Akrepi, Prirjet Profesionale, Paraja dhe Shendeti Prirjet - TopicsExpress



          

Akrepi, Prirjet Profesionale, Paraja dhe Shendeti Prirjet profesionale të Akrepit Femra e kësaj shenje ka temperament shumë të fortë, inteligjencë, optimale në punë dëshiron të arrijë një vend të planit të parë dhe është shumë punëtore, prandaj për atë janë të përshtatshme të gjitha profesionet që kërkojnë sforcim, këmbëngulje, luftë dhe psikologji (me të cilën është e pajisur). Për Akrepin puna është edhe një mjet për të arritur pavarësinë dhe ajo i di mirë se duhet të niset nga poshtë fare, për të arritur lart; por për qëllimet e saj do t’i përdorë të gjithë dhe gjithçka e asgjë s’do ta ndalë për t’u ngjitur. Do të bëhej një psikologe shumë e mirë, mjeke, avokate por edhe manaxhere e suksesshme apo një shkrimtare. E magjepsur nga teknologjia do t’ia dilte mbanë edhe në punë teknike e kërkimore (shkencore). Astronomia është shumë e përshtatshme për femrën e kësaj shenje. Mashkulli i Akrepit është shumë ambicioz dhe e dashuron punën: vështirësitë nuk e zmbrapsin dhe është gjithmonë gati për të luftuar dhe për të bërë që ta vlerësojnë. Këto karakteristika janë të përshtatshme për profesionie si: kirugjia, filozofia, psikiatria dhe punët që kanë të bëjnë me teknikën. E panjohura edhe në punë e magjeps mashkullin e Akrepit, prandaj ai është i prirur ndaj arkeologjisë, astronomisë dhe biologjisë. Dinakëria e tij ndoshta do të ishte mjaft e dobishme për karrierën diplomatike. Megjithë këtë ai duhet të shmangë veprimtaritë me shumë përsëritje, pak stimuluese dhe të papritura, sepse Akrepët kanë gjithmonë nevojë për të reja dhe për të verifikuar aftësitë e tyre. Këmbëngulja dhe aftëisa për tu imponuar janë të përbashkëta për meshkujt dhe femrat e kësaj shenje. Mund të bëhen gjithashtu dhe spiunë, dedektivë, oratorë. Një këshillë: edhe në punë është e nevojshme të dish të racionosh energjitë me urtësi. Akrepi dhe paratë Të lindurit e kësaj shenje, qofshin femra apo meshkuj, tregojnë shumë kujdes për paratë. Për ata paraja është sinonim i fuqisë. Mundohen të akumulojnë me sa munden, të mos e shpenzojnë për gjëra pa rëndësi apo dëshira kalimtare e madje edhe kur zgjedhin një dhuratë, kërkojnë një objekt të dobishëm që të mos i kalojë moda. Megjithatë ka ndryshime në mënyrën e të shpenzuarit. Ka periudha gjatë të cilave femra prish pa hesap, gjë që tek meshkujt praktikisht nuk ndodh. Femra shpenzon me gjithë qejf për mobilimin dhe bizhuteri ose për gjithçka që i duhet dhe që i pëlqen, ndërsa mashkulli i Akrepit preferon të blejë gjëra të dobishme për punën e tij, kompjuter, libra, pajisje të reja, për zyrën dhe gjithçka që bën pjesë në arritjet e fundit të teknikës. Shpesh, sendet antike të blera nga mashulli i Akrepit përbëjnë një blerje të leverdisshme sepse ai di t’i zgjedhë sipas intuitës së tij të shkëlqyer. Në raportin ndaj parasë tek të lindurit e Akrepit influencojnë pozicioni i Hënës, Diellit, Mërkurit, Jupiterit domethënë se në cilin sektori të horoskopit do të gjenden këta planetë. Akrepi dhe shëndeti Të lindurit e kësaj shenje (meshkuj e femra) janë njerëz me shëndet të mirë dhe me shumë vitalitet që janë në gjendje ta marrin veten shumë kollaj pas ndonjë sëmundjeje. Pjesë më delikate e një Akrepi është aparati gjenital riprodhimi seksual, fshikëza, bacini, apandesiti, veshkat, tëmthi, gryka, zorrët, hunda, gjendrrat. Shpesh dalin probleme të variçeve, kockave dhe absese. Shpesh të lindurit e kësaj shenje kanë dhe prirje për tu sëmurur nga prostati, hernia, hemorroidet, abortet, sëmundje veneriane dhe të kanaleve urinare. Kanë edhe një tendencë për ta tepruar me pirjen e alkoleve dhe në moshë mund të dalin probleme të shtimit në peshë. Të lindurit e kësaj shenje kanë dhe mungesë sulfat kalciumi i cili ka edhe një funksion dizintoksikues që dezinfekton rrobat duke i hequr mundësinë për qelbëzim. Sëmundjet më tipike të Akrepit janë ato të aparatit gjenital dhe të grykës, hemorragjitë, sëmundjet e shpeshta menstruale, si dhe forma tonsilesh virale. Kur Akrepit i shfaqet ethet, ato zakonisht janë shumë të larta, por kalojnë shpejt, sepse organizmi reagon mirë. Fizikut të Akrepit i bën shumë mirë lëvizja, sepse e ndihmon të shkakojë tensionet dhe violencën, aq të zakonshme e vetiake për të. Ndër sportet ai duhet të preferojë futbollin, boksin, artin marcial si dhe tenisin për të cilin duhet intuita dhe vendosmëria. Ushqimi i të lindurve Akrep duhet të jetë i pasur me kalcium, proteina dhe jod, sepse ata kanë mungesë të këtyre elementëve. Janë shumë të përshtatshëm peshku, djathrat e freskëta dhe të gjitha prodhimet e qumështit. Është më i mirë orizi se makaronat dhe ndër zarzavatet është mirë të preferohet panxhari, argjinaret, lakrat romane, qepët, fasulet, kungujt, radhiqet, seilno. Frutat më të mira janë kajsitë, agrumet, mollët, kumbullat dhe rrushi. Duhet ti shmangë pijet me shumë sheqer dhe të preferojë lëngun e agrumeve pa sheqer dhe ujin e thjeshtë që favorizon tretjen. Nuk duhet të nënvlerësohet rëndësia e atyre aktiviteteve mendore dhe shpirtërore që bëjnë të mundur çlodhjen ose kultivimin e anës artistike të cilën e kanë pak a shumë të gjithë. Për të kaluar kohën e lirë gjëja më e mirë janë shëtitjet dhe vizitat kulturore të shoqëruara nga miqtë. Ata janë të përshtatshëm të organizojnë festa bamirësie për të ndihmuar njerëzit në vështirësi. Për të lindurit e kësaj shenje, për pushime këshillohet më mirë deti, sepse jodi për ta ka efekt mjaft mirëbërës. Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (23 tetor - 1 nëntor) Do të vuajnë më tepër nga dhimbjet e barkut, nga komplikacionet e organeve gjenitale prostati dhe hemorroidët. Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (2 – 11 nëntor) Rrezikohen më shumë nga hemorragjitë, aborti dhe sëmundjet e organeve riprodhuese. Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (12 – 21 nëntor) Mund të bëhen objekt i sëmundjeve veneriane, keqformimeve në kockat, abuzimeve alkoolike dhe lëndë narkotike.
Posted on: Tue, 19 Nov 2013 20:55:00 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015