Berlini kërkon që SHBA të heqë dorë nga spiunazhi Një - TopicsExpress



          

Berlini kërkon që SHBA të heqë dorë nga spiunazhi Një delegacion gjerman po bisedon në Uashington në lidhje me përgjimin e kancelares Merkel. Berlin kërkon nga SHBA premtime konkrete, që në të ardhmen të heqë dorë nga spiunazhi. Një javë pas njoftimeve të para se shërbimi i fshehtë amerikan, NSA, përgjon telefonin celular të kancelares gjermane, Angela Merkel, një delegacion nga Gjermania ka biseduar në Shtëpinë e Bardhë në Uashington me zyrtarë të lartë të qeverisë amerikane në lidhje me pasojat. Këshilltari i kancelares për politikën e jashtme, Christoph Heusgen dhe koordinatori shërbimeve sekrete, Günter Heiß, u takuan me këshilltaren e sigurisë kombëtare të presidentit Barack Obama, Susan Rice, drejtorin e shërbimeve të fshehta James Clapper, si dhe këshilltaren kundër terrorit, Lisa Monaco. Një zëdhënës i qeverisë njoftoi në Berlin, se është diskutuar, se si do të zhvillohet në të ardhmen dialogu lidhur me bashkëpunimin në fushën e shërbimeve informative. Temë e bisedimeve ishte edhe qartësia mbi aktivitetet e shërbimeve dhe bashkëpunimin e tyre, të kërkuar nga qeveria. Të dyja palët kishin rënë dakord, që ti vazhdojnë këto diskutime në ditët dhe javët e ardhshme. Një zëdhënës i Obamës deklaroi se diskutimet me përfaqësues të qeverisë federale janë një pjesë e përpjekjeve tona për të reduktuar tensionet e krijuara nga programet e dyshuara të spiunazhit të Shteteve të Bashkuara. Këshilltarja e Sigurisë Rice shkroi në twitter se takimi ka qenë konstruktiv, bashkëpunimi me Gjermaninë duhet të forcohet në të ardhmen. Sipas informacioneve të agjencisë gjermane të shtypit qeveria gjermane kërkon nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës një marrëveshje, në të cilën amerikanët premtojnë se heqin dorë nga spiunimi i qeverive dhe misioneve diplomatike. Gjithashtu bëhet fjalë për premtimin se rregullat gjermane për mbrojtjen e të dhënave dhe të sferës private të qytetarëve gjermanë do të respektohen, raportoi agjencia e lajmeve. Përveç kësaj nuk duhet të ketë spiunim pa arsye. Aktivitetet e shërbimeve të fshehta kundër terroristëve nuk do të kufizoheshin në këtë mënyrë. Sipas njoftimeve të gazetave Obama me sa duket është parimisht i gatshëm të ndalojë përgjimet e udhëheqësve të kryetarëve të shteteve mike. Gjithsej në listën e përgjimeve të NSA duhet të jenë më shumë se tridhjetë partnerë të ngushtë të SHBA. Merkel duhet të jetë spiunuar më shumë se një dhjetëvjeçar, që nga viti 2002. Sipas njoftimeve të korrespondentëve, në SHBA vihet gjithnjë e më shumë në dyshim, që presidenti të mos ketë qenë me të vërtetë në dijeni deri para disa javësh për përgjimet e politikanëve të lartë të huaj. Revista amerikane Foreign Policy citonte ish zyrtarë të qeverisë me fjalët, se ky është një pohim qesharak. Që të hënën në Uashington qëndron një delegacion nga Parlamenti i BE-së për të marrë sqarime lidhur me aktivitetet e NSA në Evropë. Kreu i delegacionit parlamentar, britaniku Claude Moraes, tha pas bisedimeve në Uashington: Ka ende akuza serioze, çështja e besimit mbetet.
Posted on: Sat, 02 Nov 2013 13:47:10 +0000

Trending Topics



s="stbody" style="min-height:30px;">
Nike Boys Preschool Air Max Navigate Running Shoes White Neutral
Romance gay - a minha outra metade. (terceiro capitulo) o beijo
Sheelby Eggelstun Antoniyo Greenwood Greg DaSlayer Greenwood

Recently Viewed Topics




© 2015