Argumenti i Ibni Abasit ndaj Omerit të tërbuar A mund t’jua - TopicsExpress



          

Argumenti i Ibni Abasit ndaj Omerit të tërbuar A mund t’jua ftoj vëmendjen tuaj te dialogu midis Ibn ‘Abbāsit e ‘Umerit në të cilin ky i fundit, gjatë një bisede të gjatë ndërmjet tyre, e pyeti: “O Ibn ‘Abbās! A e di se çfarë ju pengoi juve nga marrja e khilāfetit?” Ibn ‘Abbāsi thotë: “Nuk doja t’i përgjigjesha pyetjes së ‘Umerit, prandaj i thashë: ‘Nëse unë s’e di, e di prijësi i besimtarëve!” ‘Umeri tha: “Disave s’u pëlqente që edhe profetësia edhe khilāfeti të kufizoheshin te Shtëpia e juaj; prandaj, u kënaqën me manovrimin e tyre. Kurejshët e deshën për vete dhe ia dolën ta merrnin.” Unë i thashë: “O prijës i besimtarëve! A më lejon të them diçka, duke më premtuar se do ta përmbash zemërimin?” Ai pohoi; atëherë Ibn ‘Abbāsi tha: “Sa për pohimin tënd, o prijës i besimtarëve, se Kurejshët e deshën për vete dhe ia arritën ta merrnin, po të them se sikur Kurejshët të ishin kapur pas asaj që kishte zgjedhur Allahu, kjo do të kishte qenë e pranueshme dhe pa hile. Sa për pohimin tënd se atyre s’u pëlqente ta shihnin edhe profetësinë edhe khilāfetin në Shtëpinë tonë, po të them se Allahu i Lartësuar e i Madhëruar, i ka përshkruar disa njerëz si të ligj, duke thënë: {...kjo për shkak se ata e urryen atë që zbriti Allahu, prandaj Ai ua asgjësoi veprat}1a.” ‘Umeri u zemërua e tha: “Kurrsesi, o Ibn ‘Abbās, unë kam dëgjuar gjëra për ty të cilat nuk dua t’i besoj, që pozita jote në sytë e mi të mos bjerë.” Unë e pyeta: ‘Cilat janë ato, o prijës i besimtarëve? Nëse janë të vërteta, statusi im para syve të tu s’duhet të bjerë; përndryshe, unë jam i zoti ta mbroj veten nga sulmet e liga.’ ‘Umeri atëherë tha: ‘Jam njoftuar që thua se ju kanë deprivuar nga khilāfeti për shkak të zilisë, shtypjes e padrejtësisë.’ I thashë: ‘Lidhur me pohimin tënd, o prijës i besimtarëve, se ishte shtypje, këtë e kanë kuptuar edhe të arsyeshmit edhe mendjeligët. Sa për zili, Ademit ia kishin zilinë e ne jemi bijtë e tij të lakmuar.’ ‘Umeri e humbi toruan dhe ia ktheu: “Kurrsesi, kurrsesi! Zemrat tuaja o bij të Hāshimit, janë mbushur me zili që s’mund të shuhet.’ Unë atëherë i thashë: ‘Avash, o prijës i besimtarëve! Mos ua mvesh një përshkrim të tillë zemrave të atyre që Allahu ua ka {larguar të gjithë ndytësinë dhe i ka pastruar me një pastrim të skajshëm}’1b.”1 1a Kur’an, 47:9. 1b Kur’an, 33:33.
Posted on: Fri, 26 Jul 2013 12:45:15 +0000

Trending Topics



Welcome to 21st Century!! Our communication - Wireless Our phones
EXTENSIONES TU DECIDES COMO QUIERES LUCIR! ALARGA TU CABELLO EN
Voleibol: Doze mil meticais “tiram” Moçambique da rota do
Not sure on how to contribute to our Kickstarter Campaign?... See
DELAYED START FOR STUDENTS ON FEB. 4 Dear Lawrenceville Parents
Love is a Feeling Weve all heard and probably believe(d) the
HP NoteBook Core i3, 500GB HDD, 4GB RAM, WEB CAMERA, 4 HRS

Recently Viewed Topics




© 2015