BORONICA Emri Latin ( Vaccinium Myrtillus) Është një shkurre - TopicsExpress



          

BORONICA Emri Latin ( Vaccinium Myrtillus) Është një shkurre e vogël, shumë e degëzuar, gjithmonë e gjelbër, 50-70 cm e lartë. Gjethet i ka eliptike, me majë, të dhëmbëzuara, të këmbyera. Lulëzon në maj-qershor, ndërsa fryti, bakë blu në të zezë, piqet në korrik-shtator. Origjina e saj gjindet në Evropë, ku është përdorur për kurim prej shumë shekujsh. Rritet edhe në shumë vende të tjerë të botës. Rritet mjaft edhe në Shqipëri, sidomos në zonën e ahut, nga Elbasani deri në Veri të vendit. Pjesë të përdorshme: Për mjekim përdoren frytet. Mund të përdoren edhe gjethet, por veprimi i tyre është më i dobët. Gjethet mblidhen në maj-shtator. Kokrrat mblidhen plotësisht të pjekura, në korrik-shtator. Përmban: Vit. A, C dhe P, betamirtilinë, tanin, acide organike (citrik, malik), pektina, etj. Cilësitë kryesore vepruese: Adstringjente dhe obstipante e fuqishme. Baktericide, antiskorbutike, shkatërruese e gurëve të veshkave, hipoglicemizuese (bima ka në përbërje betamirtilinë, një substancë që është praktikisht e njëjtë me insulinën), antiseptike dhe antioksidante. Qëllimi i përdorimit: 1 - Në kurimin e arteriosklerozës. 2 - Në përmirësimin e qarkullimit të gjakut. 3 - Në probleme të syve dhe të shikimit, sidomos te diabetikët. Përdoret edhe për të parandaluar glaukomat dhe katarraktet, por edhe për të forcuar shikimin, sidomos tek ata që punojnë natën në trasport. 4 – Kundër diaresë rebele, edhe asaj fëmijërore. 5 – Kundër disenterisë, të shoqëruar me gjakrrjedhje. 6 – Kundër skorbutit. 7 – Për të shtuar qarkullimin në enët e gjakut të syve, duke i ndihmuar që të riparohen e të mbrohen. 8 – Kundër infeksioneve. 9 – Kundër gurëve në veshka. 10 – Kundër hemorroideve. 11 – Për të ulur përqindjen e sheqerit në gjak. 12 – Kundër enteritit (Pezmatim i mukozës së zorrëve, sidomos i zorrës së hollë.) 13 – Kundër hemoragjive. 14 – Kundër plagëve në shputat e këmbëve. 15 – Kundër ekzemës. 16 – Kundër kandidozës. 17 – Kundër hepatizmit. 18 – Kundër pamjaftueshmërisë së tëmthit. 19 – Kundër azotemisë. 20 – Kundër problemeve në qarkullim dhe në enët e gjakut. Mënyra e përdorimit: - Frytet e freskëta të boronicës, 60-80 kokrra në ditë, por edhe të thata, mund të konsumohen edhe direkt, pa asnjë përpunim, duke i përtypur me dhëmbë si çimçakiz gjatë ditës. Kjo lloj kure zgjat derisa të zhduket shqetësimi shëndetësor për të cilin i përdorim. (Duhet patur parasysh që frutet e thata kanë më pak flavonoide se frutat e freskëta. Për të riekuilibruar këtë mangësi, boronica e tharë duhet kombinuar me ekstrakt të lëvores së pishës ose me ekstrakt të farave të rrushit.) - Në formë dekokti: 100 kokrra përgatiten me 5-6 filxhanë kafeje ujë dhe pihen tre-katër herë në ditë, një orë para ushqimit. Ose, marrim 5-6 lugë gjelle me kokrra boronice të cilat i valojmë pesë minuta në gjysmë litri ujë pa klor. Këtë sasi e pimë gjatë ditës, të ndarë në tre pjesë, një orë para ushqimit. - Në formë tinkture, kundër të gjitha sëmundjeve të mësipërme, pimë 30-50 pika në ditë, në mvarësi të peshës trupore dhe të gjendjes së përgjithshme shëndetësore. Një tinkturë shumë cilësore përgatitet duke hedhur 6-7 lugë gjelle me fryte të thata boronice në një litër raki të vjetër rrushi, në një enë qelqi të mbyllur me tapë. E lëmë kështu dhjetë ditë, duke e tundur dy-tre herë në 24 orë, pastaj e kullojmë dhe e vendosim sërish në një shishe të mbyllur hermetikisht. Nga kjo tinkturë pimë një lugë gjelle të holluar në një filxhan kafeje me ujë të ngrohtë. Të jini të sigurt që rezultati do të jetë befasues. (Kjo tinkturë ka dhënë rezultate të mira edhe kundër infiamacioneve të gojës, ose kundër aftës). - Në formë ekstrakti të lëngët, merren 25-40 pika në ditë. - Për probleme të syve dhe të qarkullimit të gjakut, boronica mund të kombinohet me gjethe të ginkgo biloba-s. - Me gjethet e boronicës përgatitet një çaj që pihet i nxehtë dhe shërben shumë mirë kundër ngërçeve të stomakut, kundër të vjellave, si dhe kundër dobësive urinare. (Çaji përgatitet me një lugë gjelle gjethe të thata në dy filxhanë çaji me ujë të nxehtë). Po ky çaj, i përdorur i ftohtë për kompresa dhe shplarje tre-katër herë në ditë, shëron infiamacionet e syve, sidomos nëse lejojmë që disa pika nga ky çaj të futen brenda në sy. Dekokti i gjetheve të boronicës është gjithashtu mjaft i dobishëm për diabetikët.(Ky dekokt përgatitet duke zier në gjysmë litri ujë pa klor një lugë gjelle me gjethe të grimcuara). Pihet disa herë në ditë, në intervale pak a shumë të njëjta kohe. Kujdes! Mos besoni më shumë te boronica sesa te mjeku, sidomos për problemet e syve. Mjeku është i domosdoshëm, boronica ndihmëse. Kokrrat e boronicës nuk janë të rrezikshme nëse kalohet pak masa e përdorimit të tyre, ndërsa gjethet duhen përdorur me kujdes në kohë e në sasi, sepse mund të shkaktojnë toksicitet të rëndë.
Posted on: Wed, 23 Oct 2013 09:15:23 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015