Alexandre Pato te Inter? Interi ka sulmin më të mirë të - TopicsExpress



          

Alexandre Pato te Inter? Interi ka sulmin më të mirë të kampionatit, 27 gola në 11 ndeshje, por alternativat në sulm janë të pakta, duke pasur parasysh situatën aktuale të dëmtimeve tek ekipi zikaltër. Përveç Palacios, që ka bërë një nisje shumë të mirë të sezonit, emrat e tjerë të sulmit janë Diego Milito i dëmtuar, Icardi i sapooperuar (do të rrijë jashtë 1 muaj) dhe Belfodili, që ende s’e ka bindur trajnerin Walter Mazzarri. Ricky Alvarez hyn në kategorinë e mesfushorëve ofensivë, çka nënkupton faktin që detyra për të bërë gol bie e gjitha mbi shpinën e Rodrigo Palacios. Kjo është një arsye e mirë që zikaltrit të nisin dhe të shqyrtojnë me vëmendje merkaton, që të sjellë emra që do t’i japin edhe më shumë forca sulmit. Një nga futbollistët, i cili pëlqehet së tepërmi nga tekniku i Inter dhe nga klubi zikaltër, është Alexandre Pato. 24-vjeçari brazilian është nxjerrë në shitje nga klubi i Corinthias, ndaj mund të veshë fanellën e Interit që në muajin janar. Brazilianët i paguan Milanit për kartonin e tij shumën e 15 milionë eurove, kur e morën në janarin e 2013-ës, por vlera e tij tani është më e ulët.
Posted on: Sat, 09 Nov 2013 16:31:41 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015