Agjërimi në ditën e ashures është sunnet. Veçse profeti ynë - TopicsExpress



          

Agjërimi në ditën e ashures është sunnet. Veçse profeti ynë i nderuar, për të mos u ngjarë hebrenjve, na këshillon që së bashku me ditën e dhjetë të Muharremit, të agjërohet edhe dita e nëntë apo e njëmbëdhjetë, ose të agjërohen tri ditë të njëpasnjëshme. I dërguari i Allahut (alejhis-selam) në një thënie të tij thotë : “Dallohuni nga tradita e hebrenjve, duke agjëruar një ditë përpara dhe ditën pasuese nga dita e ashures.” {Buhariu} Ndërsa në vitin e fundit të jetës së tij ka thënë : “Nëse jetoj edhe vitin që vjen, do të agjëroj ditën e nëntë dhe të dhjetë të ashures.” {Muslimi, Ebu Daudi} Ndërsa Kutade transmeton se sahabët e kanë pyetur Profetin (alejhis-selam) për agjërimin e ditës së Ashures dhe ai u ka thënë : “Agjërimi ditës së Ashures i shlyen gjynahet e vitit të kaluar.” (Muslimi) #Arbeni
Posted on: Wed, 13 Nov 2013 19:00:26 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015