Blerina Kllokoqi Rugova të dashur miq, ju ftojë të lexoni - TopicsExpress



          

Blerina Kllokoqi Rugova të dashur miq, ju ftojë të lexoni artikullin në ikub al: ikub.al/LAJME_GOSSIP_CATEGORY/1310130008/Article-Jahjagen-e-vesh-Rugova.aspx Jahjagën e vesh Rugova *** Një nga stilistet e njohura të modës në Kosovë, Blerina Kllokoqi Rugova, nusja e djalit të presidentit historik të Kosovës, ka festuar 5-vjetorin e punës së saj. Mes shumë emrave VIP ka qenë e ftuar nderi edhe Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, e cila siç duket ndjek modën, dhe dihet që tashmë vishet nga Blerina. Kryetarja e shtetit ka gjetur kohë që të ndjekë këtë ceremoni përvjetori të stilistes së saj për ta uruar. Ndërsa pak ditë më parë, siç jemi informuar, imazh i kësaj stilisteje ka qenë një nga femrat më seksi shqiptare, Vildane Zeneli, ku për shkak të një fotoje që ajo duket sikur ka lozur paksa me fustanin e Blerinës, tregohet thuajse nudo, foto që vetë modelja nuk ka dashur të komentohej gjatë. Atë mbrëmje të 5-vjetorit të punës së stilistes shqiptare ka munguar modelja seksi Zeneli, por kanë qenë të pranishëm shumë VIP-a, mes tyre, duke pozuar me veshjen e saj, ka qenë dhe aktorja e bashkëshortja e këngëtarit Blero.
Posted on: Mon, 14 Oct 2013 21:32:26 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015