Ai më përkrahu, më frymëzoi e mësoi, ishte dhe do të jetë - TopicsExpress



          

Ai më përkrahu, më frymëzoi e mësoi, ishte dhe do të jetë për mua me dinjitet Ali Berisha Kryetari Ali Berisha ishte “shkaku” që unë u etiketova, pranova fyerje në adresën time, u përjashtova nga rrethe të ndryshme të shoqërisë, u quajta “servil”, “spiun”, “avokat i së keqës”, “pa besmitar”, “i pa moral”, ndonëse inatin ndaj meje të tjerët e kishin se unë po hapëroja me sukses në rrugën e nsiur, kurse për hapat që bëja e pata afër pikërisht këtë kryetar që e nxorri qytetin e Pejës nga humnera e shkatërrimit. Unë, Valdrin Daci, 24 vjeç, i fejuar me femrën që më plotëson, më motivon dhe shoqëron në rrugëtimin tim, aktualisht jam student në fushën e shkencave juridike në Universitetin Publik në Pejë, ndërsa si fëmijë e deri më tani kam mbledhur afër 10 vite përvoje në aktivitete në gazetari dhe media, duke iu falënderuar bashkëpunimit të mirë me njerëz me peshë dhe të njohur, gjë për të cilën, me veprimtarinë time dhe aktivitetin e devotshëm jam edhe i njohur nga shumica e qytetarëve të komunës ku jetoj madje edhe më gjerë. - E tër kjo bazuar në përformancën e shfaqur edhe atë në mënyrë publike, pa anashkaluar aktivitetin kur isha pjesëmarrës dhe i vlerësuar edhe në kategori sportive etj.. , mandej si trajner dhe mësues i ri në përvoja gazetareske për brezat e rinj, si dhe shembull për ta,(këtë nuk e them unë por të tjerët për mua), e në vitin e fundit i angazhuar edhe si praktikant në Zyrën e Informimit Publik(ZIP) në Komunën e Pejës, nga tashmë ish-Kryetari i kësaj komune, zotëriu Ali Berisha. - Bindshëm dhe arsyeshëm mendoj se po të mos kisha një grimë besimi në Zotin tim dhe përkushtimin në raport me obligimet e caktuara nga Ai(si:namazi ditorë etj..v.f), tash edhe publikisht mbase nuk do të isha prej atyre njerëzve me këto të arritura, bazuar në moshën që kam, që e falënderojnë Atë(Allahun), për të gjitha sukseset që unë si i ri, i kam arritur dhe i gëzoj. Kohëve të fundit, në krahasim me atë se sa i ri në moshë që jam, përkundër faktit se kam menduar ndryshe për njerëzit, gjatë tër kësaj periudhe sa kam ecur si i ri, unë, pa harruar komplimentet, shtytjet me frymë pozitive dhe inkurajuese, duke hapëruar në rininë time, kam pranuar etiketime, akuza dhe ofendime gogja të rënda nga persona të ndryshëm, madje edhe nga ata “shokë”, “miqë” e edhe të atillë që i konsideroja mbase edhe si ‘’vëllezër”, ndonëse pranoja shumë favore nga ta, por edhe nga të tjerë për të cilët kisha respekt të theksuar. Etiketime si:”spiun”, “servil”, “i shitur”, “mosmirënjohës”, “ofendues”, “avokat i keqpërdoruesve”, “i pa moralshëm”, “jo besimtar”, “injorant”, “manipulant” e shumë e shumë të tilla si këto për të mos thënë edhe me të “zeza” se këto, por falë Zotit që sikur ato edhe këto po i harroj për të vazhduar për para, kurse arsyet për këto ofendime i kisha nga këta persona, vetëm pse unë isha një i ri që kisha mbështetjen e fuqishme të një njeriu të dinjitetshëm , ndonëse tashmë të tradhëtuar nga masa të cilës iu gjend pranë sa herë që ata kërkuan nga ai. Në një kohë shumë kritike për mua, në fazën e zhvillimit tim në jetë, për një moment doli në përkrahjen time edhe një njëri, që deri tash ishte i pari i qytetit i cili pa më njohur fare më dha shtytje, frymëzime dhe përkrahje të pa pranuara asnjëherë më parë nga askush si ai, ndërsa përderisa të tjerët ishin