Agjerimi neser apo t`merkuren "Sqarim reth agjërimit nesër, - TopicsExpress



          

Agjerimi neser apo t`merkuren "Sqarim reth agjërimit nesër, ditën e martë". Sonte muslimanët që praktikojnë urdhërin e Muhammedit صلى الله عليه و سلم për të shikuar Hënen e re kanë shikuar dhe nuk e kanë vërejtur kështu që vendet e tyre nesër nuk do të agjërojnë por do të fillojnë agjërimin nga dita e mërkurë. Udhëheqësit muslimanë të vendeve tona për fat të keq nuk i janë bindur këtij urdhëri profetik por kanë marrë për bazë llogaritjen astronomike që është në kundërshtim me urdhërin e Muhammedit صلى الله عليه و سلم dhe kundër Ixhmasë së ulemave se llogaritja astronomike nuk merret për bazë për llogaritjen e hyrjes së muajve Hixhrij. Çka të bëjmë ne tani? Ne duhet të agjërojmë dhe të bëjmë Bajram atëherë kur bëjnë muslimanët e vendit tonë kjo është fetwaja e Imam Albanit rahimehullah e bazuar ne Hadithin e Muhammedit صلى الله عليه و سلم se agjërimi është atë ditë kur të agjërojnë muslimanët dhe Bajrami është atë ditë kur të bëjnë Bajram muslimanët, porse gjunahin e kanë në qafë ata që janë në krye të muslimanve tonë dhe nuk e bëjnë bazë shikimin e hënës për fillim e dalje të muajit Hixhrij.
Posted on: Mon, 08 Jul 2013 22:15:13 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015