Armina Mevlani, vajza që e përfaqësoi Shqipërinë në “Miss - TopicsExpress



          

Armina Mevlani, vajza që e përfaqësoi Shqipërinë në “Miss World 2009”, tashmë i ka hyrë botës së medias me mjaft ambicie. Pas eksperiencës si moderatore në festivalin “Kënga Magjike”, ajo do të ngjitet në skenën e një tjetër spektakli me audiencë, siç është “Dancing with the Stars”. Përveç lidhjes së saj të hershme me kërcimin, në një intervistë për Panorama Plus, Armina ka folur për dashurinë e momentit, fatin dhe llogaritë për një jetë të plotësuar, si dhe sekretet e bukurisë përtej pamjes. “Si çdo vajzë, patjetër dhe unë kam ëndërruar gjithmonë për atë moment. Jam tradicionale dhe nuk jam aspak kundër martesës, por mendoj se duhet të merret koha e duhur për t’u njohur më mirë në një lidhje, për të hedhur një hap kaq të rëndësishëm si martesa”, ka deklaruar bukuroshja.
Posted on: Sun, 22 Sep 2013 05:53:48 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015