Books On Bikes & 5 Librarite e vogla per - TopicsExpress



          

Books On Bikes & 5 Librarite e vogla per femijet! Përshëndetje Çiklistë & Qytetarë të Tiranës, Këtë herë nuk është një pedalim dosido, por një udhëtim i gjatë dhe krejt i veçantë, për të gjallëruar sërish këtë qytet të “bukur” ku jetojmë. “Libra mbi Biçikletë” është aktiviteti i rradhës për të jetësuar 5 biblioteka të vogla falas për fëmijët e vegjël në të gjithë qytetin. Gjithçka ju kërkojmë është bashkohemi në këtë mision, duke dhuruar 1-2 libra për fëmijë. Pjesën tjetër e bëjmë ne! Me kontributin tuaj të vyer dhe me të ardhurat nga “Books On Bikes, ne do të mundësojmë ndërtimin dhe vendosjen e 5 librarive të vogla për fëmijë në disa nga lulishtet ku luajnë fëmijët. Normal që prioritet do të kenë librat me biçikleta , por jo vetëm! Duke qenë se dhe bibliotekat publike nuk kanë qenë shumë në formë kohët e fundit, afrimi i këtyre librarive të vogla falas për fëmijët do të jetë një risi sa argëtuese dhe edukuese, (në mënyrë të veçantë për dy rrotakun tonë). Për fat të mirë të gjithë kemi mundësinë të dhurojmë 1-2 libra për fëmijë ose ti ndajmë ato me fëmijët e tjerë. Biçikleta mbi libra do të funksionojë në këtë mënyrë; 1. Një Librari lëvizëse mbi 3 rrota, do të shëtisi çdo fundjavë rrugëve kryesore të Tiranës, sipas orareve dhe vëndeve më poshtë. 2. Nga të ardhurat e librave që do të shiten përgjatë 2 javëve, do të ndërtohet biblioteka e parë për fëmijët. 3. Librat që do të dhuroni ju do të mbushin bibliotekat e fëmijëve. Aktiviteti filloi Ju lutemi kemi shumë besim te ju mos na zhgënjeni! Kontakt për librat; 0696130440 /inbox ecovolis fb/ info@ecovolis
Posted on: Tue, 15 Oct 2013 12:59:02 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015