Berisha kthehet pas 10 vitesh në “Top-Channel”, sot në "Top - TopicsExpress



          

Berisha kthehet pas 10 vitesh në “Top-Channel”, sot në "Top Story" Të tjera rreth shkrimit Sokol Balla: Si e solla kryeministrin Rama dhe Berisha, si thyen “akullin” TIRANE - Kryeministri Berisha pas 10 vitesh mungese shkon në emisionin “Top Story” të drejtuar nga Sokol Balla në televizionin Top-Channel. Pasi është endur në disa stacione televizive, gjatë këtyre viteve, teksa ka lëshuar akuza të forta gjithnjë ndaj këtij stacioni televiziv, kreu aktual i mazhorancës Berisha ka provuar me shumë sukses të provojë veten dhe në emisioone Talk Show dhe humori, duke tentuar një prezantim ndryshe para qytetarëve shqiptarë. Prezantim ky që tenton të kalojë nga imazhi i sertë i krijuar te publiku shqiptar në këto 23 vite të rrëzimit të komunizmit në një person që di dhe të bëjë shaka e të pranojë shakanë, por dhe të bëjë biseda që nuk i janë përshtatur formatit të tij serioz, madje dhe midis femrave të bukura dhe të veshura hollë, duke tentuar të flasë për muzikë, letërsi e sport. Një shkrirje të tillë Berisha e ka realizuar në emisionin “Zonë e Lirë” në Klan, dhe në “Apartamenti XXL” në Vizion Plus, duke krijuar idenë se s’do jetë në ndonjë emision të formatit serioz në këtë fundfushate, ku njerëzit përpos argëtim kanë dëshirë të dëgjojnë dhe platformën politike e qeverisëse të palëve politike në garë. Me sa duket Berisha ka vendosur t’i japë fund bojkotit 10 vjeçar që i ka bërë Top Channel për të “zbarkuar” në emisionin e Sokol Ballës, pikërisht ditën e sotme, dhe për t’i përgjigjur pyetjeve për fushatën, qeverisjen, kundërshtarët politikë dhe aleancat e mundshme në të ardhmen nëse fiton, ose fatin e tij politik në opozitë nëse humb zgjedhjet e 23 qershorit. - See more at: shqiptarja/home/1/berisha-kthehet-pas-10-vitesh-ne-top-channel-sot-ne-top-story-163190.html#sthash.UtkXQVRB.dpuf
Posted on: Thu, 20 Jun 2013 14:11:31 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015