Agresiviteti Njerëzor dhe Psikologjia Ligjore - TopicsExpress



          

Agresiviteti Njerëzor dhe Psikologjia Ligjore (Kriminologjia-Psikologjia sociale-stigmatizimi) Teoritë kriminologjike të sjelljes kriminale. Disa kuptime bazë rreth agresivitetit. Agresiviteti, stigmat dhe dhuna në shoqëri. 1. Teoritë kriminologjike Të sjelljes kriminale. Gjatë gjithë historisë së shoqërisë njerëzore ka pasur një vëmendje të veçantë dhe çështja e formimit të natyrës apo shfaqjes së sjelljes kriminale në qeniet humane. Kështu, ndonëse ende psikologji e viktimave mund të mos jetë një fushë e eksplouar sa dhe si duhet, përkundrazi, nuk mund të thuhet e njëjta gjë edhe për psikologjinë e krimit. Ndër shekuj njerëzit janë përpjekur të kuptojnë si funksionin një “mendje kriminale”, ç‘e bën njeriun kriminel, a ka kriminaliteti ndonjë shkak të veçantë dhe nëse po, a mundet që ky shkak të eliminohet dhe, për pasojë, kriminaliteti të parandalohet? Shohim në vazhdim pesë shpjegime teorike, që “rreken” t’u japin një lloj përgjigje pyetjeve të mësipërme: Së pari shohim pozitivizimin biologjik. Gjatë shek. 19 ekzistonte ideja se kriminaliteti ishte diçka thelbësore në natyrën e individëve të caktuar, pra ai nuk ishte rezultat i faktorëve socialë ose pabarazisë sociale, por, posaçërisht, produkt i inferioritetit biologjik të individit të veçantë. Një teori e tillë u themelua nga Çezare Lombrozo, që u bë i njohur sidomos me nocionin e “kriminelit atavistik”, të cilët përmbanin elemente që nuk kishin evoluar siç duhet. Kjo bëri që krimineli të shihej sikur lindte i tillë, për shkak se kishte mbetur në një stad më të hershëm zhvillimi se sa çmenduria moderne. Në fakt, nocioni i atavizmit ishte sugjeruar më parë nga Çarl Darvini, sipas të cilit, tek një lloj i caktuar njerëzish, disa nga dispozitat më të këqija, pa ndonjë shkak të caktuar, shfaqeshin në hierarkinë gjenealogjike të familjes. Ato mund të jenë një kthim mbrapa, në një stadet më të egra, nga i cili normalisht, kemi lëvizur prej disa brezash. Në këtë sfond teorik, Lombrozo pretendonte se kish zbuluar sekretin e kriminalitetit. Ai besonte se karakteret atavisitike të kriminelit ishin një formë që mund të njihej mbi bazën e disa karakteristikave të veçanta, ku mes të tjerash ai përfshinte daljen anormale të dhëmbëve, thithka të mëdha të gjoksit, gishtat e mëdhenj të këmbëve, apo gishta të tepërt, veshë të mëdhenj, defektet në sy dhe asimetri të tyre. Në testim e sipër Lombrozo krahasoi një grup kriminelësh të njohur të kohës me një grup ushtarësh dhe gjeti ndryshime domethënëse në secilën nga këto karakteristika. Së bashku me darvinizmin, teoria e Lombrozos mbajti një peshë të madhe shpjeguese për kohën, megjithëse u përball fort me kriticizmin e kohës dhe trysnisë për të hequr dorë nga studimet e tij. Por, në përgjithësi, ideja më e përhapur për kohën ishte se kriminaliteti përfaqësonte veçse një anomali fizike dhe biologjike, megjithëse teoricienë të ndryshëm i janë rikthyer kësaj ideje edhe në kohët e më vonshme. Fjala “kriminel”, në këtë vështrim përfaqësonte thjeshtë një etiketim i vendosur për një sjellje që dilte tej “mureve” të pranimit dhe pikërisht kjo sjellje devijante u bë objekt studimi. Së dyti janë teoritë e personalitetit me përfaqësues kryesor Aisenk-u (Eysenck), sipas të cilit krimi mund të shpjegohet përmes kombinimit të faktorëve biologjikë dhe atyre individualë, të cilat, sipas tij, udhëheqin drejt paaftësisë individuale apo dështimit të përpjekjeve për të ndjekur rregullat. Sipas Aisenk-ut ka disa tipa personaliteti që priren drejt krimit, ai i karakterizon ata si “nurotikë ekstraversë”, duke u përjashtuar atyre mundësinë e pranimit për të ndjekur rregullat thelbësore të sjelljes. Ata janë impulsivë, dhe priren drejt sjelljeve antisociale. Midis tyre veçohen psikotikët, tipar dallues i personalitetit të të cilëve është sjellja agresive dhe jo personale, e lidhur me tendencat kriminale. Së treti janë teoritë psikoanalitike. Kjo shkollë thekson tendencën e pavetëdijshme të fëmijëve të motivuar nga kënaqësia e sëmundjeve dhe impulsive vet shkatërruese. Kështu shpjegohen edhe sjelljet kriminale të të rriturve, të trashëguara nga fëmijëria. Ideja është që fëmija, normalisht, shoqërizohet duke u distancuar nga disa sjellje impulsive dhe në këtë proces ata bëjnë edhe zhvillimin e subkoshiencës së tyre. Suksesi i shoqërizimit varet nga suksesi i marrëdhënieve prind-fëmijë dhe nëse krijohet ndonjë “çarje” mes tyre, atëherë superegoja e fëmijës mund të mos zhvillohet plotësisht, duke mos funksionuar si duhet për kontrollin e impulsive antisociale. Një “çarje” e tillë mund të rezultojë me mungesën e ndjenjës së fajit, gjë që inkurajon vazhdimisht avancimin në sjelljet deviante. Një shpjegim tjetër për sjelljet deviante, që shihet edhe si nën çështje e teorisë psikoanaliste, sugjeron se “çarja” e lidhjes prind-fëmijë në vitet e hershme të jetës mund të çojë në sjellje deviante të vonuara. Kështu, fëmija ruan më vonë një paaftësi për zhvillim të marrëdhënieve të qëndrueshme, të plotësuara dhe domethënëse. Por, një nga kritikat e saj kundërshton pretendimin e kësaj teorie, sipas të cilit femrat kanë një zhvillim më të pakët të superegos, krahasuar me meshkujt. Nëse kjo do ishte e vërtetë atëherë do ndodhte që femrat të kryenin më shumë krime se meshkujt, por të dhënat kurdoherë kanë treguar të kundërtën Së katërti teoria e të mësuarit social. Megjithëse teoritë psikosanalitike njihen për përdorimin e tyre të gjerë, shpjegimet e saj rreth konflikteve të pa ndërgjegjshme të fëmijërisë, nuk kanë rezultuar gjithnjë të suksesshëm për shpjegimin e sjelljes kriminale. Teoria sociale e të mësuarit e identifikon këtë sjellje si një fenomen të mësuar, ose si një dështim në procesin e shoqërizimit, që drejton sjelljen humane. Kështu, individi që mëson sjelljet e papërshtatshme, sipas kësaj teorie, i shoqëron këto me frikë dhe ankth, por tek e fundit, procesi i përvetësimit të sjelljes kriminale nuk ndryshon nga të mësuarit e sjelljeve të tjera. Kjo ilustrohet më së miri me “teorinë e shoqërizimit të diferencuar”. Ajo thekson që sjellja kriminale është e mësuar, sidomos, gjatë shoqërizimit me njerëzit e tjerë. Madje, pjesa më e madhe e këtij lloj të mësuari realizohet brenda grupeve të mbyllura, ku përfshihen teknikat e orientimit kriminal jashtë këtyre mjediseve, teknika këto që rezultojnë të efektshme në qëndrimet e specifikuara dhe ndihmojnë në drejtim të kryerjes së veprave kriminale. Përvojat përmes të cilave mësohen sjelljet, pra edhe ato kriminale, ose shoqërimi i diferencuar, ndryshojnë tek nga individi në individ, si nga rëndësia dhe frekuenca e efektivitetit të tyre. Teoria sociale e të mësuarit argumenton, gjithashtu, se karakteret që përfshihen në sjellje kriminale kanë forcë sociale të spikatur që, jo vetëm i motivon për këto sjellje, por prek dhe sjellje e besime të tjera. Po kështu, kjo teori vë në dukje rolin e shpërblimit dhe dënimit, duke shfaqur konsiderata për të mësuarin përmes imitimit ose vëzhgimit të sjelljes së të tjerëve Së pesti biokimia dhe neurologjia. Nga fusha e biokimisë funksionojnë një numër teorish dhe idesh të ndryshme, që përpiqe të sjellin argumente për origjinën biokimike të sjelljes kriminale. Kërkimet e sotme, megjithëse jo në formë përfundimtare, kanë treguar se shtysa të sjelljeve kriminale janë edhe faktorët biokimikë dhe neurologjikë. Kushte të tilla, si alergjia ose shqetësimet neurologjike, dietat dhe hipoglicemia, mund të konsiderohen si faktorë me ndikim në funksionin e trurit dhe ky i fundit, me kontribute sinjifikative në sjelljet kriminale. 