Antimuzika, “Bad Music” në 101 vjet në Shqipëri, jo vetëm - TopicsExpress



          

Antimuzika, “Bad Music” në 101 vjet në Shqipëri, jo vetëm në ish-diktaturë. Studimi im i ardhshëm do të titullohet: “Antimuzika, “Bad Music” në 101 vjet në Shqipëri” dhe roli i saj psikologjik dhe mendorë”, jo vetëm në ish-diktaturë. Antimuzikë tek neve ka patur dhe do të ketë gjithmonë, jo vetëm në ish-diktaturë, mbasi është e lidhur me një seri faktorësh përceptiv, etik, mendorë, ekonomik, shoqërorë dhe komunikativ. Qëllimi i një terapisti dhe një studjuesi të semiotikës nuk është denigrimi personal dhe artistik i individëve që shkruajnë muzikë të keqe në sisteme dhe etapa të caktuara. Qëllimi im është evidentimi dhe studimi i shkencorë i antimuzikës në historinë tonë pas pavarësisë për qëllime politike, urbane dhe komerciale, në shërbim të krijimit dhe interpretimit muzikës së vërtetë dhe domethanse. Për një këshillues muzike dhe një terapist vlerësohet muzika edhe atyre që kanë handikape psikike dhe fizike, dhe ka të ngjarë që në punët dhe shprehjet e tyre muzikore gjen shpesh edhe muzikë dhe antimuzikë si edhe tek muzikantët e shkolluar dhe të pashkolluar, profesionistë dhe amatorë. Në kontekstin e art-politikës, do të studjoj raportin dhe mbështetjen e artit, muzikës nga politika, që ka ndodhur në të gjithë sistemet politike e shoqërore tek neve. Shkëputja totale e artit dhe muzikës nga ndikimet politike nuk është i thjeshtë për ato kultura që kanë kaluar diktatura të ideologjive të caktuara, periudha pa stabilitet shoqërorë dhe politik dhe nuk kanë traditë të mendimit demokratik përfaqësues dhe një mentalitet dhe filozofi të përparuar. Nuk e kuptoj se cfarë lidhje kanë artistët e vërtetë, muzikantët me politikën, përjashto rastet kur ato duan vetë të jenë pjesë e saj. Në asnjë vend të botës demokratike nuk ka artistë të majtë apo të djathtë. Tjetër gjë është kur neve vetë tentojmë të jemi pjesë e krahëve politikë për pjesmarrje direkte ose indirekte në këtë fushë që është një e drejtë e sejcilit në demokraci. Por kur artistët ose muzikantët kërkojnë mbështetje të padrejtë artistike dhe materiale nga politika, që do të thotë një palë kundër një pale tjetër, kjo është e papranueshme dhe antidemokartike për një shoqëri të zhvilluar demokratike. Prandaj ndarja e artit, muzikës me politikën tek neve kërkon kohë dhe mentaliteti i ish-diktaturës me format që ajo përdorte për vlerësimin dhe diferencimin e artistëve është vështirë të largohet nga vetëdija e jonë, pavarësisht deklaratave politike dhe emocionale të sejcilit lider politik dhe vetë artistëve dhe muzikantëve. Artin dhe muzikën nuk e vlerëson dhe e përdor politika në asnjë vend të botës me demokraci përfaqësuese të zhvilluar. Prandaj ka patur të drejtë kompozitori amerikan Carls Ives gadi para 80 vjetësh, për një ndarje të qartë të muzikës nga politika duke e sanksionuar në kushtetutë. Duke studjuar antimuzikën, muzikën e keqe, kemi mundësi që studjuesit dhe muzikantët të përfitojmë dhe të nxjerrim konkluzione dhe ndërtojmë hipoteza edhe në planin artistik, kulturorë, teknik dhe shprehës biles dhe kurativ, mbasi muzika përdoret edhe si kurë, në terapinë e muzikës. Ky tip studimi ndikon edhe në përmirësimin e lojës për muzikantët që lozin muzikën klasike, romantike dhe monderne në format dhe mënyrat e post-modernes dhe krijimit të muzikës sot. Krahas muzikës serioze të keqe, kemi patur dhe kemi në kontekstin aktual shumë muzikë e cila është totalisht urbane, pa shpirt dhe mend, si p.sh. tallava dhe turbo-folk, që ka patur edhe qëllime dhe nëntekste politike, biles e menaxhura shpesh edhe nga mafia rajonale dhe individë me qëllime të caktuara materialo-urbane-politike ose muzika bashkëkohore serioze që mund të jetë një plagjiaturë muzikore virtuale, mbasi sot ka shumë programe kompjuterike të cilat ta ofrojnë këtë mundësi. Edhe në historinë e muzikës botërore politika dhe diktatura të caktura i kanë detyruar biles edhe gjenitë dhe muzikantët profesionistë të bëjnë muzikë për mbretërit dhe diktatorët, por gjenija muzikore dhe muzikantët e vërtetë edhe në këto kushte ka lënë kryevepra dhe jo si tek neve sidomos në diktaturë, në rastet që përmenda më lart, në moment e ndikimit të muzikës shumë nga politika kanë lënë vepra pa domethanje dhe pa mesazhe ose “Bad-music” që në fakt