B. Munich, Guardiola i shqetësuar për dëmtimet e - TopicsExpress



          

B. Munich, Guardiola i shqetësuar për dëmtimet e shumta Bajerni i Mynihut ecën me vela të hapura, por Pep Guardiola e pranon se është i shqetësuar nga kriza e dëmtimeve që ka përfshirë klubin bavarez. Futbollistë si Xherdan Shaqiri, Franck Ribery, Bastian Schweinsteiger dhe Philip Lahm po mungojnë për kampionët e Gjermanisë dhe të Europës si pasojë e një serie dëmtimesh. Në këtë situatë, me një cikël të rëndësishëm ndeshjesh përpara, Guardiola beson se mbështetja e tifozëve do të jetë më e nevojshme se kurrë. “Kjo është një situatë e vështirë për sa i përket dëmtimeve. Nuk e di se cila është gjenda e skuadrës por shpresoj që ta kemi mendjen në vend. Kur këmbët tona nuk kanë shumë forcë na nevojitet mbështetja e fansave tanë. Do të na duhet të mbijetojmë për 2-3 javët e ardhshme. Ja përse kemi edhe një skuadër të dytë”. Gjithsesi Guardiola konfirmoi se Mario Mandzukic dhe Diego Contento do të jenë të disponueshëm për ndeshjen me Eintraicht Braunschweig. Duke iu referuar përballjes me skuadrën që u ngjit këtë sezon në Bundesliga, trajneri spanjoll i bëri thirrje lojtarëve të tij që të mos i nënvleftësojnë kundërshtarët që kanë arritur rezultate impresionuese ndaj disa prej skuadrave më të mira të Bundësligës duke nënvizuar një faktor vecanërisht të rëndësishëm. “Lojtarët e Eintracht Braunschweig do të jenë 100% të motivuar. Për ne është e vështirë të mbajmë këtë nivel”. E fundit por absolutisht jo më pak e rëndësishme, cështja e spiunit në brendësi të Bajernit. Guardiola zbulon se ka patur një spiun edhe në gjirin e Barcelonës gjatë kohës kur drejtonte skuadrën katalanase. “Nuk kam kohë për të zbuluar se cili futbollist apo cili person ka nxjerrë gjërat. Kjo ndodh në të gjithë klubet e mëdhenj apo të vegjël. Më ka ndodhur te Barcelona dhe po më ndodh edhe tani. Ju thashë futbollistëve se ka gjëra që duhet të mbeten mes nesh dhe nuk duhet të dalin jashtë. Shpresoj që të mos ndodhë më kurrë në të ardhmen. Kjo cështje është e mbyllur tani”.
Posted on: Fri, 29 Nov 2013 19:55:53 +0000

Trending Topics




© 2015