të bindur se tek unë kishte influencë politika e tij, që sipas “çarçeve” të caktuara unë isha bërë servil, ishte pikërisht ky, doktori Ali Berisha, tek i cili kuptova më së miri se çfarë do të thotë të vazhdosh tutje me suksese të pandalshme për të mos ua varrë veshin thashethemeve. Isha afër këtij burri dhe i përcolla pothuajse çdo, aktivitet, lëvizje etj, edhe atëherë kur nuk isha pranë kabinetit të tij i angazhuar por edhe gjatë këtij viti të fundit gjithashtu, e edhe atëherë dhe tash kur të tjerët flisnin e flasin “mbarë e mbrapsht” për të, sikurse kur filloi të ndërtojë atë që armiku e shkatërroi, e gjerë më tani kur rivalit të tij, si dhe simpatizantëve të tjerë të cilët e quajtën edhe “vrasës” dhe “haraqëgji”, ua shtrengoi dorën dhe ua uroi fitoren, e unë vazhdojë të them atë që i thash edhe sonte këtij burri, se sikur Ali Berisha, nuk do të ketë prijës i këtij qyteti, ndërsa as unë nuk do të mund t’i them “Kryetar” askujt në atë formë sikurse iu kam drejtuar atij – sinçerisht cilido që te jetë i zgjedhur dhe legjitim pas tij, për mua s’do të jetë “Ali Berishë”. Çdo herë kur përmendet një e arritur e imja e deritanishme, suksesi im, sfida e përballuar dhe përvoja e fituar, një person i veçantë do të jetë i theksuar, e ai është doktor Ali Berisha, për të cilin kisha nderin, kënaqësinë dhe privilegjin që, t’i qëndroja pranë, nga ai mësova, pranova dhe fitova dhe të tjerëve u them se vazhdova, duke u frymëzuar nga doktori në fjalë. - Unë isha afër tij edhe atëherë kur shumë të tjerë e tradhëtuan me votë e i qeshnin në sy, kështu e pash se si një njeri si ai është baza e një shembulli frymëzues madje edhe për mua dhe të gjithë të rinjt e tjerë si unë të cilët i përkrahi, si dhe ata të popullit të cilëve u qëndroi afër qoftë më së paku edhe me një përshëndetje të pakursyer e deri tek më e shumta, që për ta ishte e pakët. Ali Berisha pranonte sygjerime edhe nga ne sit ë rinjë që shprehte shkallën e një lideri shembullor. Ndonëse të tjerët më etiketuan e thanë se po i shëbeja partisë ku ka mosbesim, ku ka dhunë, ku ka “haraq”, ku ka e ku ka aso që vetëm ata që i thurrnin këto fjalë, e dinin se çfarë janë ato që i thonin, unë them se Kryetari Ali Berisha është më i veçanti për ata pranova të unoja me të, ndonëse të tjerët pas tij mund të jenë edhe me yll në ballë, ata e kanë për detyrë t’a bëjnë atë që kanë premtuar, duke ndjekur shembullin e Berishes, pasi ky i “veçanti” për aq sa e pati në dorë punën e tij e dëshmoi më së miri se si punohet me atë që ka në dispozicion. Unë, vetëm pse morra përkrahje nga një njeri i çmuar, e tashmë edhe i tradhëtuar, u etiketova me lloje e lloje emrash, këtu e kuptova se si është e mundur që të jetësohet thënja latine “njeriu për njeriun është ujk”, sepse të tjerëve i pengon se ti po arrinë. - Duke ju përshendetur të gjithëve që e lexuat këtë shkrim, shtojë se për gati një vit isha pjesë e afërt e qeverisë së pushtetit lokal, gjë e cila i shtohet përvojës sime të jetës rinore, si dhe e kuptova e mesova se ndonëse mund të jemi të afërt me “njerëz”, nga shumë si të tillët duhet të kemi kujdes për “grushtin e tradhëtisë” ndaj nesh. Të kemi kujdes se njerëzit tradhëtojnë, ndërsa kur i arrijnë qëllimet më nuk të njohin dhe nuk pranojnë të flasin për premtimet. Me respekt për të gjithë, Valdrin Daci Pejë.
Posted on: Mon, 02 Dec 2013 00:21:13 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015