Aktorja Jessica Biel ka humbur plot 5 kilogramë në 1 muaj, - TopicsExpress



          

Aktorja Jessica Biel ka humbur plot 5 kilogramë në 1 muaj, përmes dietës së 3 orëve. Kjo dietë, e shpikur nga dietologia amerikane Jorge Cruise, konsiston në ngrënien e 6 vakteve të vogla në ditë, çdo tre orë, për të reduktuar në maksimum dëshirën për të ngrënë shumë. Bashkëshortja e këngëtarit Justin Timberlake e ndjek me vëmendje këtë dietë speciale, e cila përshpejton metabolizmin dhe redukton urinë. Të ndjekësh këtë dietë është shumë e thjeshtë: E nisni ditën në mëngjes me ushqime të lehta, që nuk duhet të kalojnë 400 kalori, dhe më pas duhet të hani çdo 3 orë. Vakti i fundit duhet të konsumohet 3 orë përpara gjumit. Mos harroni, sasia e kalorive që duhet të merrni në çdo vakt është shumë e rëndësishme. Ajo nuk duhet të jetë më tepër se 400, shkruan BW. Nuk ekzistojnë ushqimet e këqija, por vetëm sasi të këqija. Çdokush duhet të jetë në gjendje të kontrollojë mënyrën se si ushqehet.
Posted on: Fri, 28 Jun 2013 10:39:20 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015