Aulin është toksik dhe vdekjeprurës, por në Shqipëri vazhdon - TopicsExpress



          

Aulin është toksik dhe vdekjeprurës, por në Shqipëri vazhdon të përdoret Disa njerëz e përdorin Aulin për një dhimbje koke të thjeshtë, disa për lehtësimin e dhimbjeve të ndryshme dhe të tjerë kundër inflamacionit. Megjithatë, pak njerëz e dinë se Aulin, është lëndë toksike. Për të dhënë alarmin, vite më parë, ishin 16 vende evropiane, duke përfshirë Spanjës, Finlandën dhe Irlandën që e kanë tërhequr edhe nga tregu. Megjithatë, në Shqipëri vazhdon ende të gjendet në raftet e farmacive tona. Ai nuk tregtohet edhe në: Shtetet e Bashkuara, Japoni, Britani e Madhe, Kanada, Gjermani. Vendet e para që hoqën nga tregu medikamentin Aulin në vitin 2002 ishin Spanja dhe Finlanda, ndjekur në vitin 2007, edhe nga Irlanda. Në janar 2010, pas rasteve të shumta të dëmit serioz në disa pacientë, kryesisht dëmtime të mëlçisë dhe aparatit gastrointestinal të shkaktuar nga Aulin, Komisioni Evropian rekomandoi heqjen nga tregu. Edhe para rekomandimit të Komisionit Evropian në vitin 2010, nëntë vende evropiane (Belgjika, Danimarka, Finlanda, Irlanda, Hollanda, Spanja dhe Suedia) e kishin tërhequr ilaçin në fjalë nga tregu. Në SHBA ky ilaç nuk ka qenë miratuar kurrë. Aulin rezulton me efekte shkatërruese të mëlçisë, ndonjëherë vdekjeprurës. Aulin, i njohur dhe me emrin Nimesulid është molekula bazë e disa barnave: Algimesil, Antalgo, Areuma, Dimesul, Domes, Efridol, Eudolene, Fansulide, Flolid, Isodol, Ledolid, Ledoren, Nerelid, Nide, Nimenol, Nims, Noxalide, Resulin, Solving, Sulidamor, Fansidol, Sulide, Idealid, Delfos, Domes, Noalgos, Algolider, Aulin, Fansidol, Mesulid, Nimesil, Remov, Migraless, Edemax, Mesulid Fast, Nimedex. A THUA TE JETE E VERTET E GJITHE KJO ?
Posted on: Sat, 23 Nov 2013 08:34:31 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015