Ashton Kutcher është aktori më i paguar për seritë - TopicsExpress



          

Ashton Kutcher është aktori më i paguar për seritë televizive. Sipas “TvGuide”, aktori i ri çon në shtëpi rreth 750 mijë dollarë për çdo episod televiziv. Pas tij renditen Jon Crier (625 mijë dollarë) e Mark Harmon, me 525 mijë dollarë për një episod serie. Ndër 10 më të paguarit renditen edhe Simpson, ose më saktë aktorët që i dublojnë (300 mijë dollarë për episod). Duke shkuar drejt fundit ndodhen edhe befasitë, ku gjen yje të kinemasë së kalibrit të Robin Williams, i cili me rikthimin e tij në televizion me “The Crazy Ones”, paguhet “vetëm” 165 mijë dollarë për episod, transmeton TCH. Në fund të listës ndodhen protagonistet e “Mom”, Allison Janey e Anna Faris, të cilët fitojnë nga 125 mijë dollarë për çdo episod.
Posted on: Sat, 24 Aug 2013 16:22:23 +0000

Trending Topics




© 2015