2. Disa kuptime bazë rreth agresivitetit. Çdo ditë njerëzit janë të ekspozuar ndaj rrezikut të agresivitetit si viktima, apo dëshmitarë të një dhune, qoftë dhe si dëshmitarë të asaj që servirin rëndomë gazetat, radiot dhe TV. Sa më e bujshme të jetë ngjarja aq më shumë pyesim veten: pse ndodhi, ç‘i shtyn këta njerëz të fyejnë, të kërcënojnë, të rrahin, torturojnë ose vrasin tjetrin? Nuk është thjeshtë kurioziteti, por ne kërkojmë të zbulojmë shkaqet, ngaqë mendojmë se kështu mund të kontrollojmë ose parandalojmë sjelljet agresive. Dhe në fakt, me nuhatje ose me parandjenjë, njerëzit janë në gjendje të dallojnë sjelljen agresive, nga ato që nuk janë të tilla. Psikologët socialë janë në kërkim të një përkufizimi për agresivitetin, i cili të mundësojë dallimin e qartë të tij nga veprimet që nuk janë agresive. Një përkufizim i tillë që i përafrohet këtij qëllimi do i quante sjelljet agresive si veprime që iniciohen nga qëllime paraprake për të dëmtuar ose fyer një person tjetër. Komponentët përbërës të këtij përkufizimi, sipas Berkowirz 1981, janë veprimi-qëllim-dëmtimi/fyerja. Kështu, veprimi duhet sepse, bie fjala, kur dikush ndjen urrejtje ndërsa mendon për padronin, ose fantazon si të vrasë kundërshtarin e tij, ende nuk është arritur në nivelin e sjelljes agresive. Edhe qëllimi gjithashtu duhet të jetë prezent, sepse ne do quajmë agresivë jo të gjithë ata që na shkaktojnë dëm, por vetëm kur kanë si qëllim një gjë të tillë. P.sh., dentisti, ose kalimtari që na pengon pa dashje, megjithëse na shkaktojnë dhimbje, nuk janë agresivë. Agresiviteti nuk ndodh aksidentalisht, por gjithnjë është i qëllimshëm. Sa për fyerjen ose dëmtimin, si element i përkufizimit më sipër, mund të themi se, nëse të ndihmuarit e tjetrit është një veprim pro social, agresiviteti merret si veprim antisocial, sepse e dëmton ose e fyen tjetrin. Kjo mund të përfshijë dëmtime fizike, kur dikush sulmohet, dhunohet, ose vritet, si dhe fyerje ose dëmtime psikologjike, kur dikush kërcënohet, izolohet ose dëbohet. Por janë dhe reagimet e viktimave ato që ndikojnë në ndarjen e sjelljes agresive nga ajo që s’është e tillë. Kështu, nëse dikush kënaqet nga dhimbja, atëherë ky mazohist nuk është objekt i agresivitetit. Vetëm kur viktima përfshihet pa dëshirë në një ndërveprim që shkakton dëmtim (dhimbje fizike ose psikike) dhe përpiqet t’u shmanget pasojave, vetëm atëherë kemi veprime agresive ndaj tij. Në këtë kontekst, mund të themi se veprime agresive kryhen jo vetëm ai që sulmon por edhe personi që mbrohet ose mbron të tjerët, sepse veprime të tilla i përmbajnë të tre elementet e sjelljes agresive. Tipat e agresivitetit janë irritues, instrumentale, legjitime/ilegjitime dhe tipi i dhunës. I shohim me radhë këto katër tipa: I pari, tipi irritues ka të bëjë me rastet kur ai nxitet nga zemërimi dhe stresi, p.sh., një lojtar që po humb lojën s’e kontrollon dot veten dhe e qëllon kundërshtarin. Kjo quhet agresivitet irritues ose zemërim impulsiv. I dyti, instrumental, është atëherë kur lojtari vepron me qëllim paraprak për të dëmtuar kundërshtarin, duke instrumentalizuar agresivitetin. I treti është agresiviteti legjitim, p.sh., kur polici godet kriminelin, ose viktima kundërvepron për t’u mbrojtur, etj., Sipas përkufizimit edhe këto janë sjellje agresive se kanë qëllim dëmtimin E tjetrit, por janë dhe legjitime, pra të pranuara ligjërisht, pasi kushtëzohen nga roli që kanë dhe nevoja për t’u mbrojtur nga situata e rrezikshme. e katërta është dhuna si tip ose formë e agresivitetit që ndryshon në vartësi të situatës. Kështu, p.sh., spektatorët shtyjnë në stadium, nëna tërheq me forcë djalin që “i mbeten sytë” tek vitrina e dyqanit të ëmbëlsirave etj. Këto janë forma të zakonshme dhune të jetës sociale, por që mbeten jashtë “kufijve” të përkufizimit më sipër për agresivitetin. Megjithatë, ndërveprimi social përfshin një larmi veprimesh më të dhunshme, p.sh., dhunën kriminale, që konsiston në kryerjen e veprimeve të dëmshme e të paligjshme, si rrahje, dhunim, vrasje, vetëvrasje etj. Kohët e fundit opinioni i gjerë shoqëror është bërë tepër i ndjeshëm edhe ndaj dhunës në familje, si abuzimet me fëmijët, dhuna bashkëshortore, etj. Një formë tjetër është dhuna kolektive e kryer nga grupe të caktuara si gangsterët, vjedhësit, etj, dhunë që, në disa raste, merr forma të organizuara, skajore, deri në luftëra të një shteti ndaj integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë politike të një shteti tjetër. Vëzhgimet tregojnë se prirja e sotme në botë është rritja e numri të dhunimeve dhe krimeve. Një pikëpamje të origjinës, historia tregon se njeriu lind dhe vdes së bashku me agresivitetin. Llogariten rreth 5600 luftëra të zhvilluara vitet e fundit, mesatarisht 2,6 luftëra botërore në vit, me një total prej 14.500 luftërash gjatë gjithë historisë së njerëzimit. Ndërsa nga viti 1820-1945 janë vrarë nga dhuna rreth 56 milion njerëz. Lind pyetja, pse njerëzit të jenë agresivë? Përgjigjet janë dhënë kryesisht në dy mënyra: e para me përfaqësues T. Hobsin E shek XVII që argumenton se njerëzit janë krijesa natyrore vicioze, që ai i quante “home lupus” = njeriu-ujk. Ai besonte që ne do e vrisnim shumë shpejt njeri tjetrin nëse nuk na frenon civilizimi. e dyta, mbështetet në teorinë e Xh. Lokut të “fabula rasa”, sipas të cilit ne lindim me një mendje të papërpunuar, ku mund të “shkruhet” apo të futet çdo gjë. Pra, që nga lindja, njeriu është si një pllakë dylli ku përvoja le përshtypjet e saj, pra mësohemi të bëhemi dhe agresorë. 