Besimi ynë, horizontet tona të mendimit, dhe sjellja jonë - - TopicsExpress



          

Besimi ynë, horizontet tona të mendimit, dhe sjellja jonë - karakteristika të mbarësisë, por në të njëjtën kohë që i përkasin një kombi paksa gabues, në këtë pjesë të botës - janë bërë, përmes formimit dhe riformimit në karakterin e personalitetit kolektiv, shumë të përsosura dhe të stolisura me vlera universale. Kjo është një situatë që nuk ekziston tek komunitetet e tjera. Kjo është aq shumë e qartë, sa ata që e kalojnë kohën me ne, nuk është e nevojshme të qëndrojnë gjatë për të qenë të ndërgjegjshëm për këtë ndryshim. E vërteta është që në këto ndryshime, trishtimi i shenjtë në zemrat tona dhe entuziazmi në shpirtrat tanë, që rrjedh si ujë përmes shkëmbinjve, është ndjerë dhe dëgjuar. Sigurisht, ata që u vënë veshin fjalëve tona, gjithmonë do të dëgjojnë meloditë e dhimbjeve të zërave të përzgjedhur me shpresë, do të dëgjojnë notat e ribashkimit, në kërkim të strehës së bukur dhe të përjetshme, në intonacionin dhe në sjelljen tonë. Në të vërtetë, ndërsa në njërin krah ne pëshpërisim o kupëmbajtës, unë jam djegur në zjarrin e dashurisë, më jep një gotë me ujë, në krahun tjetër themi unë ngjeva gishtat e mi në mjaltin e dashurisë dhe e shijova atë, më jep një gotë me ujë, dhe kështu jemi në gjendje të kthejmë dhimbjen tonë në buzëqeshje. Gjuhët tona nganjëherë flasin për dashurinë dhe nganjëherë për mërzitinë. Ndonëse dashuria dhe lodhja shkaktojnë dhimbje për të tjerët, tek ata ne gjithmonë dëgjojmë, si Rumiu, poemën e dëshiruar për botën që kemi lënë për të ardhur këtu. Dashuria dhe mërzitja për ne janë si një argument për gjuhën e shpirtit, shkaktuar nga një dëshirë e brengosur për amshim. Meqë besimi dhe ndjenjat tona na dërgojnë në botët magjike të përtejme, ne pothuajse gjithmonë i ndjejmë të gërshetuara trishtimin dhe gëzimin, ne dëgjojmë zërat që qajnë dhe qeshin si notat e ndryshme të së njëjtës melodi. Ne u përgjigjemi kraharorëve që rënkojnë nga shqetësimi me buzëqeshje në faqet tona, siç sytë tanë mbyten nga lotët, ndërgjegja jonë skuqet nga trëndafilat e kopshteve të Iremit.[1]
Posted on: Tue, 29 Oct 2013 11:11:53 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015