejt zeros, sigurou leviz. Rrethrrotullimet lihen ne krahun e majte. Per normat e sjelljes shih kodin rrugor.Gjate drejtimit mjetit ne menyr sistematike kontrollohen llampat spiune ne kroskot si te shpejtesise, nxehtesise, vajit, frenave etj, pa shkeputur vemendjen nga drejtimi i mjetit ose timonin....Ki parasyshe largesine e sigurise midis mjeteve meqellim ne rast frenimi te makines para, mjeti nga pas te kete mundesi frenimi pa u perplasur. Reagimi i njeriut eshte 1 sekond. Reflektimi me sinjale per ndalim, qendrim, pushim, qendrim emergjence. Ne debore, kthesa, lageshtire..... levizet me gaz minimo perfshire marrjen e masave te tjera per vendosje zingjiresh takim i diferencialit 2 nqs ka etj. Ne zbritje levizet me shpejtesi uniforme e te kontrolluar.Ne rast rreshqitje, nuk shkelet freksioni, nuk nderrohet marreshi,....duhet te ktheni timonin ne drejtim te kundert me rreshqitjen. Gjat nisjes mjetit ne legeshtir ne rere etj timoni mbehet drejt dhe perdoret gazi minimo ne te kundert gomat xhirojne e fundosen ose mjeti zhvendoset nga rruga. Sistemoni e shperndani ne menyr te barabarte ngarkesen ne mjete.Merr masa te plota sigurie per terheqjen e mjetit ne avari. Ndalohet perdorimi me duar i mjeteve radiofonike gjate drejtimit te mjetit perjashtuar FA e policia ne detyre.Kujdes nga verbimi i rrezeve te diellit dhe dritave naten. Kur ne rruge ka gropa uji, balte, zhavor, gjethe, mjegull, akull, bore....ulet shpejtesia, gazi uniform, shmangen frenimet. Ne rruget malore e dysheza te forta gjate pushimit...mjeti Sigurohet me takon e tije ose me mjete rrethanore si gure etj. Dalja nga mjeti behet duke rrotulluar trupin nga e djathta ne te majte, dera hapet me doren e djathte meqellim kontrollin e rruges qe dalja nga mjeti e hapja e deres mos te behet pengese e premis per aksident, ne asnje rast dera nuk hapet pa u siguruar. Gjate praktikes me te plote do zhvillojme njohurite, programin dhe reflekset ne sjelljet e tjera qe duhet te zbatohen nga drejtuesi i mjetit. Nëse ju i respektoni saktësisht këto njohuri e urdhëresa , ju i keni shmangur në 99% mundësinë e një përplasjeje dhe aksidenti në rrugë. Dokumentat per regjistrim - Vertetim banimi nga Njesia, Komuna - Fotokopje e kartes se identitetit duke shenuar ne te emrin e nenes dhe babait - Pese cope fotografi per dokument me permasat 2X3 cm - Raport mjeksor per shofer - Vertetim, analize e grupit te gjakut Per daljen ne provimin teorik, kursanti duhet te kete me vehte, karten e identitetit dhe karten e Kryqit te Kuq, po keshtu edhe ne praktike. SKENDER HASMETA INSTRUKTOR PRAKTIKE 0692151393
Posted on: Wed, 25 Sep 2013 19:59:04 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015