Azgan Haklaj te kjo vepra e tij ma e fundme “Për Kombin, Për - TopicsExpress



          

Azgan Haklaj te kjo vepra e tij ma e fundme “Për Kombin, Për Demokracinë” na vjen njëherash si autor dhe si personazh politik e kulturor i saj, çka ky e gdhend veprën e vepra e gdhend autorin e njejtësisht na e japin një realitet tipik shqiptar: me qëndrime e veprime që i mallkojmë ndër breza e me qëndrime e veprime që do i adhurojmë ndër breza. Te kjo vepër çdokush sheh në dritë të diellit se çka bajnë e ç’ka nuk duhet të bajnë kundërshtarët politik për të rrëzue përtokë një luftëtar të Kombit e të Demokracisë me burgosje politike, me tortura mesjetare në trupin e tij, me hedhjen në erë me eksploziv të banesës së tij, me gjuajtje me plumba në rrugëtimin e tij. Te kjo vepër çdokush sheh në dritë të diellit se si qëndron e lufton në kamb’, gjithnjë në kamb’, një luftëtar i Kombit e i Demokracinë, një Azgan i kohës tonë sa homerik e bohemik i pandalun, sa biblik e martir i gjallë. Azgan Haklajn, asokohe një djalosh 30 vjeçar, e kam takue ma së parit në janar të vitit 1999, në Tiranë, bash në mjedisin mbas Muzeut Historik Kombëtar e “Albania University”. Një muaj ma para e kishte botue një shkrim analitik te gazeta “Rilindja Demokratike” me titull apel për kohën: “Kosova të bashkohet me Shqipërinë”. Më ngjallte respekt pena e tij për Çështjen Kombëtare. M’u duk se u ndamë shpejt atë ditë dhe kur po largohej e pashë duke ecë trupdrejtë në kambë. Gjithmonë kështu e kam pa Azganin: në Kambë – duke ecë në dy shina të kohës tonë e të jetës së tij: Kombi e Demokracia Në Kamb’ edhe kur e burgosën në vitin 2001, kur ishte 33 vjeç, në moshën e Krishtit. Në kamb’ në Parlament në vitet 2001 deri 2005… Në kamb’ në Preshevë më 2011 kur fjala e tij e tronditi edhe Rusinë, edhe Serbinë, edhe Greqinë, edhe Malin e Zi. 2. Azgan Haklaj në Tuz Azgan Haklaj, ndryshe nga çdo politikan tjetër shqiptar, ka në pasaportën e tij ma shumë gjurmë vulash në trojet etnike shqiptare: në Mitrovicë e në Tuz; në Strugën e Ramiz Merkos; në Preshevën e Ragmi Mustafës; në Plavë-Guci; në Prishtinë; në Shkup, në Sarandë në Festivalin e Kulturës Çame. Azgan Haklaj në këto udhëtime kulturore kombtare ka një të veçantë nga politikanët e diplomatët: nuk ecën me valixhe diplomatike apo mandate deputeti, po me Flamur Kombëtar Shqiptar. 3. Ky libër dosjer “Për Kombin, Për Demokracinë” tregon se Haklajt nuk janë vetëm të pushkës, siç i ka Azgan Haklaj katër dëshmorë në derën e tij, po janë edhe të penës, edhe të artit. Nga ky prag me kulme na vijnë me libra të vyer: Azgan Haklaj, Veli Haklaj, Skënder Haklaj e Riza Haklaj. Po Haklajt kanë edhe “shtëpi orkestër” si ajo e Agë Rrustemit, duar-arti i lahutave dhe i violinave që mahnitën festivalet, ekspozitat, të huajt. Po ka pas edhe pleqnar si Isuf Groshi i Haklajve. Kena Azgan Haklajn në dimensionin kulturor, që punon sa një “Ministri Kulture”. Azgan Haklaj tashti nuk flet në Parlament, po është parlamentar i fjalës në skena në te-tana trojet etnike shqipe, që flet edhe para 100 mijë vetëve. Azgan Haklaj, siç thotë shtypi: “Tundi Izraelin” me valet e tij e fiton çmim të parë aqsa i ban pritje të veçantë edhe Presidenti i fisit ma të madh të botës, Presidenti i Hebrejve, presidenti Mushak Kacaf. 4. Azgan Haklaj në sofra Dardane Në Tropojë, në vitin 1986 shkrimtari i madh e miku im i kahershëm, Dritëro Agolli, më fjalnonte: kur shkuam në Kinë kërkuam të na çonin në vendlindjen e Lej Fejnit, që ishte ba legjendë e idhull edhe në Shqipëri. Kudo na folshin për Lej Fejn po askund nuk kishte gjurmë jetike të truallit të lindjes e të rritjes së tij. Ishte thjeshtë një legjendë për të frymëzuar brezat kinez. Po e ftilloja këtë “kinezëri” duke u fillanis nga Tropoja, nga kjo “Malësi e Mirë” e Alpeve e Trojeve Natyrore Shqiptare, pasi në këtë trevë epike kemi shumë legjenda të kombit si Sali Berisha, Azem Hajdari, Haxhi Zekë Biberaj, Atifete Jahjaga – Presidentja tropojane e Kosovës, dhe dhjetra të tjerë që janë kthyer në simbole të kohës tonë shqiptare. Një prej tyre, një legjendë e tillë, është edhe Azgan Haklaj, që vetëm një pjesë të jetës e ka të dokumentueme në këtë libër “Për Kombin, Për Demokracinë”. Bota i ngre simbolet e veta nga balta, bile i ndërton edhe kur s’janë siç bajnë në Kinë me “Lej Fejnin” e tyne, ndërsa ne Shqiptarët i kemi si malet në varg dhe duhet t’i ruajmë, të mos i bajmë me baltë. 5. Ky libër “Për Kombin, Për Demokracinë” e praktika të jetës politike mbartin e përcjellin edhe një simbolikë: ka vende ku malet i bajnë hije njani tjetrit, jo prej zorit e as prej qejfit. Kjo nget në këto male pavarësisht se bie shumë diell. E njëherash e fatmirësisht këto male lëshojnë shumë rreze, sjellin me dhjetra personalitete. Nuk i kemi të pakët dhe as nuk i kemi të tepërt. T’i ruajmë. T’i duam. Pas notës së protestës së Rusisë të Jelcinit, që nëpërmjet Ministrisë së Jashtme me anë të një farë Aleksandër Lukasheviç lëshonte në qershor 2011 kundër deklaratave të Azgan Haklajt për një “Shqipëri të Madhe”, historiani i njohur Rexhep Dedushaj nga Plavë-Gucia e me banim në SHBA kumton në face book: “Azgani është Azgan. Kjo është Kohë e Azganëve. Azganët nuk ndalen…” Kjo, edhe mua, edhe ju, na ngjan me një të vërtetë profetike e aksiometrike: Azgan Haklaj “Për Kombin, Për Demokracinë” ecën gjithnjë në kamb’si parlamentar i fjalës, mendimit e besimit të lirë, ecën gjithmnonë në ballë si politikan e kulturolog i aksionit, ecën shqiptarisht, bohemik e biblik në manifestime e festivale nga Presheva në Çamëri e nga Ulqini në Mitrovicë me Flamur Kombëtar Shqiptar.
Posted on: Mon, 05 Aug 2013 19:39:53 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015