Abdul Kadir Xhejlani (2/2) Të pavërtetat që janë shpikur për - TopicsExpress



          

Abdul Kadir Xhejlani (2/2) Të pavërtetat që janë shpikur për Abdul Kadir Xhejlanin: Ky dijetarë i dëvotshëm u sprovua nga shumë njerëz, në veçanti pasues të tarikateve sufiste, që për të shpikën shumë të pavërteta që nuk i pranon as logjika e shëndoshë e as feja. Disa sufitë të lindjës pohonin se Abdul Kadiri drejton me gjithësinë, e quanin me emrat Kutb (etimologjikisht guri i mullirit, tek sufitë “koka e burrave” dhe “evlijau më i madh”) dhe Gauth (kutbi i ndihmës tek sufitët), ekzagjerimi në lavdrata, i atribonin shumë nga praktikave sufite që nuk kan bazë, mendonin se nëse emri i tij shkruhet në qefinin e ndonjë të vdekurit nuk do ta djeg zjarri i xhehennemit dhe kështu me rradhë… Shumë nga këto pohime që i mvishen Abdul Kadir-it nuk janë të vërteta dhe janë transmetuar në libra që nuk munden të mirren për bazë sikur poezitë e ndryshme (si për shembull poezitë e Abdur Rahim El Ber’i në divanin e tij në të cilin e cilëson si Kutb, Gavth dhe zëvendës i të Zgjedhurit (Muhammedit) në tokë) si dhe libri i Ebul Hasen Esh Shetnufi që është plotë gënjeshtra dhe shpifje. Ibën Rexhebi, rahimehull-llah, thotë: “Tregimet mbi vlerat e shejh Abdul Kadir-it në një libër prej tre vëllime i tuboi Ebul Hasen Esh Shetnufi në të cilin tuboi gjëra katastrofale dhe të pavërteta. Mjafton që njeriu të quhet si gënjeshtar nese e flet atë që e ka dëgjuar. Në këtë libër kam parë gjëra që nuk i pranon zemra ime e as që mundem të mbështetem në të. Për këtë shkak unë transmetoi gjëra që janë të njohura dhe që janë përmendur në librat e tjera sepse libri në fjalë është plotë pretendime dhe fjalë të kota që nuk munden as të numërohen dhe që nuk lejohet t’i mveshen Abdul Kadir-it, All-llahu e mëshiroftë. Pastaj dëgjova prej El Kemal Xha’fer El Edfuni i cili më tha se edhe vetë Esh Shetnufi ka qenë i akuzuar për shumë gjëra që i ka përmendur në librin në fjalë.” Musibeti më i madh tek sufitë është mos dallimi mes transmetimet e saktë dha ata që janë shpikur, mes të vërtetës dhe të kotës dhe fakti se shuma nga besimet e tyre i mbështesin në ëndra, zbulime shpirtërore (mukashefat), zëra që i dëgjojnë (el hevatif) dhe hadithe të shpikura. Shpëtimi nga këtyre gjërave është në pasimin e sunnetit që është transmetuar në mënyrë të besueshmë prej transmetusve besnik që i dallojnë hadithet e saktë prej atyre që nuk janë të saktë që nuk janë ithtarë të ndonjë bidatit dhe nuk janë të dhënë pas pasioneve të tyre. Ibën Tejmijje, rahimehull-llah, thotë: Sa i përket imamëve sufitë dhe të njohurve prej të parëve të tyre sikur Xhunejd ibën Muhammed dhe Abdul Kadir, ata ishin njerëz që më shumë se tjerët zbatonin ligjin e All-llahut, urdhëresat dhe ndalesat e Tij, porositnin të pasohet ajo që e ka caktuar All-llahur dhe alarmonin nga mosrespektimi i ligjit të All-llahut… Libri i Abdul Kadir-it koncentrohet në potencimin e detyrave, largimin prej ndalesave dhe durimin gjatë sprovave… (El Fetava, vëll. 8, fq.366) Abdur Rahman ibën Hasen në librin e tij “Keshfu ma elkahu iblis minel behrexh vet telbis” thotë: “Në këto gjëra të ndaluara hyjnë edhe veprimet që i bëjnë disa irakianë, banorë të Magribit dhe bregdetit që ndëruan pallatë mbi varrin e Abdul Kadir-it dhe që ndërtuan ndërtesa të posaçme në shumë vende ku adhurohet Abdul Kadiri, ku i drejtohen lutje për ndihmë dhe largimin e brengave. Shumë prej tyre besojnë se ai prej së largu i dëgjon lutjet e tyre dhe u përgjigjet atyre që e lusin… Me këto vepra ata i përshkruan atij cilësi që si ka askush përpos All-llahut dhe po të ishte kjo e lejuar përparësi do të kishin ata që mijëra herë janë më të mirë se Abdul Kadiri sikur katër halifet e drejtë, as’habët e parë që e pranuan Islamin, imamët e dalluar me dëvotshmëri… Ibën Tejmijje: Të parët e zahidave sikur… në mesin e të cilëve është edhe Abdul Kadir Xhejlani nuk lejonin që nxënësi i tyre të del prej suazave të sheriatit edhe atëherë kur ju ndodhin keramete sikurse fluturimi … Nga vërejtjet që munden t’i drejtohen Xhejlanit janë: Përdorja e haditheve të dobët dhe të shpikurë në librat e tij “Futuhul Gajb” dhe “El Gunje li Talibi Et Tarik El Hakk” Mospërkufizimi me metodologjinë e të parëve tanë të mirë në adhurim dhe promovimi i izolimit në shkretëtirë, që nuk ka qenë traditë e zahidave të selefit.
Posted on: Tue, 02 Jul 2013 16:14:27 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015