Antonio Conte, në një intervistë për ‘La Gazzetta dello - TopicsExpress



          

Antonio Conte, në një intervistë për ‘La Gazzetta dello Sport’, ka sulmuar trajnerin e Interit (Walter Mazzarri) dhe atë të Bayern Munchen (Pep Guardiola). Për teknikun zikaltër: “Ka nisur që tani justifikimet për t’i dalë para dështimeve." Për atë katalanas, i cili tha se Juventusi është klub i pasur, deklaroi me ironi: “Guardiola ka mbetur në kohën kur ishte tek Brescia. Në fakt ai ka të drejtë që qahet pasi drejton një klub të varfër. Më mirë të shohë skuadrën e tij.” Në lidhje me blerjet e reja të Juventusit, Tevez dhe Llorente, tekniku italian u shpreh: “Tevez është i jashtëzakonshëm, një profesionist i madh. Llorente është një atlet model dhe ka mentalitetin e duhur.” Conte mendon se sezoni i ri i Serisë A do të jetë shumë interesant pasi sipas tij, të gjitha ekipet janë përforcuar: “Napoli ka shpenzuar 80 milionë euro dhe ka marrë një trajner si Benitez. Fiorentina dhe Lazio kanë plotësuar organikën dhe kanë ambicie. Ndërsa Milan e Inter do të jenë gjithmonë pretendente.”
Posted on: Wed, 31 Jul 2013 15:29:53 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015