Ambasada Egjiptiane në Tiranë: Përpjekje për ta prezantuar si - TopicsExpress



          

Ambasada Egjiptiane në Tiranë: Përpjekje për ta prezantuar si grusht shteti, e pabazuar në fakte Me anë të një njoftimi për mediat, ambasada e Egjiptit në Tiranë, deklaron se ndryshimet e fundit politike në Egjipt, si produkt i revoltës popullore gjithëpërfshirëse, nuk kanë asnjë lidhje me atë që po interpretohet si grusht shteti. "Çdo përpjekje për ta paraqitur si grusht shteti atë që ndodhi gjatë ditëve të fundit është e pabazuar në fakte dhe pa sens objektiviteti, apo një përqasje të saktë ndaj asaj që po ndodh këto ditë në Egjipt”, thuhet në reagimin e shpërndarë nga selia diplomatike e Egjiptit, në vendin tonë. "Nëse referendumi miraton amendamentet kushtetuese, Presidenti i Republikës do të vendosë brenda 15 ditëve mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në një distancë kohore jo më pak se një muaj dhe jo më shumë se dy muaj. Përcaktimi i Zgjedhjeve Presidenciale, do të bëhet një javë nga seanca e parë e Kuvendit të Ri të zgjedhur", njofton ambasada - See more at: sot.al/bota/ambasada-egjiptiane-n%C3%AB-tiran%C3%AB-p%C3%ABrpjekje-p%C3%ABr-ta-prezantuar-si-grusht-shteti-e-pabazuar-n%C3%AB-fakte#sthash.q8RjYwmz.dpuf
Posted on: Sat, 24 Aug 2013 19:33:37 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015