Bastisje në shtëpinë e ish-ushtarit të UÇK-së - TopicsExpress



          

Bastisje në shtëpinë e ish-ushtarit të UÇK-së !!!!! Bastisje në shtëpinë e ish-ushtarit të UÇK-së25/02/2009 11:33:49 Eskorta të policisë e përbërë prej 40 pjesëtarëve të njësive të posaçme në mënyrë tmerruese kanë ndërhyrë dhe bastisur shtëpinë e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Ylber Sulejmani në fshatin Poroj të Tetovës Fytyra të shqetësuara, lotët dhe trishtimi ka mbërthyer familjen Sulejmani në fshatin Poroj të Tetovës, e cila u bastisë pasditen e së hënës nga forca të shumta të policisë. Trishtimi dhe hidhërimi i tyre është i rritur sidomos tek fëmijët jetim të kësaj familje. Shtëpia e familjes Sulejmani është e njohur si pjesëmarrëse e drejtpërdrejt dhe në ditët e para të UÇK-së. Ajo dha edhe një jetë për luftën dhe sakrificat e vitit 2001 me dëshmorin e lirisë Xhemaledin Sulejmani. Familja Sulejmani me një letër të hapur drejtuar opinionit të gjerë ka dënuar ashpër ndërhyrjen dhe bastisjet e kryera nga policia.”Zoti kryeshef i policisë duam të ju rikujtojmë se keni dhënë urdhër të demolohet shtëpia e një ish ushtari të UÇK-së ku gjatë luftës së 2001 kjo shtëpi ishte një ndër bazat e UÇK-së për të cilën posedojmë mirënjohje të nënshkruar nga vetë kryetari aktual i komunës së Tetovës Hazbi Lika. Njësiti ‘Alfa’ në kërkim të armatimit, u larguan të zhgënjyer sepse nuk gjetën asgjë në shtëpinë tonë. Ata shkaktuan frikë dhe maltretim psigjik tek anëtarët e familjes e veçanërisht tek fëmija tetë vjeçar i cili ende vuan nga vdekja e babit të tij,Xhemaledin Sulejmani, i cili vdiq nga plagët e marra në luftën e 2001”, thuhet në letrën e familjes. Ata kërkojnë sqarime për vënien në pranga të djalit të tyre 21 vjeçar Ylber Sulejmani dhe maltretimin disaorësh në polici, duke u lëshuar më pas si i pafajshëm. “Partia shqiptare në pushtet të ndërpres bastisjet në familjet e dëshmorëve sepse me ndihmën e tyre i keni siguruar këto pozicione ku jeni tani”, theksohet në reagimin e familjes. Lidhur me këtë bastisje Ylber Sulejmani tha se në këtë aksion kanë marrë pjesë rreth 40 polic ndërsa aksioni është kryer rreth orës 5 në mëngjes. “Gjatë aksionit dhe bastisjeve janë gjetur një pushkë gjuetie e prodhimit rus, një pushkë me ajër dy thika për gjueti dhe pajisje tjera për gjueti, pronë e babit të tij të vdekur, ndërsa të njëjtat ai ato i ka poseduar pa leje”, ka bërë të ditur Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë. (INA)
Posted on: Wed, 20 Nov 2013 23:46:30 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015