2.1 Teoritë mbi agresivitetin njerëzor. Mbi bazën e këtyre dy drejtimeve filozofike janë zhvilluar edhe shumë teori për shpjegimin e agresivitetit. Shohim, në vazhdim ato më kryesoret. Së pari modeli psikoanalitik i Z. Frojdit. Sipas këtij modeli, tek njeriu ekziston ndjenja e armiqësisë që buron nga forcat dinamike psikologjike, të ardhura nga pavetëdija. Ajo është një pjesë e mendje që drejton aktivisht veprime dhe mendime, por që mbetet e fshehur nga ndjesitë e vetëdijes. Frojdi mendonte se ka shumë instinkte të lidhura me pavetëdije, por dy janë më të rëndësishmet: erosi & thanatosi. I pari i shtyn njerëzit drejt kënaqësisë fizike, siç është seksi, ndërsa i dyti, është instinkt i vdekjes që shtyn drejt shkatërrimit e dhunës. Kështu, del që agresiviteti të jetë pasojë e një lloj armiqësie të thellë që kanë njerëzit, qysh në fillimet e jetës së tyre, ndaj autoritetit. Prandaj, kur të tjerat na thonë të bëjmë diçka, na duket se ata synojnë të na kontrollojnë dhe të na imponohen, çka na shtyn t’u rezistojmë përmes sjelljeve agresive, ndoshta me, por jo rrallë edhe pa vetëdije. Forjdi e shpjegon këtë lloj armiqësie me përvojën e fëmijërisë që përfshin marrëdhëniet me prindërit tanë (Frojd 1961). Ai i mendon impulset armiqësore me terma hidraulike, pra agresiviteti ngjitet në pavetëdije, sikundër dhe rrymat e ujit (ose avujve të nxehtë) në një kaldajë. Kur kjo “rrymë psikologjike” është me tepricë, atëherë dhe presioni në sistem do rritet, duke shkaktuar çrregullime psikologjike. Prandaj njerëzit e shëndetshëm dhe normalë e shkarkojnë këtë lloj instinkti agresiv nëpërmjet procesit që Frojdi e quan katharsis, një rrugë e së cilës është agresiviteti i hapur. Shtysat agresive çlirohen sikundër çlirohen edhe energjitë seksuale të grumbulluara, pra tensioni seksual çlirohet përmes agresivitetit në fjalë. Sipas Frojdit, edhe sjellja agresive që rrjedh nga energjitë shkatërruese e pakëson tensionin e krijuar. Kur ai drejtohet jashtë vetes, katharsisi përfshin dëmtime të të tjerëve, kur orientohet ndaj vetes sjell dëmtime të saj, përmes depresionit, vetëvrasjes, mazohizmit etj. Por instinktet agresive mund të zhvendosen ose ridrejtohen edhe në kanale më të pranueshme, p.sh., në nivel të pavetëdijshëm mund të jemi zemëruar me profesorin ose shefin, por nuk e shprehim këtë armiqësi duke i sulmuar ata verbalisht ose fizikisht. Ne e zhvendosim armiqësinë tek një person i afërt, ku nuk humbasim shumë me anë të kësaj sjellje, si p.sh., një i dashur , babai, nëna, shoku etj. Frojdi mendon se pa këtë zhvendosje dhe pa vetëkontroll, ne do ishin qenie shumë më të dhunshme nga sa jemi në fakt. Së dyti perspektiva etologjike. Frojdi i shpjegon veprimet e dhunshme me impulset agresive të pavetëdijshme, por etologjia, një degë e biologjisë, studion posaçërisht sjelljen e kafshëve në mjedisin e tyre natyror, duke ofruar një tjetër perspektive interesante për shpjegimin e agresivitetit. Kur zogjtë ndërtojnë fole, rosat ndjekin nënë e tyre, macja ha miun etj, të gjitha këto veprojnë sipas një rregulli që kushtëzohet nga sinjalet e mjedisit. Sipas Konrad Lorenc (1966) shumë sjellje, përfshi dhe ato agresive, janë instiktive. Sikundër dhe Frojdi, ai mendon që instinktet e agresivitetit grumbullohen tek njerëzit, sikundër edhe tek kafshët. Ato çlirohen kur presioni rritet shumë, veçse janë ngacmimet e mjedisit ato që ndikojnë në këtë “çlirim energjish”, p.sh., dhunimi i territorit apo i shtëpisë, dëmtimi i makinës apo futja në oborrin e shtëpisë, ndoshta do të mjaftonin për të çliruar agresivitet njerëzor. Pyetja e natyrshme që lind në kontekstin e këtij shpjegimi është se pse disa kafshë janë programuar gjenetikisht të jenë agresive? Etologët mendojë se ky është një reagim i lartë adaptues në shumë specie. Pra, kafshët më të forta dhe më agresive, zënë pozitën më të lartë në hierarkinë e grupit. Aftësitë e tyre për të kontrolluar ushqimin, ujin, strehimin, territorin dhe partnerët, u shton shanset për të mbijetuar. Gjithashtu agresiviteti parandalon dhe mbipopullimin, duke ruajtur nivelin e rezervave natyrore të ushqimit dhe duke siguruar mbrojtjen e të vegjëlve. Lorenc mendon se seleksionimi natyral do sillte shuarjen e të gjitha specieve agresive, nëse ai do të ishte i dëmshëm. Por, prania tepër e shpeshtë e agresivitetit në botën e kafshëve, dëshmon për vlerën përshtatëse të tij. Por, duke qenë shumë i zhvilluar, agresiviteti i kafshëve nuk shkon në ekstrem, sepse kështu edhe vetë speciet me mbijetesë më të madhe do kërcënoheshin nëse do vriteshin shumë anëtarë të specieve të tjera më pak ose aspak agresive, të cilat janë preja e tyre. Prandaj Lorenc propozon idenë e ekzistencës së një lloj frenimi instiktiv ndaj vrasjes. Ai vëzhgoi që betejat më agresive në botën e kafshëve marrin fund kur njëri prej “luftëtarëve e le atë”, apo kur jep shenja të një nënshtrimi ndaj fituesit. Ndërsa njerëzit, përkundrazi, tentojnë ta humbasin këtë frenim instiktiv ndaj vrasjes. Të parët tanë, ndoshta kanë qenë krijesa relativisht dëmprurëse, por ato e humbën forcën e tyre brutale, dhëmbët e mëdhenj dhe kthetrat e forta, që u duheshin për të vrarë. Kështu që betejat mes njerëzve primitivë rrallë përfundonin me vdekje, prandaj frenimi instinkti i vrasjes ishte i domosdoshme për vazhdimësinë e llojit. Mirëpo, kur njeriu zbuloi armën, aftësia për të vrarë në distancë e zëvendësoi aftësinë për të reaguar instinktivisht ndaj ngacmuesve që shkaktojnë agresivitet. Si pasojë, ne u bëmë kafsha e vetme që vret sistematikisht anëtarët e tjerë të species së vet. Identifikuar J@mes The World Is Yours Administrator Qytetar/e Nderi Jo Ne Linje Gjinia: Postime: 2790 7373.00 Kredite View Inventory Send Money to J@mes Agresiviteti Njerëzor dhe Psikologjia Ligjore « Pergjigje #1 : Qershor 11, 2010, 04:30:42 PD » Së treti perspektiva socio biologjike. Kuptimi i saj mbi agresivitetin jepet përmes një vëzhgimi klasik nga Barash 1976: “Kur mashkulli i një shpendi grabitqar kthehet në fole dhe gjen një mashkull tjetër, pranë partneres së vet që po ngroh vezët, si bashkëshorti xheloz, sulmon shpendin kërcënues, por sulmon edhe femrën e vet”. Etologët kanë vështirësi për shpjegimin e këtij lloj reagimi tek shpendi-mashkull, pasi nuk mund të specifikohet faktori mjedisor që të frenojë agresivitetin në këtë rast. Socio biologët ofrojnë një shpjegim tjetër, që ndërtohet sa mbi bazën e teorisë së evolucionit të qenieve të gjalla, aq edhe mbi konceptin e mbijetesës, bazuar në përshtatjen e individit më të fortë dhe më agresiv, ashtu sikundër e kuptonin këtë çështje dhe etologët. Por ato ndryshojnë në konceptin e përshtatshmërisë. Etologët supozojnë se kafsha e përshtatur është edhe ajo që mbijeton, ndërsa socio biologët mendojnë se kafsha që përshtatet është ajo që trashëgon dhe gjenet e veta tek brezat pasardhëse. Pra qëllimi final i kafshës nuk është dhe aq mbijetesa personale, por mbijetesa e gjeneve të tyre. Suksesi shtazor në arritjen e këtij qëllimi njihet si përshtatshmëri inkuizitive. Pra, agresiviteti mendohet si një veprim situativisht specifik që maksimalizon përshtatshmërinë inkuizitive të kafshës, prandaj socio biologët thonë që shpendi-mashkull në vëzhgimin e Barash, sulmoi rivalin e vet ngaqë e shihte si kërcënim për përshtatshmërinë e vet gjenetike. Por ai do sulmonte, siç e sulmoi, edhe femrën vetëm nëse tradhtia e saj do kërcënonte potencialet e tij riprodhuese. Pra, nëse incidenti do të ndodhte para se ajo të bënte vezët, sulmi do ishin intensive ngaqë synonte të ruante femrën mos ia merrnin nga foleja, dhe nëse nuk ekzistonte ndonjë rrezik ngaqë ajo tashmë i kish bërë vezët, atëherë mashkulli nuk do të sulmonte. Kështu, socio biologët refuzojnë nocionin e instinktit unik të grindjes së shfaqur automatikisht nga sinjalet e mjedisit. Ata ngrenë hipotezën që njerëzit sillen në mënyrë agresive në disa situata, sepse dhuna dhe armiqësia janë ato që shtyjnë përshtatshmërinë tonë instiktive, çka duket sidomos gjatë konkurrencës, e cila stimulon ndjeshëm agresivitetin tek njerëzit. Sipas Smith 1976, për mijëra vjet ne kemi jetuar në grupe të vogla që gjuanim dhe mblidhnim, së bashku, ushqim. Duke sulmuar rastësisht