Antenat celulare, prej 12 vjetësh “prodhojnë” 23% të - TopicsExpress



          

Antenat celulare, prej 12 vjetësh “prodhojnë” 23% të rasteve të kancerit tek njerëzit Tashmë janë dy palë të përfshira në konflikt interesi, në lidhje me antenat celulare: nga njëra anë janë katër kompanitë “AMC”, “Vodafon”, Eagle” dhe “Plus”, të cilat synojnë të fitojnë sa më shumë prej shërbimit telefonik që kanë instaluar në Shqipëri dhe nga ana tjetër, janë qytetarët e sulmuar prej këtyre kompanive me antenat e vendosura pranë qendrave të banimit, të cilët kundërshtojnë vendosjen e tyre brenda mjediseve ku ata banojnë, mbasi janë dëmtuese dhe madje në shumë raste shkatërruese të shëndetit, me pasojë fatale për jetën. Lidhur me këtë realitet tronditës për jetën e shqiptarëve, të ofruar prej qeverisë nëpërmjet kompanive celulare, prononcohet dhe mjeku specialist, Vladimir Kumaraku: -Më vjen shumë keq, këtë apel që po duhet ta bëj gjithë media dhe shoqëria civile shqiptare. Unë i bashkohem shqetësimit qytetar si pjesë e qëndrimit tim, si qytetar dhe si mjek, por dhe të kolegëve, të shqiptarëve e bashkëqytetarëve të mi. Kemi të bëjmë me një shqetësim të madh social e jetik. Pse? Sepse antenat janë një rrezik potencial shkatërrues i përhershëm për shëndetin e njeriut. Si mjek, kërkoj që shteti të ndërhyjë urgjent, mbasi po bëhet palë në një krim të shkaktuar prej këtyre kompanive, të cilat “vrasin” jetë shqiptarësh, për të shtuar fitimet e tyre. Po kështu, nisur prej faktit që antenat celulare dhe jo vetëm ato, nuk prodhojnë shëndet të pastër për njerëzit, por ndotje shumë të rëndë, kërkoj që vendosja e antenave celulare të bëhet larg qendrave të banuara dhe larg gjithë mjediseve publike, duke respektuar distancat e instalimit dhe parametrat e lejuar rrezatues të tyre. Këtë gjë, katër kompanitë celulare që veprojnë në Shqipëri “AMC”, “Vodafon”, Eagle” dhe “Plus” nuk po e respektojnë as në aspektin e standardit të mbrojtjes mjedisore, as në detyrimin e largësisë së instalimit të antenave, as në bashkëveprimin me komunitetin, i cili është faktor kryesor vendim-marrës në këtë proces dhe as ankesat e qytetarëve, as në përputhje me “hartën” e përcaktuar prej pushtetit lokal. Madje mund të them se në qarkun Berat ku unë jetoj dhe punoj si mjek, pushteti lokal nuk përfillet fare në këtë aspekt. - Disa mjekë e specialistë të fushës së rrezatimeve radioaktive, deklarojnë që këto antena nuk kanë rrezik për shëndetin, ju si mendoni? Alarmi që shkaktojnë antenat celulare është fakti që këto antena, kanë rrezatim jonizues dhe radioaktiv të çliruar në mjedisin ku ato ndodhen, rrezatim ky që shkakton “vrasje” të jetës së njerëzve, të kafshëve, ndotje të rëndë të mjedisit si bimësinë, ujin, tokën dhe shkatërrim të oksigjenit. Edhe pse ky alarm, kalohet në heshtje prej institucioneve shtetërore të mjedisit dhe shëndetësisë, në fakt është një realitet që ekziston dhe vepron, duke shkaktuar qindra pacientë në vit me kancer, pa llogaritur mijëra të tjerë që rezultojnë me pasoja të shumta në organizëm që nga gjaku, mushkëritë, kockat, tensioni, mëlçia e deri në sistemin nervor. Ata që i thonë vetes mjekë e specialistë rrezatimesh radioaktive dhe që deklarojnë publikisht, se antenat celulare nuk shkaktojnë dëmtime të shëndetit dhe rrezikim të jetës, nuk thonë të vërtetën. Ata bëhen palë me kompanitë në fshehjen e efekteve shkatërruese që krijojnë antenat celulare. Këta “modele” mjekësh e specialistësh të fushës fizike-biologjike-kimike-radioaktive që deklarohen kështu, dihet se përse bëhen aleatë me kompanitë celulare dhe me institucionet e shëndetit publik e ato shtetërore, që kanë përgjegjësi kontrolli e parandalimi të kësaj masakre shëndetësore. Por ka një institucion qendror botëror, që quhet OBSH, prej të cilës janë përcaktuar standarde në lidhje me instalimin dhe përdorimin e antenave celulare me kuota të nivelesh të fuqisë së rrezatimit radioaktiv, jonizues e jo-jonizues. Tashmë e dinë të gjithë mjekët, specialistët e fushës së radioaktivitetit, ministria e Mjedisit, ministria e Shëndetësisë, agjencitë rajonale të mjedisit në pushtetin lokal dhe vetë kompanitë celulare, që vlerat e lejuara nga OBSH janë në masën 10 Ë për 1 m2. Nëse kjo masë kalohet edhe me 00000.1% atëherë kemi shkatërrim të organizmit dhe jetës së njeriut. Në fakt, pavarësisht raportit kualifikues e publikues të kompanive, vlera reale e antenave të