Baroska dixhe-j Nga Fatmir Terziu Më në fund ia mësova gjuhën - TopicsExpress



          

Baroska dixhe-j Nga Fatmir Terziu Më në fund ia mësova gjuhën baroskës, puplat e saj si tela violine, barshkumben në këtë qiell vjeshte, dhe enden mbi pakëz re, kinde të një paje të lagur, që la pas karvanin e gjatë të nuseve, ku mbeti vallja e madhe e përlotur, luajtur prej modës së fundit dixhe-j. Litar i gjatë çiltas e përshkon hapësirën e hutuar dhe shtriqet, pa e prekur harkun e melodisë, mbi korrin e gjallë të lajthitjes, gropa e pamasë e vetvrasjes, mbi zhurma që treten atje larg, kur ajri është mbytës, i zjarrtë të pafundme shkulmat që lëshojnë rrufetë. Dhe vallja mbeti pezull, e lodhur si hyjni memece me dixhe-j, në mes të hapësirës si hije, që zvarritet andej, ku kupa e lustruar përvillet, mbi një shkulm që ngadalë po na tret. Më në fund e kuptova ikjen e baroskës, përtej grishjes së fjalës shpend, karshillëk i shtirur përreth botës, për të shitur ‘dixhejshe’ (pak) mend, në këtë mot të vrenjtur trazimesh, një shuplakë mbi traditën që dhemb.
Posted on: Mon, 16 Sep 2013 16:42:47 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015