Alessando Nesta: Balotelli është një lojtar i madh, por duhet - TopicsExpress



          

Alessando Nesta: Balotelli është një lojtar i madh, por duhet t’i respektojë rregullat në Milan “Mario Balotelli është një lojtar i madh. Ai mund të bëjë gjëra që shumë tjerë nuk mund t’i bëjnë. Sidoqoftë, në qoftë se deshiron të luash në Milan për shumë vite, atë herë duhet t’i respektosh shumë rregulla që ata kanë. Nuk është e mjaftushme vetëm që të kërkosh falje në Milan. Nëse bon shumë gabime atë herë ata do të zëvëndësojnë me dikë tjeter. Kur unë isha në Milan ata kishin shumë rregulla, por tani nuk e di. E ardhmja ime? Kur unë e lë futbollin (që tashme e ka lënë) dua të bëhem një trajner, por ende nuk e di se ku. Ndoshta në Itali ndoshta diku ne Evropë ose në USA. Miami? Nuk do ishte keq sepse familja ime jeton aty. Ata shumë shpesh vijnë në Monteral të më takojnë mua dhe une gjithashtu shkojë atje shumë shpesh. Me pëlqen të qëndrojë në Miami sepse dielli eshte atje. Ke plazhen, njerzit dalin shumë shpesh është një vend përfekt të jetosh. Djali im shkon në shkollë në Amerikë, ai luan basketboll, ragbi dhe bejsboll. Ai luan shumë sporte, por ai duhet të zgjedhë cili sport i pëlqen më shumë. Shpresojë shumë që ai të zgjedhë futbollin”. /GJITHQKA PER AC.MILAN
Posted on: Sat, 26 Oct 2013 22:54:50 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015