...Atëherë Kuazimodo e hodhi vështrimin te cigania, trupi i së - TopicsExpress



          

...Atëherë Kuazimodo e hodhi vështrimin te cigania, trupi i së cilës, i varuar në litar, po përpëlitej ende në agoni nën fustanin e saj të bardhë, tha me një dënese që e çoi peshë krahërorin e tij të shëmtuar: -Oh, humbi tani gjithçka që doja unë! * Kuazimodoja ishte zhdukur që atë ditë nga Katedralja dhe nuk u pa më. Dhe vërtetë, atë nuk e pa më askush dhe askush nuk e mori vesh se ç’ishte bërë.... Ja se ç’kemi mundur më pas të zbulojmë.... Nja një vit e gjysmë apo dy vjet pas ngjarjeve me të cilat merr fund kjo histori, kur erdhën ta kërkonin në varrezën e Monfokonit kufomën e Oliver Le Denit, që kishte qenë varur dy ditë më parë dhe të cilit Karli i VIII i bër një nder të madh duke lejuar që trupi i tij të varrosej në Sen Loren në një rreth shoqëror më të denjë, gjetëm midis atyre kërmave të nveritshëm dy skelete, njëri nga të cilët dukej se mbulonte tjetrin të shtrënguar fort në gji. Njëri prej këtyre të dyve ishte një skelet gruaje (i Esmeraldës/ciganes), që kishte ende disa copa të ronitura të një fustani dikur të bardhë; rreth qafës i dukej një gjerdan me kokërriza dafine bashkë me një qeske të vogël mëndafshi të zbukuruar me rruaza të blerta; qeska ishte e hapur dhe e zbrazët. Këta sende dukej që kishin një vlerë aq të paktë, saqë as xhelati nuk kishte dashur t’i përvetësonte. Skeleti tjetër që shtrëngonte fort të parin, ishte një skelet burri. U vu re se ky skelet e kishte shytllën kurrizore të shtrembër; kokën të ngjeshur midis shpatullave dhe njërën këmbë më të shkurtër se tjetërën. Por vertebrat e qafës së tij ishin të paprekura, gjë që tregonte se ai nuk kishte qenë varur. Ky njeri pra, kishte ardhur vetë aty dhe kishte vdekur. Kur deshën ta ndanin nga skeleti që mbante përqafuar, ra dhe u bë hi e pluhur... _[ VICTOR HUGO ]_
Posted on: Fri, 18 Oct 2013 00:13:32 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015