ekziston dhe studiohet edhe si rrymë muzikore. Estetika e muzikës sot ka ndonjë rol të tjetër , mbasi ka ndryshuar teknikat e studimit duke u kthyer në filozofi muzike. Ajo ka patur dikur një rëndësi të caktuar, prandaj ato që kritikojnë dhe studjojnë muzikë pa studimet e mirëfillta të estetikës. filozofisë moderne të Teodor Adornos, Appen Ralf, Davies Stephen, Frith Simon, Gendron Bernard, Immanuel Kannt etj. ose Epistimologëve të muzikës (teoricientëve të dijes) si Jan Luc Nancy, Annis David, Ayer Alfred Jules, Bovens Luc, Hartmann Stephan, Gilbert Durand, M.Imberty, Oliver Saks etj, nuk e kuptojnë “muzikën e keqe”, pa përmendur rolin e etikës, matematikës, neurologjisë, shenjave tek muzika, biles edhe shkencave ekzakte. Prandaj semiotika e muzikës e studjon muzikën thelbësisht dhe nxjerr “handikapet “e krijuesve të cilët pretendojnë se bëjnë muzikë por harrojnë pavarësisht talentit dhe studimeve të tyre, biles deri në nivele akademike që kanë “muzikuar” handikapin e tyre. Arti nuk është shkencë dhe shkenca nuk është art, arti nuk është “patologji” dhe patologjitë nuk janë art, por janë crregullime fizike dhe mendore, pavarësisht se arti ka nevojë shpesh për të “pavetëdijshmen”, improvizimin dhe fantazinë, mendoren, sic është edhe muzika mendore post- moderne sot, post-klasikja, ose muzika e Moxartit, Bethovenit që ishin totalisht mendore dhe psikogjenetike, kryemodele njerëzore ose para-moderne dhe para-mendore, sic shkruan Carls Ives tek vepra “Before the sonate”, “Para sonatës”, për elemente para-mendorë dhe para- modern të Bethovenit ose për pavetëdijen artistike. Por studimet shkencore filozofike për artin dhe muzikën dhe kryemodelet e ndihmojnë artin të përparojë dhe të japi mesazhe të reja të padëgjuara, sic është Bio-muzika ose Suoni-etnici (tinguj mendorë) ose muzika post-moderne që krijon sot Karl Hainz dhe Markus Stochausen, Georgy Kurtag, Gyorgy Ligeti, Peter Eötvös, Luciano Berio, Pierre Boulez, Wolfgang Rihm dhe krijues të tjerë në këtë stil. Zhvillimet në fushën e muzikës në shekullin e 21-të, kanë një nivel të lartë Muzika klasike të shekullit të 21-të është një formë e ndryshme e artit. Disa elemente të shekullit të kaluar janë mbajtur, por ka një lëvizje në rritje drejt post-modernizmit, polystylism dhe eklektizëm, të cilat kërkojnë që të përfshijnë elemente të gjitha stilet e muzikës pavarësisht nëse këto janë klasike apo jo-këto përpjekje përfaqësojnë një ulje të diferencave midis zhanreve të ndryshme muzikore. Kombinimi i muzikës klasike dhe multimedia është gjithashtu një praktikë e dukshme në shekullin e 21-të në Internet, së bashku me teknologjinë e saj lidhur me këtë, janë burime të rëndësishme në këtë drejtim. Numri i kompozitorëve të rëndësishëm femra është rritur gjithashtu në mënyrë të konsiderueshme. Studimet muzikologjike për fushën ecin me një hap të madh dhe po përdoren gjithnjë e më shumë metoda shkencore deri me mjete virtuale, për deshifrimin dhe hulumtimin e muzikës. Prandaj është i domosdoshëm studimi në planin shenjorë, psikologjik, filozofik, virtual dhe terapeutik, shoqëror mbasi identifikon dhe studiohen “hadikapet muzikore “ që mund të konstatohen, ose pamundësinë e muzikës për të dhënë mesazhe duke u kthyer në antimuzikë. Vetëm nëpërmjet studimit dhe kritikës me forma shkencore, do të identifikohet antimuzika dhe muzika e keqe tek neve në 101 vjet. Semiotika (teoria e shenjave muzikore) dhe Terapia e muzikës (muzika për kurë) studjohen sot në disa Akademi prestigjioze muzike në Itali, Gjermani dhe Amerikë, duke i shërbyer artit muzikorë dhe muzikantëve në të ardhmen e tyre dhe të ardhmen e muzikës si art i pafund. Shënim: (Studimin tim në të ardhmen do ta vazhdoj me vepra konkrete dhe personazhe konkretë që kanë ndikuar në krijimin e antivlerave tek muzika serioze në ish-diktaturë dhe në këto 101 vjet pavarësi. Ky artikull ishte një tentativë empirike, jo shumë e thellë, më qëllim dhënjen e një mesazhi dhe fillimin e një debati dhe studimi profesional dhe intelektual me metodat e muzikologjisë aplikative, semiotikës së muzikës dhe terapisë së muzikës e cili do të pasurohet në të ardhmen me studime rasti konkretë, shembuj konkretë të argumentuar shkencërisht dhe me fakte konkretë.)
Posted on: Mon, 02 Dec 2013 10:36:53 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015