Besueshmeria ne lidhje Koha është një gjë shumë e - TopicsExpress



          

Besueshmeria ne lidhje Koha është një gjë shumë e rëndësishme për mbajtjen e lidhjeve, si dhe për adhurim. Megjithatë për ca arsye të çuditshme njerëzit me tendencë i marrin lidhjet si të mirëqena. Ne i ngremë ato lidhje dhe pastaj pretendojmë se ato do të zgjasin; se ato nuk kërkojnë pak a shumë punë për t’i mirëmbajtur. Si femra, duhet të dimë se kjo nuk është e vërtetë dhe se për të mbajtur lidhje të shëndosha dhe të lumtura me të gjithë ata që janë afër nesh, ne duhet të punojmë me ato rregullisht dhe vazhdimisht. Kjo do të thotë, se duhet të jemi një hap para krizave. Femrat e dinë mirë, se emocionet tallaziten dhe mund të hyjnë në mes të dy palëve. Prandaj është e domosdoshme, që duhet të jemi të qëndrueshme në përpjekjet tona për të mbajtur lidhjet tona në atë masë që dëshirojmë. Me fjalë të tjera, marrëdhëniet tona me bashkëshortët, prindërit, fëmijët, shoqet tona, apo me këdo që ka çfarëdo lloj domethënie për ne, kërkon përpjekje. Në mënyrë që të sigurohemi se këto lidhje mbeten të shëndosha, duhet të jemi të përpikta në trajtimin e çështjeve, që mund të dalin. Mendoje mosmarrëveshjen tënde domethënëse më të fundit, që ke pasur me bashkëshortin, prindin ose fëmijën tënd. Në qoftë se mund ta keni trajtuar atë menjëherë, a keni mundur ta eliminoni problemin, ose ta keni zvogëluar problemin në mënyrë të konsiderueshme? Ti dhe një shoqe keni një mosmarrëveshje të vogël. Ndihesh pak e mërzitur dhe ke vendosur se është më mirë mos të përsëritet prapë, por sigurisht akoma ndihesh e mërzitur për situatën. Heziton ta trajtosh situatën menjëherë, sepse ndihesh se ndoshta ‘lahet’ dhe kjo do të jetë e falur dhe e harruar shumë shpejt. Megjithatë të gjithë e dimë, se shumica e femrave nuk funksionojnë kështu. Shumica e njerëzve kanë kujtesë shumë të fortë për të harruar ndonjë gjë, kështu që duhet të punohet dhe bisedohet me ta derisa të arrihet një falje e vërtetë. Ndonjëherë femrat e kanë si tendencë t’i injorojnë situatat e ndodhura, që janë të mbushura emocionalisht; ne jemi në mëdyshje për t’u marrë me çështjet që ndikojnë negativisht marrëdhëniet tona. Sidoqoftë kjo është e rrezikshme dhe që mund ta tejzgjasë pashmangshëm dhe një problem të vogël ta përkeqësojë. Si në rastin kur ka shumë situata zhagitja nuk është ideja më e mirë. Në të kundërtën, përpikëria është mënyra më e mirë për t’i dhënë fund krizave afatgjate. Kjo është njëra nga arsyet, që Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem, ka dhënë aq shumë këshilla kundër prishjes së lidhjeve. Për shembull, ai thotë: “Nuk duhet të ketë prishje të lidhjeve, as të largoheni njëri prej tjetrit, as ta urreni njëri-tjetrin. Bëhuni vëllezër (dhe motra), siç u ka urdhëruar Allahu.” (Muslimi). Zemërimi mund ta godasë gruan (dhe natyrisht edhe burrin) në momente dobësie emocionale, por Islami e lejon tri ditë këtë gjë, si një gjatësi e lejuar kohore gjatë së cilës zemërimi mund të largohet. Është e vështirë në dukje, por në qoftë se kemi të bëjmë me punët tona, adhurimin tonë personal, ose marrëdhëniet tona, më e mira është të merremi me situatën sa më shpejt të jetë e mundur dhe të ndalohet problemi para se të bëhet vonë e të përkeqësohet.
Posted on: Thu, 05 Sep 2013 21:07:04 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015