grupet fqinje, njerëzit fitonin territore, ushqim dhe partnerë të tjerë. Ngaqë qeniet më agresive, zakonisht, triumfonin mbi të tjerët, agresiviteti trajtohej si strategji e qëndrueshme evolucionare. Si pasojë, edhe njerëzit e ditëve tona shfaqin instinktivisht veprime agresive, kur vihen në garë për rezervat me vlerë. Së katërti trajtimi motivacional. Supozojmë se po kalojmë një ditë me probleme, p.sh., nuk kemi fjetur mire një natë më parë, jemi me vonesë në punë, na tërheq vëmendjen shefi dhe gati në shtyp makina në rrugë, ndërkohë që dëgjojmë një “lumë” të sharash nga shoferi. Në nervozizëm e sipër edhe ne shajmë dhe sillemi në mënyrë agresive. Psiko analistë, etologët dhe socio biologët e shpjegojnë këtë me instinktet tona agresive, ndërsa teoricienët e motivacionit besojnë se veprimet tona, në përgjithësi dhe ato agresivët në veçanti, nxiten nga faktorët e jashtëm-mjedisorë. Janë problemet e ditës ato që zgjojnë motivimin ose nxitjen, që na shtyn drejt veprimeve agresive, duke reaguar në mënyrë armiqësore. Analizat e parë në këtë drejtim u bënë nga Dollard & Miller, që mendonin se motivet agresive janë të ngjashme me instinktet tona biologjike, si p.sh., uria, etja, etj. Kjo ngaqë ne ndërmarrim veprime armiqësore për të zvogëluar motivin tona agresiv. Por ndërsa uria dhe etja drejtohen nga faktorë biologjikë, motivet agresive nxiten nga faktorë socialë të jashtëm. Pra, nëse një ditë jo e vështirë nuk do na motivonte të ishim agresivë, atëherë nuk do i shanim dhe nuk do i sulmonim të tjerët. (Dollard etj 1939 dhe Miller 1941) Ndërsa faktori qendror situativ që motivon agresivitetin është frustracioni. Kur kushtet e mjedisit të jashtëm pengojnë synimet për të arritur qëllimet tona-thonë këta autorë-atëherë do të frustrohemi. Kjo zgjon instinktin agresiv, që shprehet në dy mënyra sjellje, ose në formën e një sulmi mbi burimin e frustrimit ose në formë të agresivitetit të zhvendosur tek persona apo objekte të tjerë. Duke përmbledhur këtë teoritë frustracion-agresivitetit, Dollard thotë se “…sjellja agresive gjithnjë parakupton ekzistencën e frustracionit dhe e kundërta, ekzistenca e frustracionit gjithnjë çon në disa forma të agresivitetit.” (1939) Në modifikimit të kësaj hipoteze që iu bë me kohë theksohet se, jo gjithnjë dhe domosdoshmërisht frustrimi shtyn drejt agresivitetit. Pra, ndodh që mos veprojmë në mënyrë agresive, ngaqë mund të reagojmë edhe në mënyra të tjera, si p.sh., të biem në depresion, të frikësohemi, ose të shmangemi. Madje, ndodh që lidhja mes ngjarjeve të papëlqyera (frustruese) dhe agresivitetit të kushtëzohet edhe nga një numër faktorësh të tjerë. Pra, veç pranisë së shtysave situative që përcjellin agresivitetin, ndikon dhe niveli i përgjithshëm i ngacmushmërisë nervore, apo dhe faktorë të tillë si dhimbjet, temperatura ekstreme, zhurmat, izolimi, mbipopullimi, ndotja e mjedisit etj. Pra ka edhe faktorët të jashtëm pengues, me natyrë sociale, që gjithashtu motivojnë agresivitetin. Teoria e agresivitetin nga irritimi ose zemërimit pretendon që shumë kushte të papëlqyeshme, përfshi dhe rrethanat kërcënuese, përbëjnë një shkak për agresivitet. Pra, ngjarje të rrezikshme çojnë në një lloj zgjimi të lartë emocional, që shpesh quhet zemërim. Ky shërben si motiv që shtyn për veprime të mëtejshme agresive thotë Berkowitz 1983. Sipas tij, ngjarjet e pakëndshme, si p.sh., moszgjidhja e një ushtrimi, pengesat e krijuara nga subjektet e tjerë etj., zgjojnë një gatishmëri për të reaguar agresivisht. Por, mund të jenë edhe ngacmimet situative të pranishme para këtij zgjimi, të cilat kombinohet mes tyre dhe shndërrohen në veprime agresive. Masa e agresivitetit varet nga niveli i pakëndshëm i ngjarjes, si dhe nga prania e ngacmuesve situativë. Sipas Berkowiç & Geen, subjektet e frustruar dhe të penguar janë veçanërisht agresivë kur ngacmimet agresive janë të pranishme në një mjedis të caktuar. Në eksperimentet e veta Berkoëiç konfirmoi efektin e armës, si ngacmues situativ, duke argumentuar se “prania e armëve i bën njerëzit më agresive nga sa janë normalisht, pasi u kujton atyre se mund të vrasin”. Por edhe kur zgjimi ose ndjeshmëria jonë rrjedh vetëm nga faktorë që nuk kanë të bëjnë me zemërimin dhe armiqësinë, kjo mund të “ndezë përsëri zjarrin e agresivitetit”. Vëzhgimet kanë treguar se zhurmat e mëdha, temperaturat e larta, drogat, apo ilaçet, ushtrimet fizike dhe pjesë të caktuara muzikore mund të shtojnë agresivitetin. Por dhe zgjimi seksual, nganjëherë, shton agresivitetin. Megjithatë janë dy kushte të domosdoshme që ky eksitim të shndërrohet në ndodhi agresive: e para individi duhet të jetë i predispozuar për të kryer agresion dhe e dyta duhet që shkaku i vërtetë i zgjimit të jetë relativisht i paqartë, i dykuptimtë, pra mos kuptohet qartë burimi i nxitjes dhe stimulimit. Nga Zilleneman ky proces është quajtur transferim i eksitimit. Së pesti përmendim teorinë sociale të të mësuarit. Sipas saj, agresiviteti mësohet nga përvoja, mbasi gjatë jetës ne shpërblehemi nëse sillemi në këtë mënyrë. Fëmija më agresiv se të tjerët fiton lojën në garë me shokët, futbollisti i tillë, po ashtu vlerësohet më shumë nga trajneri, kolegët dhe spektatorët. Kjo bën që agresiviteti të shoqërohet nga një refleks i kushtëzuar, i cili ndodh më shpesh në të ardhmen. Ndër pskologët më të njohur të kësaj teorie përmendet Albert Bandura 1973, që përmes konceptit të refleksit të kushtëzuar parashikonte se njeriu bëhet agresiv kur sjellja e tij armiqësore kushtëzohet pozitivisht. Ai besonte se njeriu mund të mësojë duke vëzhguar, prandaj dhe dy fëmijë që zihen janë një model për fëmijën e tretë që i sheh ata. Po kështu edhe adoleshenti, para se të bëjë krim ka parë gangsterët ose rrugaçët e tjerë të qytetit, ka parë filma, televizion etj,. Kjo e shtyn të ndërmarrë veprime agresive, duke imituar veprimet e një personi tjetër, pra duke modeluar veprimet armiqësore. Bandura gjeti se ne preferojmë të imitojmë më tepër modelin që shpërblehet për agresivitetin e tij, se sa atë që dënohet për të. Kjo teori evidentoi rolin negativ të dhunës televizive në shoqëri, sidomos për moshat e reja. Megjithëse ka studiues që mendojnë se nuk është bindëse teoria e të mësuarit të agresivitetit në këtë mënyrë, por eksperimentet dhe përvoja jetësore e afirmojnë këtë gjë. Është vënë re që, në shumë raste veprimet agresive kopjohen gati në mënyrë të përpiktë nga modeli. Kështu, statistikat tregojnë që demonstrimi i krimeve të bujshme në TV dhe gazeta është shoqëruar me rritje të numrit të tyre në shoqëri. Kjo tregon se media mund të stimulojë ose stimulon agresivitetin. Argumenti bazë është se, pas dëgjuar vazhdimisht për vrasjet, aksidentet, dhunën, rrahjen etj., të ndodhura këto në rrugë, në punë, në shtëpi, në shkollë, aq më shumë edhe në TV, ku nuk mungojnë dhe efektet artistike, atëherë ndodh që ne të desensibilizohemi, të humbasim ndjeshmërinë humane ndaj dhunës në jetën reale. Kështu jo vetëm bëhemi më pak të predisponushëm për të ndihmuar viktimat reale, por dhe fiziologjikisht do të nxitemi më pak. Nëse një jashtë planetar do përpiqej të kuptonte