B.K 1964, nga Skënderaj, ka ndërruar jetë, vdekja e tij është - TopicsExpress



          

B.K 1964, nga Skënderaj, ka ndërruar jetë, vdekja e tij është vlerësuar si rast i dyshimtë. Zyrtarët policor të stacionit Skenderaj kanë pranuar një informatë nga qendra e mjekësisë familjare në Skenderaj, për prezencë të një personi pa shenja jete. Njësitë policore kanë reaguar fillimisht në shtëpinë e shëndetit në Skenderaj, ku edhe ishte transportuar viktima, ndërsa kanë takuar personelin mjekësor dhe dëshmitarë të rastit të cilët rrëfyer për rrethanat e rastit të raportuar. Ekipi mjekësor i emergjencës në shtëpinë e shëndetit, të cilët paraprakisht ishin njoftuar lidhur me rastin, kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Në bazë të raporteve të para të siguruara nga dëshmitarët e rastit, thuhet se viktima B.K. 1964, ishte goditur nga tensioni i lartë i rrymës elektrike. Dyshohet se viktima, punëtor i kompanisë private “Trafomont- Dili” nga Prishtina, ishte goditur nga tensioni i lartë i rrymës elektrike, në një shtyllë elektrike derisa po punonte në eliminimin e disa parregullsive me rrymë, afër një gurëthyesi në fshatin Qirez, të Skenderajt. Marrë parasysh rrethanat në të cilat është regjistruar rasti, policia ka njoftuar prokurorin e shtetit të prokurorisë themelore në Mitrovicë, i cili ka dalë në vend ngjarje së bashku me hetuesit rajonal të policisë së Kosovës dhe teknikët e kriminalistikës. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion me qëllim të përcaktimit të shkaktarit të vdekjes. Rasti është kualifikuar si vdekje nën rrethana të dyshimta, ndërsa hetuesit policor janë duke punuar në drejtim të sqarimit të rrethanave të plota të rastit./LajmeOnline/
Posted on: Wed, 05 Jun 2013 21:29:01 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015