vendosura në Tiranë e në rrethe është e tillë: sistemi komunikimeve të lëvizshme, nëpërmjet frekuencave E-GSM 900MHz, GSM, 1800MHz dhe UMTS 2100MHz e kalon normën 10 Ë për 1 m2. . Unë personalisht dhe të gjithë ata që janë specialistë të fushës për të cilën po flasim, nuk ka asnjë dyshim që e kuptojnë mirë se çfarë do të thotë kjo fuqi rrezatuese, që shpërndahet prej antenave celulare në mjedisin e banuar, si valë e padukshme, por që në fakt shkatërron oksigjenin dhe jetën e njerëzve e të gjithçkaje. Vetëm një fakt: nga antenat celulare që janë majë pallateve dhe në zonat ku janë burimet ujore që furnizojnë qendrat e banuara, ndotja e ujit rritet me 29% ndotje me pasojë rrezatim radiokativ, që do të thotë: vrasje e shëndetit. - Nëse ju do të ishit në krye të një institucioni mjedisor, çfarë do të bënit? Së pari do të denoncoja publikisht këtë situatë skandaloze. Së dyti do të jepja provën e parë të guximit si mjek për të ndaluar këtë masakër shëndetësore të shkaktuar prej antenave, që në gjuhën tonë quhen “vrasëse të padukshme e të pazhurmëshme”. Së treti, do jepja shembullin e parë për të larguar forcërisht këto antena nga mjediset e banuara. Kanceri nga antenat, realitet alarmant në Shqipëri Në Ditën Botërore të Luftës kundër kancerit, mjekët dhe institucionet shëndetësore shqiptare dhanë alarmin, duke theksuar se përhapja e kësaj sëmundje në vendin tonë ka kapur shifra stratosferike. Sipas statistikave zyrtare, viti 2012 u mbyll me afro 7 mijë raste të reja kanceri, ku 2500 prej tyre i përkasin vetëm qarkut të Tiranës. Sipas institucioneve shtetërore të shëndetësisë, shkaqet e shtimit të sëmundjeve të kancerit janë obeziteti, ndotja, pirja e duhanit apo alkoolit. Por mjekët, si të ishin në gjuhë mirëkuptimi me kompanitë celulare dhe me Ministrinë e Mjedisit, nuk përmendën faktin që një nga shkaqet kryesore të kancerit masiv në Shqipëri janë dhe antenat celulare. Edhe pse nuk bëhet publik, ka një realitet alarmant me kancerin që shkaktohet nga antenat celulare. Sipas evidencave të fshehura në dosjet e qendrave spitalore në Tiranë e në rrethe, por edhe sipas burimeve nga qendrat spitalore e klinike private, rezulton se antenat celulare, shkak i 23% të rasteve të kancerit në gjak, në tru, në kokë e mushkëri. Kompanitë celulare nuk përfillin komunitetin Që të kryesh një shërbim telefonik me antena celulare në Shqipëri, sipas ligjit në fuqi, duhet që së pari të nisësh, të zhvillosh dhe të konkludosh komunikimin e detyrueshëm me komunitetin. Kompanitë celulare AMC”, “Vodafon”, Eagle” dhe “Plus” kanë detyrim të plotë ligjor që përpara se të nisin përgatitjen e raportit te VNM-së për projektin e instalimit të një antene celulare në mjedis publike, brenda, pranë ose afër një zone të banuar, duhet të marrim miratimin e banorëve, ose kategorive të tjera sociale që gjenden në këtë zonë ku do të vendoset antena. Mbështetur në VKM Nr. 805, datë 04.12.2003, kur projekti në vlerësim klasifikohet në listën e veprimtarive që ndikojnë në mjedis, në baze te VKM, nr.994, datë 02.07.2008 “Për tërheqjen e mendimit te publikut në vendimmarrje përMjedisin”, ministria e Mjedisit nëpërmjet Agjencisë rajonale, duhet të sigurojë pjesëmarrjen e publikut në vendim-marrje, duke zbatuar këto procedura: a. Brenda 5 ditëve pas marrjes së kërkesës nga ARM-ja për t’u pajisur me leje mjedisi, i kërkon Kryetarit të njësisë së qeverisjes vendore, ku do të zbatohet projekti, të organizojë diskutimin me publikun e ndikuar. b. Dërgon në njësinë përkatëse të qeverisjes vendore dokumentat e projektit, a të veprimtarisë, për t’ ia vënë në dispozicion publikut. d. Njësia e qeverisjes vendore dhe Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, me mjetet e mundësitë, që kanë, njoftojnë publikun e ndikuar, brenda 5 ditëve. e. Njoftimi hartohet me shkrim dhe publikohet vazhdimisht gjatë 20 ditëve, pa ndërprerje: 1. në radio e tv vendore; 2. në faqen e internetit të organit; 3. në botime apo publikime të përditshme apo periodike, nëse është e mundur; 4. detyrimisht në tabelën e njoftimeve të njësisë të qeverisjes vendore. Sipas bisedave që kemi bërë me banorët dhe me njësi të pushtetit lokal në disa rrethe të vendit, ky ligj nuk zbatohet, kjo procedurë bëhet formalisht në zyrat e pushtetit qendror me letra fiktive, duke mbledhur deklarata false të komunitetit.
Posted on: Wed, 20 Nov 2013 21:40:01 +0000

Trending Topics



v>

© 2015