qytetërimin tonë duke parë programet televizive dhe filmat, pa dyshim do mendonte se ne jemi agresivë, të dhunshëm, të sëmurë, egoistë, instiktivë dhe seksualë. Nga studimet e kryera del se sa më shumë të shihet televizori aq më i deformuar dhe i turbullt është perceptimi ynë për realitetin. Statistikat theksojnë, gjithashtu, edhe për lidhje të forta mes dhunës televizive dhe agresivitetit. Banduar zbuloi se fëmijët sillen në mënyrë më agresivë pasi kanë parë një dhunë televizive ose janë njohur me një përshkrim gazetaresk të saj. Dhuna ne TV duket të zvogëlojë dhe prekshmërinë (si ndjenjë) dhe ndjeshmërinë tonë ndaj dhunës reale në jetë, duke prishur dhe corrjentuar edhe perceptimet tona për botën. Së gjashti kemi modelet normative. Është vënë re se shpesh,e sporti dhe agresiviteti janë pranë njëra tjetrës, ndoshta ngaqë agresiviteti në sport ose në garat e tjerë, është një lloj norme, pra është e vijueshme dhe e lidhur logjikisht me standardet që rregullojnë sjelljet e pjesëmarrësve në to. Norma të tilla funksionojnë në shumë drejtime të aktivitetit jetësor, ndërsa llojet e tyre janë të larmishme në vartësi të situatave. Përmendim tre lloje normash kryesore, që lidhen me këtë çështje. Së pari norma e reciprocitetit. Gjatë procesit të shoqërizimit ne përpiqemi të kontrollojmë agresivitetin, por disa norma sociale e inkurajojnë atë, në situata të caktuara. Një standard i tillë është norma e reciprocitetit, që parakupton grindjen “flak-për-flakë”, ose aty për aty. Kështu, në një konflikt të zakonshëm rruga më e mirë për t’iu kundërvënë agresivitetit, shpesh do ishte sjellja po aq agresive. Eksperimentalisht, White & Gruber 1982 kanë zbuluar se Rruga më e lehtë për t’i bërë njerëzit agresorë është t’u japësh një shenjë agresiviteti. Së dyti janë norma e nevojshmërisë. Kështu, shpesh në grupe të caktuara shoqërore agresiviteti shërben si normë grupi. P.sh., adoleshentët sillen agresivisht për të fituar reputacion tek moshatarët, sepse kjo është normë grupi. Veprimet e tyre u kundërvihen normave të shoqërisë, por janë në vijueshmëri dhe logjike me normat unike të nevojshme për nëngrupet ku ata bëjnë pjesë Së treti norma e deindividualizimit. Shpesh njerëzit sillen ndryshe nga normat sociale. F. Zimbardo në vitin 1969 mendonte se njerëzit herë pas here humbasin sensin e identitetit personal kur bëhen pjesë e grupit. Ai e quan këtë deindividualizim ose zhveshje nga identiteti. Si të tillë, ata nuk veprojnë më sipas normave sociale, por humbasin vetëkontrollin dhe vetë rregullimin. Kjo i bën të veprojnë tepër emocionalisht, impulsivisht dhe në mënyrë jo tipike për ta. Ndodh që deindividualizimi të rrisë edhe sjelljet pozitive, por zakonisht ai çon në agresivitet, vandalizëm dhe shkatërrim. Raste të tilla janë njohur edhe në historinë e afërt të vendit tonë. Anonimati është një nga përcaktuesit më të rëndësishëm të deindividualizimit. Sipas Zimbardos, ne parapëlqejmë të sillemi si agresivë kur nuk mund të identifikohemi nga të tjerët, pra dhe nuk vlerësohemi, kritikohemi, gjykohemi ose dënohemi për sjelljet tona. Kur iu kërkua dy grupeve me studente femra, t’u jepnin goditje ekletrike disa femrave të tjera, grupi me femra të paidentifikuara, pra të panjohura më parë, jepte rrymë elektrike me intensitet më të lartë, konstaton ksperimentalisht Zimbardo 1969. Modelet e shpjegimit që ofruam nga teoritë biologjike apo ato shoqërore nuk është se japin zgjidhje përfundimtare. Në situata të caktuara, mund të kenë interes njëra ose tjetra, por në përgjithësi, agresiviteti do interpretohej saktë nëse do merreshin parasysh dy faktorët, si ato biologjike dhe ato sociale. Prandaj shpjegimet e teorive të mësipërme mund të jenë më bindëse nëse do puqen ose konvergojnë me njëra tjetrën. Identifikuar J@mes The World Is Yours Administrator Qytetar/e Nderi Jo Ne Linje Gjinia: Postime: 2790 7373.00 Kredite View Inventory Send Money to J@mes Agresiviteti Njerëzor dhe Psikologjia Ligjore « Pergjigje #2 : Qershor 11, 2010, 04:37:39 PD » Së shtati veçoritë agresive të personalitetit. Shpesh ndodh që në situata dhe kushte të njëjta njerëz të ndryshëm reagojnë në mënyra të ndryshme, disa sillen si agresorë, disa të qetë dhe të pa ngacmuar. Siç duket, disa individë kanë veçori të tilla personale që rrallë e humbin toruan apo të nxehen, duke prishur ekuilibrin emocional me vështirësi dhe vetëm në raste të caktuara. Të tjerët nuk presin gjatë, por janë impulsivë e gjaknxehtë, nuk kontrollojnë dot reagimet e tyre. Në dallime të tilla luajnë rol shumë faktorë personalë, prandaj ka dhe disa modele të sjellje. Në psikologji flitet shpesh për dy tipa, Tipin A dhe B të modelit të sjelljes. Njerëzit tepër konkurrues, që vazhdimisht nxitojnë dhe shfaqen veçanërisht irritues e agresivë, shpesh përfshihen nga psikologët në Tipin A të sjelljeve. Tiparet e mësipërme të quajtura modeli i sjelljeve të tipit A i veçojnë individët përkatës nga personat e Tipit B. Secili prej nesh bën pjesë të paktën në njërin prej këtyre kategorive, shprehet Strube në vitin 1989. Tipi A ka prirje të jetë edhe më agresiv se Tipi B, sjelljet e të cilit që janë më miqësorë e nuk sulmojnë të tjerët kur duan të arrijnë qëllimet e tyre në gara ose gjatë ecurisë në karrierë. Ndërsa Tipi A parapëlqen agresivitetin armiqësor, si prirje për t’u shkaktuar dhimbje, shqetësim apo vuajtje viktimave. Të dhënat e grumbulluara nga Strube etj., 1984, konfirmojnë sjelljen agresive të këtij tipi në abuzimet me fëmijët ose me bashkëshortet. Ka edhe studime të tjera që konfirmojnë se Tipi A ka më tepër predispozicion të hyjë në konflikt me të tjerët në vendin e punës. Studimet flasin edhe për një tendencë atributive armiqësore që shfaqet tek njerëzit. Madje dhe atributeve për qëllime të tjera shpesh luajnë një rol të rëndësishëm në shfaqen e agresivitetit njerëzor. Kështu, kur perceptojmë veprimet e dyshimta të tjetrit si produkte të qëllimeve keqdashëse të tij ndaj nesh, jemi më të predispozuar t’ia kthejmë “me të njëjtën monedhë”. Kjo predispozitë konfirmon edhe një tipar tjetër njerëzor, pikërisht, prirjen për të perceptuar qëllimin armiqësor tek tjetri, madje edhe kur ai mungon tërësisht. Kështu, psikologët në fjalë mendojnë se qenia njerëzore, duke pasur tendencën për të bërë gabime të tilla atributive, prandaj ka më tepër mundësi të jenë agresive. Kanë qenë sidomos studiuesit Dodge & Coie (1987) që argumentojnë ekzistencën e tendencës atributive të armiqësisë tek njerëzit. Sipas tyre, ka njerëz që përpiqen të përfitojnë pozitivisht nga dyshimi, duke u atribuar veprimeve të dyshimta motive pozitive, ose së paku neutrale. Por, ka edhe njerëz të tjerë që kudo dhe tek të gjithë shohin qëllime keqdashëse dhe agresive, madje dhe kur ato nuk ekzistojnë fare në realitet. Këta hyjnë në konflikt në shumë situata, duke i perceptuar këto si veprime të domosdoshme për të mbrojtur veten në këtë botë armiqësore dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Diskutohet edhe rreth dallimeve gjinore në lidhje me agresivitetin. Të dhënat tregojnë se meshkujt arrestohen më shpesh e më shumë në numër, për krime të