BRAZIL - Megjithëse qeveria është tërhequr nga vendimi për - TopicsExpress



          

BRAZIL - Megjithëse qeveria është tërhequr nga vendimi për të rritur me 9 cent tarifat e autobuzëve, mbi 1 milion persona kanë dalë sërish për të protestuar. Incidente në lokalitete të ndryshme kanë shkaktuar të paktën një të vrarë dhe dhjetëra të plagosur. Policia ka përdorur plumba gome dhe gazin lotsjellës për të shpërndarë maifestuesit. Presidentja Dima Rousseff, anuloi udhëtimet në Salvador dhe Japoni Një demonstratë masive u zhvillua mbrëmjen e së enjtes në Rio De Zhaneiro. Më shumë se një milion njerëz morën pjesë në një kortezh që pushtoi të gjitha rrugët e qytetit. Pavarësisht vendimit të autoriteteve bashkiake për të anuluar rritjet e tarifave të transporteve, të cilat kishin nxitur protestat e para, popullata braziliane duket se nuk është e kënaqur me premtimet e bëra nga qeveria. “Nuk mjafton ulja e çmimeve të transporteve, qeveria duhet të rishohë të gjithë politikën ekonomike dhe rritjen e taksave për të financuar botërorin e futbollit që zhvillohet në 2014-n në Brazil”. Presidentja e vendit, Dima Rousseff, ka anuluar udhëtimet e parashikuara për në Salvador dhe Japoni, me qëllim krijimin e një dialogu me manifestuesit. Ajo thirri në një mbledhje urgjente qeverinë për krijimin e një plani që do t’i bëjë ballë emergjencës së protestave. Në Rio de Zhaneiro mbrëmjen e së enjtes pati incidente të rënda, kur grupe të veçanta protestuesish sulmuan forcat e policisë, të cilat u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës dhe plumba gome. Një gazetar mbeti i plagosur rëndë nga një prej plumbave. Në disa minuta u përhap paniku në turmat e njerëzve, të cilët u përpoqën të largoheshin duke shtyrë dhe shtypur njëri-tjetrin. Vetëm pas disa orësh organizatorët arritën të rikthenin qetësinë, ndërsa nga ana tjetër e qytetit vijonin përleshjet. Një furgoni të rrjetit brazilian “SBT” iu vu flaka dhe pesë prej gazetarëve të tij mbetën të plagosur lehtë. Policia përdori automjete të blinduara dhe karikoi manifestuesit që hidhnin bomba molotov kundër bashkisë (shënjestër e sulmeve edhe në ditët e kaluara). Disa persona mbetën të plagosur dhe të shumta qenë episodet e plaçkitjeve. Në Brasilia (qytet tjetër) rreth 25 mijë manifestues u vendosën në fushën përballë parlamentit kombëtar. Policia ushtarake rrethoi presidencën dhe përdori gaz lotsjellës. Disa grupe të dhunshme lëshuan bomba molotov kundër Ministrisë së Jashtme. Pati edhe një tentativë për të penetruar brenda ndërtesës, por policia arriti të bllokonte sulmin. Në fund të ditës zjarret arritën të viheshin nën kontroll nga zjarrfikësit. Në San Paolo, rreth 30 mijë persona mbushën rrugën kryesore “Avenida Paulista”. Eksponentë të Partisë së Punëtorëve (të cilën e drejton presidentja Dilma Roussef) u larguan me dhunë nga selia e partisë, ndërsa disa manifestues dogjën flamuret e saj. Në Ribeirao Preto, qytezë 330 km nga San Paolo, u vra një maifestues nga një automjet i cili u përplas me manifestuesit në shesh. Ndeshje midis policisë ushtarake dhe manifestuesve ka pasur edhe në Salvador, ku u luajt ndeshja Nigeri-Uruguaj, e vlefshme për Kupën e Konfederatave. Agjentë të shumtë rrethuan stadiumin dhe ushtruan kontrolle të imtësishme ndaj turmës që drejtohej për në stadium. Protestat e nisura që të hënën me manifestime të dhunshme në 10 qytete braziliane, zhvillohen kundër rritjes së çmimeve dhe kriminalitetit të shtuar në vend. Presidentja e Brazilit, Dilma Rousseff, gjatë fjalimit të saj të parë pas manifestimeve, deklaroi se ishte krenare që dhjetëra-mijëra njerëz morën pjesë në to. Ajo tha se autoritetet do t’i dëgjojnë kërkesat e demonstruesve mbi uljen e çmimeve, përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe rrjetit të transportit
Posted on: Sat, 22 Jun 2013 07:28:08 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015