Akrepi- horoskopi vjetor Periudha - 23/10 - 22/11 Saturni do të - TopicsExpress



          

Akrepi- horoskopi vjetor Periudha - 23/10 - 22/11 Saturni do të mbështesë krijimtarinë tënde dhe shtysën drejt destinacioneve ambicioze. Por duhet t’i thuash faleminderit Jupiterit nëse do të arrish të shfrytëzosh gjithë këtë imagjinatë dhe shpirtin tënd për t’u përshtatur. Suksesi është i sigurt, si në biznes ashtu edhe në jetën private. Në të njëjtën kohë, kontrata dhe marrëdhënie pune do të zyrtarizohen dhe stabilitet i ri do të largojë çdo shqetësim ekonomik. Gjysma e dytë e vitit do të shkojë akoma më mirë. Një dritë e re do të pushtojë universtin tënd të brendshëm, duke ndezur zjarrin e shenjtë të artit dhe diturisë. Një udhëtim mund të jetë një eksperiencë iluminuese: për ty realiteti do të marrë forma të reja dhe stimuluese. Të lindurit nga 23 tetor në 2 nëntor Këtë vit je super i mbrojtur: planetet më të fuqishme janë pajtuar për të të ngjitur në majë të qerres së fituesit. Plutoni dhe Neptuni ishin vëllezër, dhe ende sot bashkëpunimi mes tyre do të bëjë më të fortë çdo dëshirë tënden, duke të të ofruar vendosmërinë për ta realizuar. Askush nuk do të ndalë, pasi di të ndërtosh anije të pambytshme për flotën tënde të pamposhtur. Instikti për t’u nisur drejt destinacioneve të reja do të jetë i parrezistueshëm, sidomos pas verës, kur njerëz dhe vende paeksploruara do të shfaqen në horizont. Të lindurit nga 3 më 12 nëntor Këtë vit do të jesh i gatshëm të bësh gjithçka që të arrish fitoren. Saturni do të dhurojë forcën, qëndrueshmërinë, aftësinë strategjike dhe përqendrimin e nevojshëm për të konkretizuar idetë e tua dhe të arritur synimet. Një Jupiter i jashtëzakonshëm do të të ndihmojë të kalosh problemet me paratë, por edhe për të krijuar besim të thellë në aftësitë e tua. Pas verës, do të jetë jeta jote shoqërore ajo që do të dominojë dhe do të dish të shfrytëzosh në maksimum të gjitha rastet që të paraqiten. Të lindurit nga 13 më 22 nëntor Këtë vit do të kesh një vizion të realitetit mjaft të qartë dhe do të marrësh nishan mirë për të arritur jo pak objektiva. Përgatitu të stërvitësh kuajt më të fuqishëm që mund të kesh në lojë pasi e ardhmja do të vlerësojë, edhe nga ana ekonomike, vetëm projektet e serisë A. Nga fundi i vitit do të pushtohesh nga thirrjet e parezistueshme të Afërditës dhe do të ndjesh dëshirën për të forcuar edhe më shumë lidhjet e tua me njerëzit e dashur. Jo, nuk do të jesh çmendur, por thjeshtë më pak “endacak”. Nëse ke Ashendenten në... DASHI Në punë hapen skenare të reja. Ke shansin unik për t’u ngjitur lart, shfrytëzojë mirë. Jeta mondane pasurohet me një fluks të lumtur ajri të freskët e njohjesh. DEMI Ke nevojë të reformosh shumë aspektë të jetës tënde dhe të vendosësh themele të forta për marrëdhëniet më të rëndësishme. Rruga nuk është malore, prano të shohësh brenda teje, dhe zgjidh mirë. BINJAKET Je i gëzuar dhe pozitiv e falë kësaj raportet me kolegët do të përmirësohen, duke u bërë më të qeta dhe racionale. Endrra e një pune ku të shprehësh veten duket se do të realizohet. GAFORRJA Një pasion