dhunshme, madje edhe në opinion ata janë më agresivë. A është ky një paragjykim apo i vërtetë ? Eagly & Steffen 1986 arrijnë në përfundimin se meshkujt, realisht, janë disi më të përfshirë në agresivitet, por ky dallim është i vogël, ndonëse në disa situata është më i madh. P.sh., ata dallojnë më shumë në agresivitetin fizik se në format e tjera, si në fyerje verbale apo qëndrime negative. Dallime të mëdha mes dy gjinive janë gjetur edhe kur agresiviteti ka qenë i detyruar ose i kërkuar (në disa role sociale), krahasuar me rastet kur ai është i zgjedhur vetë dhe lirshëm. Po kështu, meshkujt dhe femrat dallojnë në qëndrimet e tyre ndaj agresivitetit. Meshkujt ndihen më pak fajtorë dhe në ankth, krahasuar me femrat, që ndihen më të shqetësuara për mundësinë që sjellja agresive ndaj të tjerëve, të rrezikojë edhe ato vetë. Po kështu, vëzhgimet evidentojnë që sjelljet agresive drejtohen më shumë ndaj meshkujve se sa ndaj femrave. Shkaqet e diferencave të tilla janë nga më të ndryshmet. Pjesërisht mund të jetë shkak prania e kromozomit Y tek gjenet mashkullore, apo shoqërizimi i roleve, por pjesërisht, mund të pranohen edhe dallimet fizike apo fuqi mashkullore më e madhe, ajo që lehtëson veprimet agresive (madje shoqëria shpesh i shpërblen këto sjellje). Janë dhe steriotipet tradicionale të shoqërisë për maskilitetin dhe feminizmin, që modelojnë sjelljen e tyre në shoqëri 2.2. Parandalimi dhe kontrolli i agresivitetit. Është kjo, ndoshta, çështja më interesante e më e rëndësishme e kësaj teme. Nëse agresiviteti rrjedh nga një larmi ngjarjesh të jashtme, si provokimi, frustrimi, etj., atëherë njohja e tyre, mund ta parandalojë atë? Apo, kur dimë që ajo rrjedh nga atributet ose kujtimet, nga dallimet individuale, sidomos të Tipit A të sjelljes, shtrohet pyetja që agresiviteti, në këto raste është një reagim i programuar automatikisht, apo një fatalitet për organizmin njerëzor? Përgjigja shkencore është e prerë dhe e qartë se agresiviteti mund të parandalohet ose, së paku, të zvogëlohet rast pas rasti. Për të shpëtuar jetën e miliona njerëzve, psikologët socialë kanë përpunuar dhe orientuar teknika dhe praktika të ndryshme për kontrollin dhe parandalimin e agresivitetit njerëzor. Shohim në vazhdim tre teknika dhe tre strategji, si më kryesoret për parandalimin e agresivitetit. Së pari është teknika & praktika e ndëshkimi. Gjatë gjithë historisë njerëzore, ndëshkimi dhe dënimi janë përdorur si forma pengimi dhe kufizimi të agresivitetit. Kështu, janë dhënë dënime të rënda për krime të tilla si vrasja, përdhunimi, apo fyerja, por gjithë çështja qëndron tek efektiviteti i tyre. Fakti është se, në një farë mase, ato kanë ndikuar për mirë. Njerëzit e burgosur dhe ekzekutuar nuk mund t’i përsërisnin më veprimet kriminale. Ka të dhëna që konfirmojnë se ndëshkimi mund të parandalojë dhunën, por vetëm nën disa raste dhe, të paktën nën tre kushte të caktuara. Së pari, duhet që ndëshkimi të jetë i menjëhershëm, pra të pasojë sa më shpejt agresivitetin. Duhet së dyti, që të jetë një ndëshkim i fortë, pra dhe i mjaftueshëm për të penguar e për mos lejuar më të ushtrohet me efekte tek viktima pasuese. Duhet, së treti e së fundi, që ndëshkimi të jetë i mundshëm, pra i zbatueshëm sa herë që ndodhin veprime agresive. Fakti që ndëshkimet nuk kanë qenë gjithnjë të suksesshme në pakësimin e dhunës nuk tregon se ai është i dëmshëm apo i panevojshëm, por tregon që procedurat e përdorura nuk kanë qenë efektive. Kjo d.m.th., se ndryshimi i tyre do rriste efektivitetin. Nga sa më sipër del që, megjithëse është formë agresiviteti, dënimi shpesh e eliminon atë. Por ai mund që edhe të shtojë zemërimin, kur personi i dënuar ose ndëshkuar mendon se është i pafajshëm. Së dyti është teknika e katharsisit. Pamë më sipër që si Frojdi & Lorenc ishin pesimistë për mundësitë tona në eliminimin e agresivitetit, ngaqë impulset armiqësore të formuara gradualisht duhej të shkarkoheshin pa tjetër nëpërmjet sjelljeve dhe veprimeve. Sipas Frojdit, ato nuk duhen mbajtur brenda vetes, sepse sjellin depresion, vetëvrasje dhe anomali të tjera psikologjike. Por Frojdi ishte më optimist se Lorenc për mundësinë e kontrollit që kishte qenia njerëzore ndaj agresivitetit. Këtu ai përmend një numër mekanizmash mbrojtëse, ku dy janë më kryesoret, ai i ajrosjes dhe zhvendosjes. I shohim në vazhdim, se çfarë ka parasysh Frojdi me to. Së pari me anë të mekanizmit mbrojtës të ajrosjes ose “ventilimit”, Frojdi supozonte se mund t’i mbajmë nën kontroll tendencat agresive, duke “ajrosur” zemërimin tonë, çka ngjan, figurativisht, me “nxjerrjen e tymit nga gjoksi ose koka”. Por, procesi i ventilimit është më kompleks nga sa e mendonte Frojdi fillimisht. Studimet më pas argumentuan se, ndërsa “ajrosim” armiqësinë tone, mundet që ndihemi më mirë, por ndodh të na shtohet stresi psikologjik. Kështu, p.sh., kur na zemëron shefi, ne do donim ta reduktonim tensionin duke e goditur atë me grusht, por, ndërkohë do ndiheshim edhe më keq, nga ndjenja e fajit që kemi humbur kontrollin (vetëdijen) për momentin, si dhe për pasojat që na presin. Ventimi mund që edhe të shtojë zemërimin dhe armiqësinë, në raste të caktuara. Kështu, p.sh., dhuna në familje zakonisht fillon me armiqësi verbale, por fjalët e zemëruara në vend që të reduktojnë agresivitetin “i hedhin benzinë zjarrit”. Pra ventimi i zemërimit, në raste të tilla, më tepër synon dhe tenton të ushtrojë armiqësi se sa ta pengojë atë. Së dyti, për mekanizmin e zhvendosjes, shumë teoricienë, mes tyre dhe Frojdi, mendojnë se instinkte e pavetëdijshme agresive mund të zhvendosen ose të ndryshojnë drejtim në aktivitete më të pranueshme sociale. P.sh., kur zemërohemi me shokun mund të qëllojmë me grusht murin, ose ta godasim atë në imagjinatë, që të lehtësojmë tensionin e krijuar së brnedëshmi. Por jo se gjithnjë përdoret katharsis si teknikë e kapërcimit të agresivitetit njerëzor. Alternativa frojdiane për rolin e katharsisit mbetet e dyshimtë në disa pika. Megjithëse shprehja ose “shfryrja” e zemërimit, apo përfshirja në aktivitete jo të dëmshme, mund të kanalizojnë impulset armiqësore, kjo ndodh vetëm në kushte të kufizuara, sepse rrezikohet shpesh që zemërimi të shtojë armiqësitë, ndërsa zhvendosja na le me të njëjtën ndjenjë armiqësore, si më parë. Së treti është teknika e shmangies së motiveve agresive. Rruga më e lehtë për të kontrolluar agresivitetin është shmangia e irritusëve mjedisorë. Por nëse nuk i shmangim dot, mund të aplikohen tre strategji të mirënjohura, që janë: kontrolli i zgjimit ose eksitimit, reagimet e papajtueshme dhe rrethanat lehtësuese. I analizojmë me radhë ato: Së pari kontrolli i zgjimit aplikohet nëpërmjet formulës së njohur: “numëro deri më dhjetë!”