AZ shkarkon trajnerin pas fitores me PSV Eshtë paradoksale ajo - TopicsExpress



          

AZ shkarkon trajnerin pas fitores me PSV Eshtë paradoksale ajo që ka ndodhur te AZ Alkmaar. Klubi holandez njoftoi shkarkimin e trajnerit Gertjan Verbeek, edhe pse skuadra e tij mundi në takimin e fundit 2-1 PSV Eindhoven, që është edhe ekipi lider në Eredivisie me 2 pikë më shumë. Për teknikun 51-vjeçar, i ardhur në AFAS Stadion 3 vjet më parë, rezultatet pozitive duket se nuk janë të mjaftueshme për drejtuesit e AZ, të cilët përmes një njoftimi për mediat, dhanë shpjegimet për këtë divorc krejt të papritur.Në deklaratë thuhet se mungesa e lidhjes së fortë mes trajnerit dhe lojtarëve, si dhe e besimit mes tyre përbëjnë shkakun kryesor për t’i dhënë fund këtij bashkëpunimi. Verbeek, kontrata e të cilit skadonte në 2015-ën, e nisi karrierën si trajner 12 vjet më parë te Heracles dhe rezultatet e mira atje e çuan më pas drejt Heerenveen. Ish mbrojtësi holandez ka qënë edhe në pankinën e Feyenoord, por edhe në këtë skuadër qëndrimi i tij zgjati disa muaj. Emërimi te AZ u bë pas një aventure të dytë impresionuese te Heracles, ndërkohë që tani Verbeek duhet të nisë kërkimet për një skuadër të re.
Posted on: Sun, 29 Sep 2013 15:31:35 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015