Alves: Do t’ia jepja Abidalit mëlçinë edhe nëse do më duhej - TopicsExpress



          

Alves: Do t’ia jepja Abidalit mëlçinë edhe nëse do më duhej ta braktisja futbollin Dani Alves ka konfirmuar se ishte shprehur i gatshëm që t’ia dhuronte një pjesë të mëlçisë së tij asokohe bashkëlojtarit te Barcelona, Eric Abidal, i cili po vuante nga kanceri. Gjatë kohës në Camp Nou, dy mbrojtësit krijuan një miqësi të mirë, ndërsa francezi së fundmi deklaroi se braziliani ishte shprehur i gatshëm që të sakrifikonte një pjesë të organit të tij për t’i ndihmuar atij që të shërohej. Ndërsa tani, në një intervistë për Lance, mbrojtësi blaugran ka konfirmuar se ia kishte bërë këtë ofertë mbrojtësit të Monacos duke thënë se gjendja shëndetësore e Abidalit ishte më e rëndësishme sesa karriera futbollistike e vet brazilianit. “Dëshira ime ishte vetëm të ndihmoj, për shkak të admirimit që kam ndaj Eric, për dashurinë që kam për familjen e tij. Kur një jetë është në rrezik, futbolli mbetet në prapavijë”. “Padyshim që kishte rrezik. Nuk është e vërtetë se do të më duhej ta braktisja futbollin për dhurimin. Kishte rrezik, por kur një jetë është në rrezik, futbolli nuk është i rëndësishëm”. “Falë Zotit, kam fuqinë dhe inteligjencën të kem alternativa dhe të jetoj edhe pa futbollin. Nëse do të më duhej ta bëja atë, të shpëtoja një jetë, Zoti do të mi hapte dyert”, ka deklaruar Alves.
Posted on: Tue, 24 Sep 2013 12:25:11 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015