. Sipas teoricienëve të motivit, përvojat e pakëndshme krijojnë agresivitet, ndërsa kontrolli dhe parandalimi i zgjimit mund të pengojnë atë. Për këtë do mjaftonte vetëm një periudhë e vogël “ftohje”, për të arritur nivelin e mëparshëm normal. Dhe, po u kontrollua zgjimi, do kontrollohet edhe agresiviteti. Arritja e momentit “të ftohjes mekanikisht”, pra duke numëruar, është një nga mënyrat, por jo e vetmja. Kështu, edhe përdorimi i ilaçeve me efekte zbutëse ose qetësuese, është një mënyrë tjetër. Ndoshta, përdori i marihuanës ka efekte frenuese për veprimet agresive, apo dhe doza të vogla alkooli, kryejnë të njëjtën punë. Por, përdorimi në sasi të mëdha të tij e shton agresivitetin në sjelljet njerëzore. Së fundi, zgjimi mund të kontrollohet edhe nga shmangja e burimeve eksituese, që shtojnë dhe reagimet agresive Një strategji e dytë lidhet me lindjen e reagimeve të papajtueshme, pra nxitja e emocioneve që nuk pajtohen me zemërimin. P.sh., gruaja që do të zbusë zemërimin e burrit e përkëdhel atë ose e kalon bisedën me të qeshur. Po kështu dhe vartësi që nuk ka ardhur në orar në punë, tenton ta bëjë për të qeshur eprorin duke i treguar ndonjë anekdodë, ose i bën ndonjë kompliment etj. Por, në të dy rastet, vetëm përvojat mesatarisht pozitive, mund ta nënshtrojnë agresivitetin e bashkëshortit dhe eprorit. Ndërsa, një humor i skajshëm ose cinik, apo teknikat për zgjim seksual me përmbajte tepër të lartë, jo vetëm nuk e reduktojnë zemërimin, por shpesh sjellin reagime që stimulojnë më tej atë. Strategji e tretë është përdorimi i rrethanave lehtësuese. Kur shoku na izolon, ose na shmanget, ne mund që edhe të zemërohemi, por kur marrim vesh që ai ka mbetur në provim, ky zemërim do fashitet. Pra, informacioni i ri shërben si një rrethanë lehtësuese, që na bën të mendojmë se veçimi apo shmangja nuk kishin lidhje me ne, pra ishin të paqëllimshme ose të parëndësishme. Sidoqoftë, studimet psikologjike tregojnë se informacioni lehtësues ka një ndikim tepër të madh kur prezantohet para se të ndodhë ngjarja e pakëndshme. Identifikuar J@mes The World Is Yours Administrator Qytetar/e Nderi Jo Ne Linje Gjinia: Postime: 2790 7373.00 Kredite View Inventory Send Money to J@mes Agresiviteti Njerëzor dhe Psikologjia Ligjore « Pergjigje #3 : Qershor 11, 2010, 04:42:29 PD » 2.3. Të mësuarit e modeleve jo agresive. Nga teoria e të mësuarit dhe ajo e modeleve normative, rezultonte që sjelljet agresive mund të mësohen, pra edhe mund të çmësohen. Vëzhgimet psikologjike kanë treguar se, duke prezantuar fëmijëve modele jo agresive të sjelljes, ata mësojnë jo vetëm si të sillen, por edhe si të mos sillen. Në këtë mënyrë, normat shoqërore zvogëlojnë sjelljet e dhunshme. Problemi është se në shoqëri vlerësohet pozitivisht suksesi dhe fitorja mbi të tjerët, ndërsa agresiviteti ndodh të pranohet si një mjet për t’ia arritur këtij suksesi të dëshiruar. Nga ana tjetër, vrasja dhe dhuna janë mjete që na prezantohen shpesh në “lojën e jetës”. Kështu, modeli normative ekzistues i agresivitetit, nënkupton që duhen ndryshuar rregullat e kësaj loje të jetës. Janë norma të tjera shoqërore, të një bote paqësore dhe që nuk i kundërvihen ligjit, ato që nuk e shohin agresivitetin si një rrugë për arritjen e qëllimit. Si të tilla ndihmojnë modimin e sjelljes së duhur njerëzore në shoqëri dhe, prandaj duhet të zënë vend dominues në ekranet e TV, rubrikat ë radiove, faqet e gazetave dhe të gjithë masmedias. Kështu, në një nga studimet psikologjike rekomandohet se, po të duam reduktimin e agresiviteti në shoqëri duhen dekurajuar djemtë nga agresiviteti qysh në moshë të vogël, si dhe të shpërblehen ata për sjellje të tjera, pra të shoqërizohen ata më tepër se vajzat. (Eron 1980). Pra ideja është që, nëse duam të eliminojmë agresivitetin duhet të ndryshojmë, në radhë të parë qëndrimet e shoqërisë ndaj dhunës, duke mos e quajtur atë si një mjet për arritjen e qëllimeve personale. Një tjetër studiues, Moyer, ka identifikuar tetë lloj agresivitetesh të shfaqura në shumë forma tek speciet e gjalla, pra edhe tek sjelljet njerëzore. I pari është agresiviteti grabitqar, pra ai që shikohet nga vetë sjellja si motiv i sulmit. Është, pikërisht, ai lloj agresiviteti që drejtohet ndaj viktimave tona natyrore dhe që rrjedh nga thellësia e së kaluarës sonë, pra nga përvoja e të parëve tanë për të gjuajtur. Tani, në sjelljen normale ky agresivitet shihet thjeshtë si gjueti. Megjithatë për Moyer-in edhe ky tip agresiviteti, ka implikimet e veta ligjore. Kështu, edhe sot ndodh që një numër individësh deviantë dhe anormalë, mundet që i shohin të tjerët si qenie në nivel më të ulët, prandaj dhe justifikojnë “gjuetinë” e tyre. Ata që mund të jenë narcis, që i shohin të tjerët jo si të barabartë dhe në mungesë të parametrave morale i grabisin ose dëmtojnë ata. Po kështu dhe psikopatët nuk mund t’i shohë dot me sytë e të tjerëve, pra nuk i sheh ata si të barabartë me veten. Si njerëz pa norma dhe kufizime morale, ata mund t’i plagosin e vrasin lehtësish të tjerët. Së dyti është agresiviteti nga ndërmashkulloriteti, si dhunë fizike ose sjellje nënshtruese e shfaqur tek meshkujt, në marrëdhënie me njeri tjetrin. Si implikime ligjore të këtij instinkti mund të jenë nivelet e larta të dhunës të konstatuara në këtë kategori njerëzish. Shkak mund të jetë perceptimi i tjetrit si rival në burimet ekzistuese të kufizuara dhe si kërcënim i egos nga një ego më e fortë. Së treti janë agresivitetet e krijuara nga izolimi. Kështu, ka reagime të programuara biologjikisht tek ne për të vepruar në mënyrë agresive ndaj çdo forme izolimi apo bllokimi të dhunshëm që na bëhet. Implikimi ligjor i këtij pohimi është se ky agresivitet mund të jetë problem i madhe në mjediset e burgjeve. Nëse individët agresivë vendosen në mjedise që nxitin agresivitetin nëpërmjet dhunës izoluese, atëherë rreziku mund të rritet më shumë. Së katërti agresiviteti territorial është ajo lloj sjellje kërcënuese ose sulmuese që shfaqet ndaj pushtimit që i bëhet një territori ose dhe sjellja nënshtruese që shfaqet kur ndeshim me pushtuesin përkatës. Ka implikime ligjor, pasi pushtimi i territorit përfshin më tepër se sa pronën. Kështu, edhe besimi se dikush po na cënon statusin mund ta konsiderojmë si pushtim. Ndërsa, humbja e pushtetit në një marrëdhënie, që mund të çojë në abuzim, bie fjala, bashkëshortor, gjithashtu mund të shpjegohet me këtë model agresiviteti. Së pesti agresiviteti amësor (prej nënës) është sjellja agresive e aplikuar kryesisht nga femrat (por edhe nga meshkujt) kur “okupatori”, apo kërcënuesi është i pranishëm në një mjedis me fëmijët e saj. Ndërlikimi ligjor: kjo sjellje mund të shfaqet tek krimet e kryera në rastet e shpjeguara nga përkufizimi më sipër, (pra kur nëna ndihet e kërcënuar për fëmijët e saj). Së gjashti është agresiviteti irritues, pra ai që drejtohet ndaj objekteve të cilat e kanë frustruar agresorin, e kanë cënuar, deprivuar apo stresuar atë. Kështu, ai bëhet agresiv ndaj objektit në fjalë, pikërisht për të “zbrazur” apo shkarkuar në mënyrë të pranueshme këtë agresivitetit. Implikimet ligjore të këtij pohimi shfaqen tek ata individë që kanë grumbulluar por nuk i përdorin këto “shkarkime të mundshme”, duke shpërthyer në agresivitet ndaj tjetrit. Së shtati agresivitet që lidhet me seksin, pra që nxitet nga të njëjtët stimuj që nxitet edhe sjellja seksuale. Kështu, çdo person që mund të evokojë ose ndjellë dëshirën seksuale, njëlloj mund të evokojë edhe agresivitet nëpërmjet xhelozisë. Implikimi ligjor: përveç reagimeve të hapura të xhelozisë së dhunshme, disa individë mund të shfaqin edhe dëshira seksuale të shoqëruara me dhunë, siç janë format e ndryshme të sundimit dhe poshtërimit mbizotërues të partnerit. Duket se ky lloj agresiviteti shpjegon ekzistencën e një numri të konsiderueshëm sjelljesh seksuale të dhunshme, që shfaqen edhe sot, me gjithë përparimin E madh të shoqërisë. Së teti agresiviteti instrumental shfaqet kur sjellja përkatëse është shpërblyer më parë. e renditëm të fundit këtë tip, por në shumicën e rasteve agresiviteti njerëzor lidhet pikërisht me këtë. Ndërlikimi ligjor ka të bëjë me faktin se një seri krimesh shpjegohen përmes këtij instrumentalizimi të agresivitetit. Pra nëse dikush merr shpërblim në para, ofertë seksuale, etj., për shkak të një veprimi agresiv deviant të shfaqur, ai do vazhdojë të sillet me agresivitet, sa kohë që është i motivuar të përfitojë si shpërblimet e mëparshme. 