Agjerimi dhe miresite e tij ndaj trupit te njeriut Tani do ti - TopicsExpress



          

Agjerimi dhe miresite e tij ndaj trupit te njeriut Tani do ti themi disa fjalë për mëlçinë-“laboratorin qendror të organizmit”. Mëlçia ka detyrën që të gjitha helmet e futura në organizëm t’i detoksoj, pra t’i shnderroj në komponime të padëmshme kimike.Çdo sëmundje pak më e rëndë e mëlçisë përfundon me vdekje, jo drejtpërsëdrejti pse humbet ky organ, por tërthorazi ngase në organizëm grumbullohen helmet e forta që shumë shpejtë shkaktojnë vdekjen. Mëlçia është një nga organet më të ngarkuara në tërësi, dhe kurr nuk “pushon” ngase duhet menjanuar bile edhe ato helme që futen me frymëmarrje. Andaj çdo agjërim është pushim në kuptim bukfal të fjalës për mëlçinë, dhe jo vetëm aq, agjërimi më i gjatë, mundëson përtëritjen më të shpejtë dhe më të lehtë të mëlçisë. E gjithë kjo tregon se agjërimi, jo vetëm se zvoglon mjaft rrezikun e shfaqjes së shumë sëmundjeve vdekjeprurëse, por ndihmon që organizmi, në segmente të veçanta të tij të “përtërihen”. Dihet se me anë të urisë shtresat yndyrore në ind zvoglohen, por më pak dihet se me uri “shkrihen”edhe ato shtresa të yndyrës,që gjenden në brendi të enëve të gjakut, pikërisht ato shtresa, që sjellin deri te infarkti i zemrës, pastaj shfaqjes së arteriosklerozës, si dhe shpejtimit të vjetërsimit (plakjes) . Meqë agjërimin e trajtuam vetëm nga ana medicinale, përkatësisht kohën e Ramazanit, duhet të konstatojmë se çdo njeri duhet të agjëroj Ramazanin. Këtë duhet ta bëjë vetëm për All-llahun e pastaj çfarë e mirë që vjen prej All-llahut xh.sh. është e mirëseardhur.
Posted on: Wed, 10 Jul 2013 08:22:03 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015