i fortë mbahet në kontroll të rreptë. Por përballë shpërthimit të ndjenjave, sa do të rezistosh? Në gjysmën e dytë të vitit qartëson zemrën pa u penduar. LUANI Një shije intriguese për aventurë të pushton, duke të detyruar të udhëtosh, në fillim për punë e pas për qejf. Do të fitosh ambiente të reja mondane dhe do të socializosh me të huaj. VIRGJERESHA Nuk je i qetë dhe kjo të shtyn drejt eksperimenteve. Por ndjenja e përgjegjshmërisë të frenon, ndonëse në fund kishilla inteligjente e një miku do të të rikthejë ekuilibrin. PESHORJA Karriera ofron objektiva të shkëlqyer, të çon larg, vë në pah kompetencën e shfaqur gjatë viteve. Nga ana tjetër, familja kërkon vëmendje, kohë dhe afërsi emotive. AKREPI Ke vendosur të jesh i kujdshëm gjë që zakonisht nuk bën por që do të të ndihmojë në shumë fusha. Do të kontrollosh impulset në marrëdhëniet me kolegët dhe do të jesh strategjik në menaxhimin e një dashurie të re. SHIGJETARI Aktivizon ato burime sekrete, të brendshme, “magjike” që gjenden tek ti, për të zgjidhur situata të vështira dhe prova të papritura. Gjallëria jote e madhe bashkë me aftësinë për të programuar, do të jenë frytdhënëse. BRICJAPI Një entuziazëm i madh të pushton. Ndryshon të gjitha planet për të ndërtuar perspektiva të reja drejt një të ardhme të afërt. Do të drejtohesh nga një energji e bukur kreative dhe një mentalitet shumë i hapur. UJORI Përgjegjësi të reja në profesion, por ti i sheh si një mundësi për të ecur vetë dhe për të merituar detyruat që të janë caktuar. Suksesi të buzëqesh, duke të të shpërblyer për lodhjen. PESHQIT Ndjen nevojën për të hapur horizontet në marrëdhënien bashkëshortore dhe e bën me një intuitë të veçantë që të dallon. Një udhëtim, i planifikuar me kujdes, do t’i dhurojë jetë çiftit. Akrepi dhe... dashuria Dashuritë në vazhdim Një qiell i favorshëm premton shumë mundësi për të përforcuar mirëkuptimin në çift. Kështu çdo projekt ndryshimi që ka si qëllim për fortifikojë raportin do të ketë shanse pozitive. Nga një transferim, te blerja e një shtëpie, apo lindja e një fëmije, gjithçka duhet e mundshme. Nga qershori kur hyn në skenë Jupiteri, sensibiliteti dhe bujaria do të mbizotërojnë ndaj individualizmit dhe ndaj skepticizmit tënd të lindur. Më në fund do të mund të ulësh mbrojtjen për t’u bërë më i hapur ndaj të tjerëve. Një dëshirë e madhe për t’u braktisur me besim ndaj të gjithë bukurisë që dashuria mund të të ofrojë, paralajmëron momente të paharrueshme, emocione të reja dhe një sintoni të shkëlqyer me njeriun e zemrës. 3 zemra mars, qershor, dhjetor 2 zemra korrik, gusht 1 zemër shkurt, prill Dashuri të reja Saturni hap shumë hipoteza. Nuk mund të përjashtohet në fakt që duke qenë i zënë me punë të tjera, më autonom se zakonisht, ti të qëndrosh vetëm fare në qetësi të plotë. Ose, e kundërta, të mos lindë dëshira për një marrëdhënie të “strukturuar”, si një bashkëjetesë apo martesë. E sigurt është se mundësitë nuk do të të mungojnë. Një dashuri e madhe e së shkuarës mund të rikthehet në derën tënde, sidomos nëse ke lindur në 10 ditët e para të shenjës. Pra, mundësitë siç e sheh janë të shumta dhe ke vërtetë shumë për të zgjedhur, duke e ditur qartë se vendimi yt do të vijë nën një qiell plot fat. Pra, cilido qoftë vendimi që do të marrësh, do të jetë më i miri i mundshëm. 