Besnik Veli Shillova u lind me 9 janar te vitit 1980. Ishte femiu - TopicsExpress



          

Besnik Veli Shillova u lind me 9 janar te vitit 1980. Ishte femiu i dyt ne familjen e Veli Shilloves. Qysh ne femijeri verehej dashnia e tij per atdheun dhe keshtu ne moshen 19 vjeqare braktis mergimin per te ju bashkuar forcave te ushtris çlirimtare te Kosoves. Nje djal trim e sypatrembur ia ktheu shpinen familjes,rroki ne dore armet dhe ia msyu maleve per te kontribuar ne çlirimin e trojeve shqiptare. Ishte pjesmarres ne rrenimin e kufirit shqiptaro-shqiptar, gjegjesisht i betejes se Koshares. Pas shum vuajtjesh e sakrificash u permbush endrra e Besnikut dhe e shum luftetarve tjere, me ne fund Kosova ishte e lire. Se ishte i palodhur tregon edhe jeta e tij pas perfundimit te luftes merr perseri rrugen e mergimit tani per te kontribuar per mirqenjen e familjes se tij dhe kete e arriti fal vullnetit te madh qe kishte si nje djal i ri plot vullnet dhe energji. Mirpo jeta shpeshhere tregohet e padrejt dhe na i merr me te dashurit tane, kjo i ndodhi edhe vellaut tone Besnikut i cili humbi jeten ne nje aksident trafiku me daten 24.11.2013 ne Itali. U prefsh ne paqe Besnik All-llahu te shperbleft me Xhenet In sha Allah :(
Posted on: Mon, 25 Nov 2013 20:37:45 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015