3. Agresiviteti, stigmat dhe dhuna në shoqëri. Stigmatizimi është një nga problemet më të vështira me të cilat ndeshin njerëzit me probleme të rënda mendore. “Ajo ul vetë respektin e tyre, kontribuon në dobësimin e marrëdhënieve familjare dhe zhvillimin e ndjenjave armiqësore, që pengon aftësitë për t’u shoqërizuar, duke i kthyer në të papunë”-thotë Wahl 1999. Frika dhe stigma shkojnë paralel, duke rezultuar në humbje të shpresës për individët që duhen trajtuar ose përmirësuar, megjithëse vitet e fundit janë bërë përpjekje për t’u kapërcyer ky problem. Pra, lidhja që u bën publiku sëmundjeve mendore dhe dhunës, është shkaku kryesor, në mos i vetmi, i stigmës ndaj të sëmurëve mendore. Kështu, Link pas rishikimit të disa studimeve të kryera në këtë fushë, arriti në përfundimin që “kur kemi një masë pacientësh të rrezikshëm për shkak të sëmundjeve mendore, atëherë shfaqet etiketimi dhe ndikimi i stigmës”. Ndërveprimi mes etiketimit dhe rrezikut të perceptuar është shumë domethënës. Është ky perceptim që i bën njerëzit të mbajnë distancë ndaj individëve që po marrin trajtim psikiatrik, çka në fakt vështirëson përmirësimin e tyre. Prandaj, studimet sugjerojnë se një rrugë për zgjidhjen e problemit është zvogëlimi i distancës sociale mes të sëmurëve mendorë dhe publikut. Por, ndonëse ka përpjekje gjatë viteve të fundit, mbetet ende shumë për të bërë Me këtë lidhet fakti se marrëdhëniet e dhunës me stigmën janë çështje eksperiencash jetësore, të cilat besohen më shumë dhe jo argumentesh teorike. Kështu është vështirë që kjo distancë të shkurtohej kur publiku mëson, bie fjala, atë që ndodhi në vitin 1999 në një qytet të SHBA-së, ku një skizofren vrau dy persona në një librari. Brenda disa orëve spitali i shëndetit mendor të asaj zone, filloi të merrte telefonata nga klientët e frikësuar që qanin me dënesë dhe kërkonin takim me përgjegjësen e marrëdhënieve me publikun të spitalit. Ata kishin frikën e hakmarrjes së publikut ndaj tyre. Pra, çfarëdo progresi të ishte arritur për destigmatizimin e të sëmurëve mendorë, çdo gjë ishte kthyer mbrapsht në vite, pikërisht prej kësaj vrasje-argumentojnë studiuesit. Ka studime që tregojnë se lidhja që i bën publiku dhunës dhe sëmundjes mendore, është e fortë dhe madje është forcuar kohët e fundit. Kështu, në Kaliforni shumica e të rriturve besonin që skizofrenët mund të bëjnë krime të dhunshme më shumë se njerëzit normalë. Një studim raportoi që 47 % e policëve dhe 43% e studentëve e lidhnin skizofreninë me agresivitetin, armiqësinë dhe dhunën. Një studim tjetër i vitit 1993, po në Amerikë, tregon se mbi gjysma e njerëzve pranonin që “ata me çrregullime mendore kanë më shumë mundësi të kryejnë krime të dhunshme.” Një studim i shtetit Utah –SHBA raporton se 38% e të pyeturve ishin dakord se “njerëzit e sëmurë mendërisht janë shumë më të rrezikshëm se pjesa tjetër e popullatës”, ndërsa një studim tjetër nxori që ndonëse ata ishin afërsisht në masën 3% , përfaqësonin rreth 48% të atyre që bënin diçka më të dhunshme se të tjerët. Një raport i Surgeon General’s nxori se “perceptimi i njerëzve me psikoza janë të rrezikshëm, është më i fuqishëm sot se në të kaluarën!” Pra, njerëzit e sëmurë mendërisht, veçanërisht ata me psikoza, perceptohen sot si më të dhunshëm nga sa bëhej kjo në të kaluarën. Madje ky numër ishte rritur me 2,5 herë nga viti 1950 deri në 1996, pra nga 13% në 1950 në 31% në 1996. Dhe kjo ka ndodhur, megjithëse gjatë këtyre dekadave ka pasur një rritje të dukshme të vetëdijes së publikut për sëmundjet mendore, një rritje numerike edhe të pacientëve që marrin trajtim profesional, kështu që pritej pakësim i stigmës. Por, ndodhi e kundërta! Arsyeja më e mundshme është rritja e numrit të krimeve të dhunshme të kryer nga individë të tillë. Studimet kanë treguar se shumë prej tyre janë trajtuar jo si duhur ose nuk janë trajtuar fare. Dhe këta, vërtet ka më shumë mundësi të jenë më të dhunshëm se të tjerët. Mbasi, statistikat tregojnë që individët me çrregullime të trajtuar deri diku, nuk janë më shumë të dhunshëm se pjesa tjetër e popullatës. Po kështu, statistikat thonë se mbi 40% e të sëmurëve rëndë nuk trajtohen fare për vite me radhë. Një studim 18-mujor, në vitin 1991-1992, tek një spital i Nju-Jorkut, tregoi se, krahasuar me dhjetë vjet më pare, numri i pacientëve që kishin sulmuar fizikisht një person, deri në një muaj para pranimit në spital, rezultoi të ishte 14 % më i lartë, ndërsa tek femrat kjo përqindje shkonte nga 6-15%. Gjithë të vëzhguarit në këtë rast ishin shtruar vullnetarisht në spital. Studiuesit mendojnë se kjo rritje e dhunës së parashtrimit në spital, lidhej me përdorimin e kokainës dhe drogave të tjera, me kalimin e viteve. Gazeta ”New-York Times”publikoi rezultate e 100 “vrasjeve të çmendura, pra atyre vrasjeve dyfishe që nuk lidheshin direkt me vjedhje ose grabitje” gjatë pesë dekadave të fundit. Rezultoi se 25 vitet e fundit shpeshtësia e tyre ishte rritur, më shumë se gjysma kishin pasur një histori ose kishin të bënin me një sëmundje të rënda mendore dhe 48% ishin diagnostikuar dhe formalisht si skizofrenë. Po kështu, 90 nga 100 vrasjet në fjalë ishin kryer gjatë viteve 80-90’. Pra nga të dhënat e mësipërme mund të nxjerrim se ulja reale e stigmës do arrihet vetëm pas reduktimit të krimeve të dhunshme të kryera prej tyre. Ajo që është provuar deri tashmë ka të bëjë me faktin se, kur ata trajtohen profesionalisht, do ulet edhe numri i episodeve të dhunës. Një formë asistimi është “lirimi me kusht”, pra largimi i të sëmurit nga spitali, duke marrë trajtim të caktuar, përfshi dhe medikamente në mjedise jashtë-spitalore. Vëzhgimet tregojnë se kjo formë ul ndjeshëm dhunën nga ana e tyre. Një formë tjetër është angazhimi “part-time” i pacientëve jashtë spitali, ku ata dërgohen të kryejnë dhe përfshihen në plane trajtimi. Edhe kjo formë tregon ulje të nivelit të dhunës në komunitet. Kështu, aplikimi me 262 pacientë të caktuar në qendra komunitare, ose si pacientë të jashtëm, rezultoi me ulje të rasteve të dhunës së tyre, nga 47 në 24%.
Posted on: Tue, 09 Jul 2013 23:28:51 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015