3 zemra marsi, qershori, dhjetori 2 zemra janar, gusht 1 zemër shkurt, maj Më të rinjtë I zgjedhur si i preferuari i yjeve, do të jetosh një periudhë vërtetë fantastike. Brilant, me fantazi, i ëmbël dhe i shoqërueshëm si rralë herë, ke vërtetë shumë cilësi për të bërë përvete kë të pëlqen dhe të vihesh në pah mes miqve, shokëve të klasës dhe në çdo fushë tjetër. Aq më tepër që serioziteti i Saturnit nuk stonon aspak, përkundrazi të dhuron një pjekuri që do të shtojë interesin e të tjerëve ndaj teje. 3 zemra mars, qershor, tetor 2 zemra maj, gusht 1 zemër janar, prill Akrepi dhe... puna Nëse e ke Saturni të shtyn të jesh aktiv: është në fakt e mundshme që çfarëdo ideje që të kesh në mendje të zgjidhet në një sukses total. Nëse ke parashikuar projekte të rëndësishme, do të bësh mirë të mos e kursesh impenjimin për t’i realizuar. Nëse prej kohësh nuk ndjehesh i kënaqur, nëse puna që kryen nuk të jep garanci për stabilitet ose nuk të lejon të ecësh përpara, është e mundur që në këtë periudhë të ndërpresësh gjithçka për të kaluar në një tjetër punë më të mirë. Nëse puna që kryen të pëlqen, por marrëdhëniet me kolegët dhe shefat nuk shkojnë ashtu si duhet, është mirë të mos i shtosh konfliktet. Vepro me inteligjencë dhe maturi, duke bërë kërkesa e kritika me vendosmëri, por duke ruajtur qetësinë. Nëse po e kërkon Nën mbrojtjen e Saturnit dhe Merkurit, që për shumë muaj do të mbështesin çdo inciativë tënden, do të jesh i vendosur, brilant, i motivuar dhe do të aplikosh energjinë e duhur për të hyrë, apo rikthyer, në botën e punës. Falë Jupiterit nuk do të mungojnë lidhjet me influencë, mundësi të pashpresuara dhe shumë vendosmëri, ndaj nuk do të ekzistojnë më pasiguria ndaj të ardhmes profesionale apo përgatitjes tënde. Eshtë shumë e mundur që shtysa drejt autonomisë të të drejtojë për nga një aktivitet që të jetë i gjithi i yti. Por edhe mund të vendosësh që të shtosh rradhët e “trurit në emigrim” dhe të tentosh fatin jashtë vendit, ndoshta pas një qëndrimi të shkurtër për të kuptuar situatën. Në bankat e shkollës Viti shkollor duhet të përfundojë bukur, ashtu si dhe provimet e fundit të vitit. Pasiguri vihet re gjatë rikthimit në shkollë, ndoshta ndonjë dyshim në rast se ndodhesh përballë një zgjedhjeje apo po kërkon rrugën që duhet të ndjekësh. Gjithsesi sfidat të pëlqejnë dhe Jupiteri do të të japë besimin e nevojshëm për të provuar, ndaj, para se të heqësh dorë, reflekto. Në arkën e kursimit Kur ke fatin të kesh Jupiterin si aleat, planet më shumë se çdo tjetër i lidhur me paranë dhe pasurinë, financat nuk duhet të jenë një shqetësim. Dhe për ty do të jetë kështu nga vera deri në qershor të 2014. Aq më tepër që Saturni të vëzhgon, duke të të sygjeruar iniciativat dhe investimet më të mira. Do të bëhet fjalë për gjëra të mëdha si shtëpi apo investime afatgjata. Do të dish të shfrytëzosh mrekullisht atë që fati do të dhurojë, pa u