Ata janë bërë të njohur vite më parë dhe përsëri - TopicsExpress



          

Ata janë bërë të njohur vite më parë dhe përsëri vazhdojnë të ruajnë popullaritetin e dikurshëm. Si të gjithë VIP-at, qendrën e vëmendjes nuk e fitojnë vetëm me një këngë të bukur dhe albume të suksesshme, por edhe me romancat me persona të tjerë të botës së televizionit. Ndër këto mund të rendisim dhe romancat e më të voglit nga Jonas Brothers , Nick, i cili ka pasur lidhje me Miley Cyrus dhe Selena Gomez dhe jo vetëm. Joe Jonas po ashtu ka gjetur mënyrën e tij për të rënë në sy me romancat e tij, tek të cilat renditet ajo me Taylor Swift dhe Demi Lavato. Dhe së fundmi ata janë parë në një ndeshje tenisi, e cila është zhvilluar në New York së bashku me të dashurat e tyre. Joe u pa i ulur përkrahë modeles Blanda e cila është 29 vjeç dhe është 5 vite më e madhe se ai, ndërsa Nick u pa i shoqëruar nga 21-vjeçarja Oliva Culpo, që është dhe fituesja e Miss Universit. Çifti është përfolur dhe më parë për romancën e tyre, por e kanë mohuar duke u shprehur se mes tyre ekziston vetëm një miqësi e bukur. Duket se 20-vjeçari më në fund ka vendosur që të bëjë publike lidhjen e tij me Olivian, pasi përveçse ka postuar disa foto në Instagram, ka ndarë me të një puthje të gjatë pak përpara se të fillonte ndeshja.
Posted on: Fri, 06 Sep 2013 10:20:15 +0000

Trending Topics



ght:30px;">
Why is Love Prevails, a pro-LGBTQ group, offering study resources
Theres a sign at the local recycling center that if aluminum cans
Seven rebel detainees have been released by principals of the
Hai chị Tekka Hasua & Như Châu ui ... Hôm qua em nấu 1
ALL I wanted for Christmas was to celebrate the birth of Jesus
P30.4-M Infra Projects Pour In Isabela A total of 5,876
Un día como hoy, 18 de noviembre: 1830.- Bélgica se independiza
As I begin preparing for Ms Veteran America again this year, I am
“But the resurrection of a dead person from the grave, and his
Its getting closer & closer! So if u havent booked please book

Recently Viewed Topics




© 2015