Blerësit të interesuar për prodhimet artizanale. Në - TopicsExpress



          

Blerësit të interesuar për prodhimet artizanale. Në shëtitoren e qytetit të Sarandës mbrëmjeve ka qene i hapur panairi i artizanëve. Artizanë nga Saranda, Shkodra, Gjirokastra, Prizreni, të ftuar në emër të bashkisë Sarandë, përmes zyrave të projekteve në bashkitë e tyre, kanë ekspozuar punimet në tezgat e vendosura përgjatë shëtitores te zona e harqeve. Pavarësisht ndriçimit të dobët, pushuesit janë ndalur dhe kanë kërkuar të blejnë prodhimet artizanale. Sara, vajza e ardhur me prodhimet e grave të Prizrenit, të shitores “Delvina” tregon se është eksperiencë interesante ekspozimi për pushuesit, shiptarë apo të huaj ata kanë interes deri në ndërtimin dhe materialin e objekteve. Për sportisten e njohur të volejbollit të Vllaznisë Artenca Kruja Tufi, në tezgën e saj vizitoret paraesin interes për kukullat me kostume kombëtare madje deri te jelekët tradicionalë të qëndisur me ar. “Kam luajtur në Sarandë si sportiste e tani vij me traditën time familjare” tregon ajo. Një tjetër sportist i ardhur nga Shkodra është ish kapiteni i Gjino Mjeda, ish kapiteni i kombëtares në basketboll, tregon pranë punimeve të ekspozuara se ai me bashkshorten e tij, tani drejton një mini grup prodhuesesh të qëndismave mbi pëlhurë të endur dhe 100% pambuk. Ai personalisht merret me eksportimin e fijes së pambukut nga Turia dhe Siria, trajtimin e pambukut dhe vënien në përdorim të endeseve që skicojnë mbi pëlhurën e tezgjahut e qëndisin motive të gëzueshme në ngjyra e përmasa. Lubjana Baoja, nga Gjirokastra ka ekspozuar punimete artizaneve të Antigonesë, si dhe thurrjet e grave të projektit “Babameto 2”, ku 25 gra punojnë në mënyrë të pavarur si një minikooperativë. Pushuesit në shëtitore afrohen pyesin, blejnë, dhe marrin si kujtim një suvenir më shumë. Nga Saranda janë ekspozuar punimet e motrave Marcellina, mozaikët e Butrintit të Pjetër Përkeqit, pije dhe punime druri. Panairi i artizanëve organizohet për herë të dytë në sezonin veror me mbështetjen financiare të bashkisë Sarandë.
Posted on: Fri, 23 Aug 2013 15:52:34 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015