bërë dorështrënguar. Adhuron ta shijosh këtë mirëqënie, duke i dhuruar vetes ndonjë pushim e komoditet më shumë, për gëzimin e kujt të jeton pranë. Duke e rimenduar Më pëlqen Takimet e reja Efekti pozitiv i Jupiterit do të jetë lumturi për shpirtin tënd, gjithnjë pak i shqetësuar dhe i lodhur. I qetë, i relaksuar dhe plot besim, do të hapesh më shumë ndaj të tjerëve dhe do preferosh jo vetëm ata që ndajnë me ty thellësinë e çështjeve komplekse por edhe momente shlodhjeje e dëfrimi. Pra, ka shumë gjasa që të bien muret e ngritura nga skepticizmi. Të ëndërroj Ndonëse ti i përket shenjave të Ujit, në përgjithësi je shumë pragmatik dhe racional, por me Neptunin që ndez imagjinatën tënde është e mundur që të zbulosh veten romantik dhe ëndërrimtar. Natyrisht, nuk do të humbësh kurrë lidhjen e realitetin, por ndonjë fluturim fantazie do të të rrëmbejë, duke të të dhuruar emocione të papërshkrueshme. Nuk më pëlqen më Mungesa e skrupujve Zakonisht je tip që nuk ke shumë skrupuj kur dëshiron të arrish një synim, duke përdorur edhe mjete jo fort ortodokse. Por nën krahun e Saturnin respekti për rregullat dhe legaliteti do të jetë më i fortë se cinizmi. Në gara, pra, do të jesh besnik e i pastër, si një qingj! Heshtja Zakonisht nuk preferon të flasësh për veten, emocionet nuk i shpreh. Shpesh je një mister për kë të rrethon dhe gjendjet e tua shpirtërore janë të vështira për t’u interpretuar. Por entuziazmi dhe besimi i Jupiterit mund të përkthehet në një kthim tendence. S’mund të presim që ti të bëhesh nga sot-nesër llafazan, por me siguri do të ketë disa krisje në guackën e pa penetrueshme që ke ndërtuar rreth vetes. Bebet e 2013 Sa fëmijë të dashur, të fortë e këmbëngulës do të jenë Akrepët e këtij viti! Të lindur për të fituar, që të vegjël do të mahnisin me pasionin e tyre, këmbënguljen dhe impenjimin që do të vendosin në çdo gjë që bëjnë dhe për mënyrë natyrale me të cilën do të synojnë gjithmonë lart. Një aspiratë që do të mund t’i bëjë shumë kërkues me veten dhe me të tjerët. Yjet&Shëndeti Trupi Muskujt do të jenë të shpejtë, rezistenca nuk do të pësojë rënie dhe do të kesh me vete gjithmonë shumë energji për të përmirësuar edhe më shumë formën fizike dhe linjat. Vetëm në janar, mes prillit dhe majit e mes shtatorit dhe tetorit, mund të ndjesh ndonjë shqetësim kalimtar si pagjumësia apo dhimbja e kokës. Mendja Duhet të bësh disa pauza të shpeshta nga jeta e përditshmja, hiq prizën nga mendimet dhe prakticiteti që rrezikojnë të të hedhin në krahët e materializmit të ashpër. Kultivo leximin, meditimin, muzikën e interesa të tjera për t’i dhënë hapësirë nevojës tënde për më shumë spiritualitet, që nuk ka qenë kurrë kaq e fortë. Elementi: Zjarri Dita: E enjte Ngjyra: Blu Guri: Granatë Metali: Hekur Numri: 4
Posted on: Fri, 19 Jul 2013 11:51:59 +0000

Trending Topics



le to keep Ivanovic with PSG lurking Paris
✖ 610563139446 Electron Ray II Modern Decor by Ash Carl, modern
Just a note: although we are opening on Mothers Day Weekend, I
Yummy dessert I came up with in light of my recent obsession with

Recently Viewed Topics




© 2015