Artroplastika Artroplastika është rikonstruksioni ose - TopicsExpress



          

Artroplastika Artroplastika është rikonstruksioni ose rimodelimi i një artikulacioni të sëmurë ose të dëmtuar. Kjo kirurgji fakultative shpesh përfshin zëvendësimin e artikulacionit, implantimin e një artikulacioni artificial (proteza). Kandidatët më të përshtatshëm për procedur janë: ata që janë në gjendje të mirë shëndetësore, por që kanë dhimbje osteoartritike që nuk i përgjigjet trajtimeve jokirurgjikale të përdorura dhe që pengon aktivitetin e përditshëm dhe ul cilësinë e jetës. Eliminimi i dhimbjes shpesh konsiderohet si faktor çlirues për shumë pacientë që i nënshtrohen artroplastisë. Dhimbja dhe rënia e kualitetit të jetës janë dy faktorët kryesorë për të bërë artoplastikë . Artroplastia mund të zëvendësojë një pjesë të artikulacionit (artroplasti parciale) ose gjithë artikulacionin (artoplastia totale) me protezë (artikulacion artificial). Proteza zëvendëson kockën, kartilagon e dëmtuar ose të zhveshur. Ato në mënyrë tipike shkojnë deri 10-15 vjet. Disa modele të reja që janë promovuar mund të zgjasin mbi 20 vjet por të pa provuara ende klinikisht. Suksesi i artroplastisë varet shumë nga përzgjedhja e pacientëve veçanërisht të atyre që kanë nevojë për artoplasti totale. Për shkak të jetëgjatësisë së kufizuar të protezave, artroplastia totale nuk përdoret për pacientet në moshë të re. Megjithatë nga ana tjetër edhe duke pritur shumë gjatë për të zgjidhur një problem të artikulacionit, reduktohet mundësia e arritjes së një rezultati të mirë nga artoplastia e kryer vite më vonë. Kandidatët për artoplasti totale zakonisht janë mbi 60 vjeç, sepse të rinjtë dhe ata fizikisht aktivë, e konsumojnë protezën më shpejt. Artikulacioni i pacientit për artoplasti duhet të ketë funksion të kufizuar, i cili pengon aktivitetin normal të përditshëm dhe zakonisht paraqiten me ngurtësim dhe ënjtje kronike, vështirësi në ecje (kur preken artikulacionet anësive të poshtme) ose vështirësi në kapjen/mbajtjen e sendeve (kur preken artikulacionet anësive të sipërme), dhimbje të moderuar ose të padurueshme edhe në qetësi si pasojë e osteoartrozës. Deformimi i artikulacionit rrit mundësinë e përdorimit të artoplastikës si trajtim adekuat. Për më shumë informacion na kontaktoni në 042 35 75 35 (Tiranë) 038 221 661 (Prishtinë) Spitali Amerikan, Përqafoje jetën!
Posted on: Tue, 23 Jul 2013 09:16:30 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015